Salianji mbi rastin e ngacmimit seksual nga polici: U rikthye në punë nga Rilindja, policia fsheu ngjarjen

Salianji mbi rastin e ngacmimit seksual nga polici: U rikthye në punë nga Rilindja, policia fsheu ngjarjen

Ervin Salianji

Një ditë pas publikimit të rastit të ngacmimit seksual ndaj një të miture nga një polic në zonën e Malësisë së Madhe, ka reaguar edhe deputeti demokrat Ervin Salianji. Ai ka deklaruar se efektivi i policisë i cili u përfshi në këtë skandal ishte larguar më herët ngë policia e shtetit për tentativa përdhunimi dhe u rikthye në punë nga Rilindja për shkak se ishte angazhuar si komisioner gjatë zgjedhjeve. Salianji tha se policia ka fshehur rastet e denoncimeve të mëhershme lidhur me policin e arrestuar ditën e djeshme.

Deklarata e plotë e Salianjit:

Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi.
Ate e riktheu vetem angazhimi i tij për Rilindjen si komisioner dhe aktivist gjate zgjedhjeve dhe e bëri polic të Republikës duke i dhënë mundesi të abuzonte me tej, tashmë me të miturën 15 vjecare, e te vazhdonte të kërcenonte dhjetra gra të tjera!
Shumë prej tyre e kanë denoncuar ne komisaritat, por policia i ka shperfillur dhe nuk ka marre asnjë here denoncimet e tyre. Pavarësisht se mostra i regjistronte madje edhe me video per ti shantazhuar apo per nevoja denigruese te tij. Sot ekzistojne prova dhe video qe viktimat i denonconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit! 
Disa prova dhe video më kane ardhur ne inbox nga punoniës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla. Kam vendosur te mos i publikoj videot sepse vetem i shtojne shemti videos qe tashme eshte publike. Por policia dhe organet ligjzbatuese qe i kane, duhet ti denojne me ashpersine me te madhe ligjore përgjegjësit e mosveprimit po aq sa vetë dhunuesin!



Fotoja e postuar nga Ervin Salianji

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vranishjoti: 12/02/2019 18:02

    Booo ca surrat te pjerdhur ka ky Salianji

    Përgjigju
  • Fahriu: 12/02/2019 14:16

    Pusho o bir se do merzitet GRIDA SE AJO DO PLEQ TI JE TANI LIMON I SHTRUDHUR

    Përgjigju
  • ahhaahaaa: 12/02/2019 13:37

    Vetem ti nuk ke goje te flasesh gjithe fizionomia jote me thote qe ti je nje maniak dhe kete se luan topi. b.qire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë