Salianji-Ramës: Shqiptarët nuk ushqehen me letra

Salianji-Ramës: Shqiptarët nuk ushqehen me letra

Ervin Salianji

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka komentuar nga Korça letrën e dytë të kryeministrit Edi Rama drejtuar Lulzim Bashës. Salianji deklaroi se me letrat e Ramës nuk bëhet dot Shqipëria më e mirë.

“Me letra nuk zgjidhet kriza. Me letra nuk hanë dot dhe nuk ushqehen dot shqiptarët, me letra nuk bëhet një Shqipëri më e mirë. Ne do të vazhdojmë takimet me qytetarët, ai të vazhdojë të vjedhë edhe pak kohë sa i ka mbetur, derisa si i thuhet nga anët tona: Burgut hapu”, thotë Salianji.
Ndërkaq, ai nuk nguron të thotë se kjo fushatë do jetë një nga më të bukurat, si një fushatë për Shqipërinë dhe jo për partitë politike.

“Ne jemi në një situatë tjetër, jemi në situatë aksioni. Si në të gjithë Shqipërinë ashtu edhe në qarkun e Korçës jemi në takime intensive, në një fushatë, nga më të bukurat, që mund të ketë rastin të ketë një politikan në jetën e tij politike, një fushatë për Shqipërinë, jo për partitë politike. Qartazi Shqipëria është ndarë në dy llogore: në njërën janë shqiptarët që duan zgjedhje të lira, duan Shqipërinë si Europa, duan mirëqenie, nga ana tjetër kemi një grup banditësh, hajnash, vjedhësish, që e kanë kthyer Shqipërinë në një vend të maskarenjve, që po zbrazet dita-ditës dhe po e bëjnë Shqipërinë një vend të pamundur, një vend ku është e vështirë të dalësh nga errësira dhe humbëtira ku e kanë futur”, deklaron Salianji.

Sipas tij, nuk janë shqiptarët ato që po e shkatërrojnë këtë vend. “Nuk besoj se ka ndonjë të çmendur që beson se do t’i vërë flakën Shqipërisë për interesin e vet personal. Sepse para se të marrë flakë Shqipëria, marrin flakë të ndenjurat dhe karrigia e tij. Në këtë kuptim ne jemi duke u organizuar që me çdo formë dhe çdo mjet të pamundësojmë zgjedhjet. Votimet në fakt, sepse në shumicën e zonave ka vetëm një kandidat”, deklaroi ish-deputeti i PD.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 23/05/2019 16:38

    Foli dhe ky cari..,ku ka mbet politika ne kesi palacosh

    Përgjigju
    • Arbëri: 23/05/2019 17:40

      Kur pall ky cari shqiprarëve u turbullohet stomaku

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen