Gjatë takimit që po mban me demokratët në Tiranë, Ervin Salianji tha se PD po reduktohet në një strukturë besnikërie ndaj një individi të vetëm dhe tani është përballë një rruge historike: të vazhdojë tkurrjen siç e kërkon Berisha apo të hapë një kapitull të ri ringritjeje.
"Ne kemi nevojë për një parti ku mendimi ndryshe promovohet dhe jo ndëshkohet, ku kritika nuk shihet si tradhëti dhe pluralizmi shihet si vlerë. Në të gjitha partitë e mëdha europianë ekzistojnë fraksione, mendime të ndryshme, dhe askush nuk trembet prej tyre. Përkundrazi. Ato konsiderohen shenjë force, shenjë vitaliteti dhe demokracie. Ka dy botëkuptime dhe dy grupe jo të vogla, të cilat mungesa e garës i pamundësoi proceset demokratike. Cila është shumica në PD? Si ta masim? Ka vetëm një instrument, të shkojmë prapë tek gara, tek vota, tek përballja. NuK ËSHTË PROBLEM që në PD të ekzistojnë dy rryma. Problemi nis kur njëra palë përpiqet të asgjesojë tjetrën.
Unë i respektoj ata që mendojnë se Berisha sot është shpresa e shqiptarëve. Ata duhet të respektojnë që Berisha duhet të përballet me garën, votën, demokratët dhe përgjegjësitë e veta. PD po reduktohet në një strukturë besnikërie ndaj një individi të vetëm. Është e qartë se ndryshimi mund të vijë nëse PD ndryshon. PD është përballë një rruge historike: të vazhdojë tkurrjen sicc e kërkon uzurpatori apo të hapë një kapitull të ri ringritjeje, modernizimi dhe fitoreje. Vetëm përmes përgjegjësisë dhe hapjes PD mund të kthehet në një shumicë qeverisëse në vend. Kryetari ka meritën e fitores por edhe përgjegjësinë e humbjes. Në PD Më të votuarit u përjashtauan dhe të përjashtuarit u bënë deputetë, duke kthyer përmbys parimet.
Kryetari duhet të ketë një kufizim prej 2 mandatesh që mos të jetë i përjetshëm si ky që sillet si pronari i partisë. PD duhet të hapet. Duhet të propozojmë lista të hapura ky qytetari zgjedh deputetin. 80% duhet të propozohen nga anëtarësia dhe 20 % duhet ti lihen kryetarit të partisë për personalitete të rëndësishme. Është e pafalshme që PD moshën mesatare në takimet e saj e ka të plakur sepse të rinjtë janë përjashtuar. PD duhet të kthehet tek boshti ideologjik, tek identiteti i djathtë. PD duhet të mbajë qëndrime të qarta të djathta. Nuk mund të ketë dy parti të majta që konkurojnë njëra tjetrën. Të rinjtë duhet të përfaqësojnë 30% të listave dhe gratë 40%. PD duhet të decentralizojë degët dhe t’i fuqizojë ato.
Duhet të rikthejmë meritokracinë si standard. PD duhet të shpërblejë rezultatet dhe ndëshkojë dështimin. Sot në PD, më të dështuarit promovohen dhe të suksesshmit përjashtohen. Të gjithë duhet të bëjnë hap pas kur ka rezultat të dobët dhe ta kalojnë stafetën tek të tjerët. Rezultati më i mirë duhet të barazohet me rimandatim dhe rezultati i keq me fundin e karrierës politike. Duhet t’i japim fund emërimeve klienteliste në PD. PD duhet të ndërtojë një strategji komunikimi që ushqen shpresë. Jo partia e protestës por e alternativës. PD duhet të bashkojë ccdo copëz opozitarizmi. Pd duhet të pranojë mendimin ndryshe dhe të krijojë unitet duke përfshirë e bashkuar.
PD duhet të japë mbështetje të plotë SPAKut dhe shtetit të së drejtës. Nuk mund ta shajë paradite e ta mbrojë në darkë SPAKun. PD duhet të jetë lokomotivë e integrimit në BE dhe duke vendosur së pari partneritetin strategjik me SHBA si të panegociueshëm.” tha Salianji.
Lajmi kryesor:
Takimi me demokratët në Tiranë, Salianji: Berisha është autokrati i opozitës, e ka kthyer PD-në në kotec dhe po e mban me zor! Stop emërimeve klienteliste










