Salianji me fermerët në Korçë: Çmimi i farave dhe plehrave kimike u rrit në bashkëpunim me qeverinë

Salianji me fermerët në Korçë: Çmimi i farave dhe plehrave kimike u rrit në bashkëpunim me qeverinë

Salianji gjatë takimit me fermerët

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka akuzuar qeverinë se ka bashkëpunuar me kompanitë private për të rritur çmimin e plehrave kimike dhe farave. Në një takim me fermerët në Korçë, Salinaji tha s ekjo ka ndikuar në përkeqësimin e situatës ekonomike të fermerëve, teksa shtoi  pas premtimeve në fushatë elektorale, qeveria nuk është interesuar më për ta.

"Me fermerët! Qeveria ju është bërë barrë fermerëve, në bashkëpunim me kartelet ka rritur çmimin e farave, plehrave kimikë dhe pesticideve. Naftën e përdorën vetëm si instrument mashtrimi gjatë fushatës, taksën e tokës e rrisin çdo vit. Prodhimet në shumicën e rasteve hidhen në kanale ose shiten me çmim në kosto. Qeveria dhe përfaqësuesit e saj as nuk duken pas zgjedhjeve!", tha Salianji

Salianji theksoi se opozita do të bëjë "gjithçka për t'i shkurtuar ditët kësaj qeverie!"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025