Opozita ka paralajmëruar në shtator protesta kundër qeverisë. Këtë qëndrim e ka përkrahur edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili thotë se opozita tashmë e ka fituat mbështetjen e popullit, të cilët duhet të ngrihen në protesta e të mbushin sheshet plot. Salinaji thotë se sheshet duhet të ‘shpërthejnë’ nga zemërimi.

“Opozita do të duhet të ngrihet në protesta. Mbështetjen në popull qeveria e ka humbur. Opozita duhet të bëjë përpjekje të forta për të rrëzuar qeverinë. Data se kur nuk është se duhet të jetë me buton për protestën, por ka zemërim. Zemërimi duhet të shpërthejë në sheshe. Qeveria pasurohet përmes taksave dhe ka mbledhur më shumë të ardhura. Ndërkohë që nuk i kthehet asgjë qytetarëve.”, tha ai.

Në një intervistë televizive, Salianji u pyet edhe për qeverinë teknike të paralajmëruar nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Salianji tha se mbetet për tu parë sesi do zgjidhet ‘kriza politike’, por vetmja formë sipas tij janë protestat.

“Duhet parë forma se si duhet zgjidhur kriza politike. Sot ka një krizë ekonomike për shkak të korrupsionit. Duhet të ketë reagim dhe pastaj zgjidhjet duhen parë. E vetmja formë është reagimi. Ka kaluar pa vëmendje publike për shkak të verës, por përfundoi 6 mujori për ngritjen e një komisioni për Reformën Zgjedhore. Në 6 muaj nuk është bërë asgjë. Interesi i PS-së është të mos bëhet asgjë, pasi përdor burimet e administratës për blerjen e votës. Po opozita pse nuk ka asnjë reagim. Ka 6 muaj që ka shkuar. Ka një mbledhje konstituive në fillim. Sot opozita duhej të propozonte votën e emigrantëve. Nuk ka një propozim të opozitës se si do ndalohen përdorimi i administratës për të vjedhur. Komision tjetër për masakrën zgjedhore u mbyll pa dhënë provat që PD i ka me fakte. Në këto kushte kur ekziston dhe jemi përpara këtyre rrethanave, reagimi me protesta do ishte i duhuri.”, pohoi ai.