Salianji thirret në Prokurori për çështjen 'Babale': Denoncova një trafikant, por i pandehur jam unë

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës në cilësinë e të pandehurit për dosjen "Babale".

Pas daljes nga Prokuroria ai ka ironizuar duke thënë se është thirrur si i pandehur pasi denoncoi një trafikant droge. Ai është shprehur se nuk është bërë asnjë hetim për të akuzuarit.

“Nuk ka pasur asnje hetim per te akuzuarit. Une u mora si i pandehur se denoncova nje trafikant. Denoncova një trafikant ndërkombëtar droge që sot është në burg, por i proceduar jam unë. Pasi të njihemi me aktet e dosjes do ja bëjmë publike, duhet të kishte hetim për Ballën, Veliun dhe Xhafën por kjo është si kronikë e kohëve të vjetra. Mund të fliste TVSH e kohëve të vjetra dhe të thoshte që elementët agjitatorë arritën të fusnin në burg një socialist. Unë akuzohem për agjitacion në bashkëpunim me gazetarin Olldashi”, u shpreh Salianji.

Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë për çështjen 'Babale'. Kjo vepër penale, kallëzim i rremë sipas nenit 305 të kodit penal ka një marzh dënimi nga gjobë deri në 5 vite burg.

Ish deputeti rrezikon dënimin me gjobë deri në 5 vite burg nga drejtësia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Si u rrëzova dhe u ringrita

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Si u rrëzova dhe u ringrita