Në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s sulmuesi i Kombëtares Hamdi Salihi deklaron se Shqipëria i ka të gjitha shanset për tu kualifikuar në Botëror. Sulmuesi shkodran ka shënuar 10 gola në 43 ndeshje me Kombëtaren por 7 nga golat e tij kanë qënë trepikësh dhe ai ka rezultuar njeriu i ndeshjes. Në këtë fushatë kualifikuese pika kulminante e Salihit ishte goli i fitores në Oslo ndaj Norvegjisë.
“Ka qënë një ndeshje e fantastike gjatë së cilës shënova golin e fitores ka thënë sulmuesi i Jiangsu në intervistën e dhënë në FIFA.com. “Norvegjia është një skuadër e fortë dhe me eksperiencë por ne kemi rezistuar mirë dhe më pas shënuam e fituam duke i dhënë një shtysë shpresave tona për kualifikim” rrëfen Salihi.
Kur duhen edhe katër ndeshje shpresat e kuqezinjve janë të mëdha dhe shkodrani nuk kënaqet me vendin e dytë në grup: “Jemi në një pozicion të mirë. Mes nesh dhe Zvicrës ka një diferencë të konsiderueshme, por janë ende edhe katër ndeshje dhe kemi mundësi që ta parakalojmë Zvicrën e të kapim vendin e parë në grup.
Edhe nëse nuk e arrijmë një gjë të tillë mund të mbajmë vendin e dytë dhe të kualifikohemi si e dyta më e mirë ose me play-off”. Në intervistën për FIFA-n Salihi tregon edhe për aventurën në Kinë por e mbyll duke theksuar se dëshiron të bëjë historinë duke u kualifikuar për në “Brazil 2014”.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com