Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Saliannji tha se PD nuk mund të sjellë ndryshim me figura të konsumuar dhe të vjetra.

Ish-deputeti deklaroi se nuk e përjashton dot askush nga PD, pasi PD nuk është pronë e Sali Berishës dhe as e Flamur Nokës.

'Drejtësia vonon, por nuk harron. SPAK ka treguar se drejtësia mund të prekë majat më të larta të pushtetit, dhe po dëshmon me fakte pavarësinë e tij në disa nivele. SPAK duhet mbështetur dhe duhet thënë e vërteta: ashtu si është SPAK, është një strukturë e posaçme kundër korrupsionit dhe nuk mund të zbehet nga presionet politike.

SPAK nuk jep dorëheqje dhe nuk merr dot përgjegjësi politike; detyrimi për të bërë qeverinë të largohet nuk është i opozitës, por i të gjithëve. Rama mban fijet e shtetit të lidhura me grupet kriminale dhe është përgjegjës për zyrat që ka zgjeruar dhe për koordinatorët që ka zgjedhur.

Administrata e Trump ka kaluar një akt në Kongres, i cili së shpejti do të ndikojë në funksionimin më demokratik të zyrave të larta të çdo vendi. Gjithçka dhe të gjitha institucionet duket se nënshtrohen vullnetit të një individi.

Sot duhet të jemi të sinqertë me veten. Shqipëria nuk ndryshon nëse Partia Demokratike nuk ndryshon për të rrëzuar Edi Ramën. Politika nuk ndryshon më me figura të konsumuar dhe të vjetra. Nuk ka vetpërjashtim ka përballje dhe ne do t’ja dalim që ta ndryshojmë PD. Përfaqësojmë një zë ndryshe. Partia nuk është pronë e tyre', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Foltorja në Shkodër, Salianji i përgjigjet Berishës: Benet Beci ka qenë drejtori yt, përballë regjimit silleni si lepurusha, me demokratët si tigra