Fieri do të jetë ndalesa e radhës e Ervin Salianjit, i cili nesër do të zhvillojë foltore me demokratët në këtë qytet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeti Salianji deklaroi se arsyeja e takimeve me demokratët në çdo qytet, është për ta bërë fituese Partinë Demokratike.
Salianji njoftoi se takimi me demokratët e Fierit do të mbahet në orën 17:00 tek Kinoteatri i qytetit, ku pret të ndajë ide, shqetësime dhe vizionin për PD.
“Nesër shihemi në Fier, tek Kinoteatri i qytetit, ora 17:00! Ta bëjmë Partinë Demokratike fituese. Kjo është arsyeja e takimeve me demokratët në çdo qytet. Ju pres për të ndarë ide, shqetësime dhe vizionin për Partinë Demokratike. Shihemi nesër”, shkruan Salianji.
Komente












