Salianji te '5 pyetjet nga Babaramo': Vaksinimi nisi shpejtë kundër skandalit 'Nusret', dozat erdhën kontrabandë

Salianji tha se vaksinat nuk u morën vesh nga erdhën, duke thënë se erdhën kontrabandë dhe se fushata e vaksinimit nisi sot për nesër në një kohë që në të gjithë vendet e botës është lajmëruar një javë para se kur nis vaksinimi dhe sa doza janë.

Salianji shtoi se ky nxitim me nisjen e vaksinimit u bë për të hequr vëmendjen dhe reagimin mjaft të ashpër të shqiptarëve pas darkës së gjysmës së qeverisë në Dubai.

"Sapo del Nusreti dhe ka një reagim të rreptë nga qytetarët, Edi Rama del me vaksinën. E para kjo nuk del sot për nesër, duke thënë sot se nesër bëjmë vaksinimin. Cilido shtet ka dalë një javë para kur nis e sa doza janë, këto ishin  vaksina kontrabandë. E pyet ku i ke marrë nuk i thotë, ca po luajmë këtu. Pastaj nuk bën të qartë se sa do të vazhdojë vaksina me popullatën që për atë duhet të niste. Se u vaksinuar Rama e shpëtoi dhe ne të gëzojmë, kjo nuk ka vend. Pse nuk e sulmon Serbia BE? Ajo e ka filluar që kur vaksinimin. Ne nuk po krahasohemi dot me vendet ngjitur. Maqedonia po ashtu e ka siguruar më para. Për ca të gëzojnë shqiptarët sot se e mori vaksinën Edi Rama", tha Salianji.

Ish deputeti i PD-së tha se qeveria nuk ka një plan të qartë apo një strategji për vaksinimi, në një kohë që në të gjithë botën ka nisur me azilet e të moshuarve dhe grupet e riskuara e bluzat e bardha.

"Vaksinimi ka në themel jetën e mbrojtjes së qytetarëve dhe për këtë duhet dal me plan serioz dhe me përgjegjësi për të mbrojtur në radhë të parë qytetarët dhe pastaj për të ardhur me pjesën tjetër, me mjeket me të drejtë dhe pastaj me policët  e më pas të moshuarit", tha Salianji.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi PPSH: 12/01/2021 08:44

    Ore rruma komentues...po kaq ju ka mpi truri ai thote te kete vaksine per ju popullaten ju merreni me partine...sa rende sa rende rruma milet

    Përgjigju
  • Ben: 12/01/2021 05:21

    Parapapa, parapapa, Babalja doli.Si ka mundesi?

    Përgjigju
  • llazi: 12/01/2021 01:49

    ore pis

    Përgjigju
  • TTT: 12/01/2021 00:20

    Ik o fshatar i felliqur, pjelle hauresh

    Përgjigju
  • Toni: 12/01/2021 00:18

    sa i peshtire qe eshte ...bljakkk

    Përgjigju
  • Taip lala: 11/01/2021 23:12

    Kta tani dolen bllof tgjith e sdin ca flasin. Kur te thon po vaksinohen vetem miltantet e ps jo te pd. Idiote psikopate

    Përgjigju
  • sifi: 11/01/2021 22:59

    Nuk ke turp or babale ben politike me luften kunder mortjes.Pse nuk thoni nje bravo per fillimin e vaksinimit por nxjerr nga goja vrer.Ti je per burg jep dhe mend karnaval

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja