Salianji për draftin e Alibeajt: Po shkon pas Ramës, Presidenti i ri duhet të ketë angazhim politik! Ka një hile për mbledhjet e grupit parlamentar të PD

 

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka kundërshtuar draftin e Enkelejd Alibeajt duke thënë se nuk ka pasur asnjë njoftim të mbledhjes së kryesisë së grupit parlamentar të PD dhe pretendon se drafti i propozuar për zgjedhjen e president të ri është në favor të Ramës. Sipas tij, rregullorja e përcakton qartë se kush duhet të marrë pjesë në mbledhje ndërsa shtoi se nuk është dakord që presidenti i ri nuk duhet të ketë pasur angazhim në jetën politike në 5 vitet e fundit. 

"Edhe sot nuk pati një mbledhje të kryesisë, ka pasur një përpjekje nga unë që të bëheshin pjesë e diskutimeve dhe deputetë të PD, përfaqësues të Rithemelimit, ka pasur dakordësi nga Boçi por nuk ka pasur mbledhje të kryesisë së grupit parlamentar. Ne funksionojmë me rregulloren e PD jo të Ramës. Kam komunikuar me pjesën më të madhe dhe nuk kam pasur asnjë njoftim të mbledhjes së kryesisë së grupit parlamentar se nuk ka kuorum me 3 persona që i shkojnë në favor plotësisht të Edi Ramës. Nuk e di dhe dua ta besoj që është naivitet politik, por të thuash që kandidati për presidentin nuk duhet të jetë i angazhuar në politikë gjatë 5 viteve të fundit është të shkosh pas Ramës. Presidenti duhet të jetë politik. Presidenti nuk është për të pasur pensionim të mbarë apo azil luksi. Shikoni Matarellën në Itali që vjen me eksperiencë politike. Pastaj ka kritere qesharake që të ketë marrë në kauza civile apo të zgjedhim president atë që merret me pajtimin e gjaqeve", tha Salianji.

Për faktin që nuk priti ti thojë në mbledhje kritikat që ka, Salianji tha se ka një hile në mbledhjet e grupit parlamentar të PD sepse nuk komunikohen vendimet me deputetët para se të bëhen publike. Ndër të tjera shton se demokratët që mbështesin Alibeajn po nxitojnë të ulen në tryezë me Ramën.

"Ka një hile. Në çdo herë që ka mbledhje të grupit parlamentar të PD, në gjithë ekzistencën e grupit parlamentar dhe në këto vite që kur kam qenë deputet, ka pasur mbledhje të përjavshme të kryesisë së grupit parlaemntar dhe para se dokumentet të bëhen publike, diskutohen me deputetët. Ecja me politikën e faktit të kryer është një politikë me të cilën u ndanë dhe nuk mund të luhen më kulisa ku një person të vendosë axhendën e opozitës por edhe atë publike. U bënë muaj që nuk kisha dalë publik për t'i dhënë mundësi cilitdo që të merrnin angazhimin dhe detyrimin që kanë në funksionet e ngarkuara. Po e shpërdorojnë besimin.

Duhet të vinë të gjithë dhe për të pasur legjitimitetin e plotë. Nuk e di ca përfitojnë demokratët kur nuk ulen me njeri tjetrin por nxitojnë të ulen me Edi Ramën. Është për të zhvendosur fokusin nga problematikat që ka Shqipëria", tha Salianji.


Lajmi kryesor:

Propozimi i Alibeajt për Presidentin, Rithemelimi kundër: Kandidati i Ramës do dalë nga goja e tij dhe e Bashës, tradhti ndaj demokratëve! Salianji: Nuk është qëndrim i grupit


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja