Propozimi i Alibeajt për Presidentin, Rithemelimi kundër: Kandidati i Ramës do dalë nga goja e tij dhe e Bashës, tradhti ndaj demokratëve! Salianji: Nuk është qëndrim i grupit

Grupi i Rithemelimit nuk e mbështet draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj, për zgjedhjen e presidentit të ri. Në një dalje për mediat, zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo e ka cilësuar si akt tradhëtie ndaj demokratëve, draftin e propozuar nga Alibeaj. PD, thotë Garo, dënon marrëveshjen Rama-Basha-Alibeaj, ndërsa e cilëson si një lojë të neveritshme, kundër demokratëve.

'Ky dokument vjen në kundërshtim flagrant me rezolutën e Këshillit Kombëtar të datës 6 maj 2022 për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Ai bie gjithashtu në kundërshtim të hapur me praktikat transparente të deri-sotme në zgjedhjen e Presidentit të Republikës.'- u shpreh Garo.

Ndërsa Edi Paloka, si kryetar i zgjedhur i Këshillit Kombëtar të PD-së, e quan të turpshme përfshirjen e Alibeajt dhe deputetëve të tjerë në këtë proces, duke thënë se kreu i shtetit mbledh mendimet e deputetëve të PS me zarf ndërsa Alibeaj e bën të njëjtën gjë me e-mail. Sipas tij, kandidati për president do të jetë i Ramës dhe emri do të dalë nga goja e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.

Edhe deputeti Ervin Salianji ka kritikuar kreun e grupit parlamentar të PD duke thënë se po i shkon pas Ramës dhe po nxiton të ulet në tryezë me të, ndërsa insiston që presidenti i ri duhet të jetë me angazhim në jetën politike.

Sipas draftit të siguruar nga Report Tv, PD në formulën e zgjedhjes së presidentit kërkon që opozita të propozojë 4 emra kandidatësh e mes tyre të arrihet në një dakordësi mes mesazhorancës dhe opozitës për emrin që do t’i dërgohet Parlamentit për votim.

Në draft, grupi Parlamentar i PD sqaron edhe kriteret që duhet të plotësojë Presidenti i ri. Sipas këtij dokumenti, kreu i Grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj ngarkohet të diskutojë me grupet e tjera parlamentare opozitare.

Nuk dihet sa është numri i deputetëve që janë përfshirë në draftin e Alibeajt që nuk është final, por do të zhvillohen sot diskutime në mbledhjen e grupit parlamentar që do të mblidhet në orën 14:00 ndërsa pritet të mungojë grupi i Berishës, i cili ka hartuar një tjetër rezolutë për qëndrimin e PD për Presidentin e ri.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:35
Rithemelimi kundër propozimeve të Alibeajt: Akt tradhtie ndaj demokratëve! PD dënon marrëveshje Rama-Basha-Alibeaj

Zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo e ka cilësuar si akt tradhëtie ndaj demokratëve draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e presidentit të ri.

‘Dje, deputeti Alibeaj ka njoftuar, në kundërshtim të plotë me vendimet e Kuvendit të PD të datës 30 Prill 2022, dhe rregulloren e Grupit Parlamentar të PD , mbledhje grupi parlamentar për ditën e sotme, si dhe ka shpërndarë duke mos patur asnjë tagër, një dokument që përfaqëson De Fakto marrëveshjen Rama-Basha për propozimin e kandidatit të Edi Ramës nga Opozita e emëruar Basha-Alibeaj.
 
Kështu, Edi Rama me ndihmën e dyshes të emëruar prej tij Basha-Alibeaj zgjedh Presidentin e tij, propozuar nga pseudo-opozita dhe mendon se mbyll në mënyrën më të turpshme dhunimin masiv të zgjedhjeve të 25 prillit, 2021.
 
Në këtë kontekst, marrëveshja Rama – Basha - Alibeaj është një akt tradhtie ndaj 620 mijë zgjedhësve që votuan më 25 prill për PD dhe opozitën shqiptare.
 
Ky Dokument është një akt keqpërdorimi dhe keqshfrytezimi si fasadë, por edhe poshtërimi nga Edi Rama të Bashaalibeit dhe ndonjë ndjekësi të tyre, me farsën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
 
Në këtë marrëveshje del qartë se kriteret janë ato që ka shpallur Rama, por tani, nëpërmjet binomit Basha-Alibeaj, i paraqet ato si të opozitës.
 
Për të maskuar këtë fakt skandaloz, është vendosur si gjethe fiku, një kriter qesharak sipas të cilit kandidati për president të mos ketë patur 5 vitet e fundit asnjë funksion në shtet. 
 
Me këtë propozim, Basha-Alibeaj duan të na bindin se me kritere, ata po përjashtojnë kandidatura që kanë lidhje me Edi Ramën paçka se ky i fundit, ka jo 5 por 9 vite në pushtet dhe siç dihet, kontrollon të gjitha OJQ-të përfshirë këtu edhe atë të Alibeajt.
 
Ky dokument vjen në kundërshtim flagrant me rezolutën e Këshillit Kombëtar të datës 6 maj 2022 për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
 
Ai bie gjithashtu në kundërshtim të hapur me praktikat transparente të deri-sotme në zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
 
PD dënon marrëveshjen Rama-Basha-Alibeaj si një akt kundër pluralizmit politik në Shqiperi, një lojë e neveritshme me demokratet dhe popullin opozitar, i cili i nënshtron këta të fundit për llogari të pazareve me Edi Ramën.
 
Partia Demokratike u bën thirrje deputetëve të saj të distancohen nga loja e ulët Rama-Basha-Alibeaj në kurriz të PD, popullit opozitar, demokracisë, dhe pluralizmit politik në Shqipëri.'- u shpreh Garo.

Ora 10:43
Salianji për draftin e Alibeajt: Po shkon pas Ramës, Presidenti i ri duhet të ketë angazhim politik! Ka një hile për mbledhjet e grupit parlamentar të PD

 

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka kundërshtuar draftin e Enkelejd Alibeajt duke thënë se nuk ka pasur asnjë njoftim të mbledhjes së kryesisë së grupit parlamentar të PD dhe pretendon se drafti i propozuar për zgjedhjen e president të ri është në favor të Ramës. Sipas tij, rregullorja e përcakton qartë se kush duhet të marrë pjesë në mbledhje ndërsa shtoi se nuk është dakord që presidenti i ri nuk duhet të ketë pasur angazhim në jetën politike në 5 vitet e fundit. 

"Edhe sot nuk pati një mbledhje të kryesisë, ka pasur një përpjekje nga unë që të bëheshin pjesë e diskutimeve dhe deputetë të PD, përfaqësues të Rithemelimit, ka pasur dakordësi nga Boçi por nuk ka pasur mbledhje të kryesisë së grupit parlamentar. Ne funksionojmë me rregulloren e PD jo të Ramës. Kam komunikuar me pjesën më të madhe dhe nuk kam pasur asnjë njoftim të mbledhjes së kryesisë së grupit parlamentar se nuk ka kuorum me 3 persona që i shkojnë në favor plotësisht të Edi Ramës. Nuk e di dhe dua ta besoj që është naivitet politik, por të thuash që kandidati për presidentin nuk duhet të jetë i angazhuar në politikë gjatë 5 viteve të fundit është të shkosh pas Ramës. Presidenti duhet të jetë politik. Presidenti nuk është për të pasur pensionim të mbarë apo azil luksi. Shikoni Matarellën në Itali që vjen me eksperiencë politike. Pastaj ka kritere qesharake që të ketë marrë në kauza civile apo të zgjedhim president atë që merret me pajtimin e gjaqeve", tha Salianji.

Për faktin që nuk priti ti thojë në mbledhje kritikat që ka, Salianji tha se ka një hile në mbledhjet e grupit parlamentar të PD sepse nuk komunikohen vendimet me deputetët para se të bëhen publike. Ndër të tjera shton se demokratët që mbështesin Alibeajn po nxitojnë të ulen në tryezë me Ramën.

"Ka një hile. Në çdo herë që ka mbledhje të grupit parlamentar të PD, në gjithë ekzistencën e grupit parlamentar dhe në këto vite që kur kam qenë deputet, ka pasur mbledhje të përjavshme të kryesisë së grupit parlaemntar dhe para se dokumentet të bëhen publike, diskutohen me deputetët. Ecja me politikën e faktit të kryer është një politikë me të cilën u ndanë dhe nuk mund të luhen më kulisa ku një person të vendosë axhendën e opozitës por edhe atë publike. U bënë muaj që nuk kisha dalë publik për t'i dhënë mundësi cilitdo që të merrnin angazhimin dhe detyrimin që kanë në funksionet e ngarkuara. Po e shpërdorojnë besimin.

Duhet të vinë të gjithë dhe për të pasur legjitimitetin e plotë. Nuk e di ca përfitojnë demokratët kur nuk ulen me njeri tjetrin por nxitojnë të ulen me Edi Ramën. Është për të zhvendosur fokusin nga problematikat që ka Shqipëria", tha Salianji.

Ora 10:33
Drafti i grupit të PD-së për zgjedhjen e presidentit, Bozdo: Janë kriteret e Ramës, të vendosura në gojë të atyre që nuk përfaqësojnë PD-në

1615201387_enobozdo770x433.jpg

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Eno Bozdo ka reaguar pas draftit të propozuar nga grupi i Partisë Demokratike, për kriteret e zgjedhjes së presidentit. Bozdo thotë se nuk mun dtë bëjë propozim asnjë deputet në emër të PD, pasi këtë tagër e ka vëtëm këshilli Kombëtar i PD-së.

‘Nuk mund të ketë propozime të asnjë deputeti të veçantë në emër të PD. Këtë tagër e ka vetëm Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Rezoluta e miratuar prej tij e përcakton qartë këtë fakt!

Dokumenti i shpërndarë dje në "emër të grupit parlamentar të PD", nuk është gjë tjetër veçse disa kritere të Ramës, të vendosura në gojën e atyre që jo vetëm nuk përfaqësojnë PD, por që kërkojnë që kështu zgjedhjen e presidentit t'ia lënë më dorë totalisht Ramës!

Rama nga ana e tij do deklarojë që zgjedhje ishte "konsensuale" me opozitën! Një skenar i turpshëm dhe bajat. Është një skenar i tillë sepse synon një opozitë vasale, të kapur, të papërgjegjshme, në kurndërshtim me interesat e shqiptarëve! Kjo kohë ka mbaruar!

PD sot përfaqëson rezistencën politike dhe qytetare ndaj qeverisjes më të korruptuar në Evropë!  Si e tillë ajo do të mbrojë vetëm interesat e  Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe jo të Ramës dhe të shiturve tek ai!’- u shpreh Bozdo.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/05/2022 02:30

    Rithemelimi po perpiqet te imponoje nje kandidat nga te vetet,i perzgjedhur nga Berisha,dora vete.Kjo eshte ne kontradikte me PS dhe PD e ligjeshme qe s'i njohin te drejta e fuqi vendimmarrese Rithemelimit e Berishes.Me intrigon qendrimi i Salianjit,dhe me PD dhe me Rithemelimin dhe nga ana tjeter nuk i pelqen kushti per mospjesemarrje 5 vjecare te kandidatit ne politike! Cilin mendon te propozoje si kandidat Salianji?

    Përgjigju
  • Edison: 09/05/2022 13:39

    Kur flet dhe sala per tradhti se di ca me fol mo

    Përgjigju
  • Jorgo: 09/05/2022 12:21

    O zot i madh kur flet ky Salianji per tradheti , qe i rri pas bythes se Saliut shko mor zotrote se ju keni marre fund si parti per cfar do duhet mendimi juaj

    Përgjigju
  • Shefqet: 09/05/2022 12:04

    Kur ka fillu te flas dhe ky Paloka mos te ngelte njeri pa follllll…shkoni rithemelojini dhe njehere ose dhe shume here ate partine tuaj ????se ajo besoj se sdo rithemelohet najhere

    Përgjigju
  • Andi: 09/05/2022 11:24

    Zgjedhjet e Rames asnjehere nuk ka qene deshtim si zgjedhjet tuaja o Paloka por ju te keni nderin qe te merrni shembull nga dikush qe mund te zgjedhe Rama .

    Përgjigju
    • Shqipëria: 09/05/2022 12:38

      Rama vuri president Ilir Metën, po ty kjo s'të intereson se i ke sms e gatshme nga Fuga.

  • Goni: 09/05/2022 11:01

    Ik o palok ti me gjith ate plakun e zi non grada zhdukuni nga plotika

    Përgjigju
  • Qanile: 09/05/2022 10:51

    Vaj medet kur eshte bere dhe edi paloka te flasi ku po shkon kjo shqiperi , keta qe duhen te kishin dal para spak me kohe e vakte , merre doktorrin perdore edhe coje

    Përgjigju
  • mondi: 09/05/2022 10:51

    Jo kshu si skenar bukur e ke realizuar ti pse nuk ben naj film ose me mire te behesh trajner se beke super skema futbolli , merr ate juven se ka ra goxha sivjet

    Përgjigju
  • mondi: 09/05/2022 10:50

    po ca jane keto qe thua o alibeua.A ke pare ndonje seri te Osmanit o Ali Be? Apo sdite ca te thoje per kryeministrin edhe vendose me fol jerm me mire.ju jeni parti zagaresh ,as kryekar skeni.

    Përgjigju
  • sokoli the best: 09/05/2022 10:50

    Rithemelimi i pd thon kta , asaj i kan ra themmelet e sja ngre dot mo njeri sa te kete jete , parti bandash dhe kriminelash

    Përgjigju
  • ALBO: 09/05/2022 10:49

    RROFT PUKA

    Përgjigju
  • pukjani: 09/05/2022 10:49

    Tani se kuptoj mire po ky paloka do me nxjerr salen per president apo si e ka halllin se ata vetem ate kane kandidat ahahhahha

    Përgjigju
  • alfred: 09/05/2022 10:48

    Kryeministri ka treguar se ka nje grup pune vertete shume te mire dhe punetor.Nuk do te ishte keq nese presidenti do te zgjidhej nga vet Edi Rama.

    Përgjigju
  • sindi: 09/05/2022 10:47

    Nuk arrij ta kuptoj si edi paloka me shok e shoqe kane goje akoma te flasin per zgjedhje dhe presidenta , po ju ca keni nxjerre deri me sot te gjithe kane qene cop cop , hajduta kriminela dhe me te korruptuarit ne historine e shqiperise , ec shpoorruni nga vendi jone na lini rehat

    Përgjigju
  • Bujar: 09/05/2022 10:47

    Besoj partia socialiste do zgjedhe nje president te denje qe ta meritoje dhe ta ushtroje si duhet detyren e presidentit, se po ta kishte ne dore PD do kishin zgjedhur ndonje non grada

    Përgjigju
  • redi: 09/05/2022 10:46

    nuk eshte po na intereson shume se kush do te behet president por e rendsishme eshte qe te behet dikush i denje per ate post.Meta ishte nje deshtim.

    Përgjigju
  • kola: 09/05/2022 10:42

    edi paloka te msoj me fol njeher se aoma flet me th dhe e 2ta rama po kerkon bashkpunim me opoziten per zjedhjen e nje presidenti te denjt per shqiperin se kuptoj pse ato nuk e pranojn kete 'ofert'

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë