Saliiiiiii... Ceziiiiiiii.....

Saliiiiiii... Ceziiiiiiii.....
Është një batutë e famshme prodhim i sarkazmës së show-t “Portokalli”..Është humori i zi me punët që (nuk) ka bërë qeveria e sotme. “Saliiiiiiiii Çeziiiiiiiii”, nuk është thjesht një batutë, është prej muajsh, e djeshmja, e sotmja dhe ndoshta e ardhmja e Shqipërisë. Aktori i humorit i qan hallet kryeministrit për kompaninë e shpërndarjes që e ka lënë pa drita, apo i ka sjellë faturën e superfryrë…Dje ishim vendi unikal në botë…një vend pa drita dhe pa ujë, ndoshta do jemi edhe sot, edhe nesër…sepse këtë formulë ka pjellë qeveria në raport me shërbimet elementare që duhet t’i ofrohen popullit dhe bizneseve.

Kjo që po ngjet sot është gatuar disa vite më parë. Një ish-ambasador në Pragë, thotë me trishtim se gjithçka nisi si punë korruptive. Qeveria e kryeministrit Sali Berishës kërkonte me ngulm që të gjente një vegjë europiane për tia ngecur menaxhimin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Kërkonte një bonus europian, të paguar me paratë e shqiptarëve, që të merrte miratimet e mëvonshme, thjesht për favore elektorale për të mbajtur pushtetin. Me këtë synim u bë privatizimi i OSSH-së, duke ia besuar shpërndarjen e energjisë kompanisë çeke CEZ, që në Çeki është vetë shteti dhe që ka astete dhe fitime kolosale.

Me këtë privatizim, Sali Berisha mori nën sqetull aplikimin për statusin, edhe pse i thanë “jo” dhe në prill 2009, vetëm dy muaj para zgjedhjeve vraponte ta dorëzonte te vendi kryesues i radhës së BE-së, Çekia, duke pozuar bashkë me homologun e atëhershëm Mirek Topolanek. Duke menduar se bleu Europën, miratimin, votën dhe heshtjen e saj, për sjelljet antidemokratike që po bënte dhe do të bënte brenda vendit.

Çfarë gjeti CEZ në Shqipëri?
Një vend, ku energjia ishte kartë elektorale, ku kilovatët e papaguar, bashkë me thesin e miellit dhe lekët nën dorë, ishin pazari me klering për të blerë votat. Ndaj nuk është çudi që sot, shumica e zonës së veriut të vendit, nuk paguan energjinë, sepse në çdo fushatë elektorale u është amnistuar mospagesa e energjisë. Nuk është çudi as në vendbanimin informal të Bathores, 5 kilometra larg kryeqytetit banorët s’e njohin pagesën e energjisë, ndërsa pjesa tjetër e popullsisë duhet të paguajë një më një faturat, duke respektuar një normë që prej dekadash në mos shekujsh, është ligj në vendet e qytetëruara, ku as nuk mendohet të mos paguash energjinë elektrike, apo ujin e pijshëm.

Përshembull lexon kjo koment që na kanë sjellë te web.
Pra kumbari i privatizimit OSSH, kryeministri Berisha solli një kompani private, CEZ-in, për të bërë biznes në Shqipëri, duke e futur atë në shtetin informal që ishte krijuar kur shpërndarja ishte pjesë e KESH-it. Duke mos paguar dhe duke pritur amnistimin e faturave në fundvit apo në prag fushatash elektorale. Dhe ku pjesa më e madhe e portofolit të borxheve, ishte vetë shteti, institucionet e tij, siç janë sot ujësjellësat. Por CEZ-i është privat dhe kështu operon në vendin e vet dhe në mbarë vendet e Europës ku është shtrirë, ai nuk është bamirës dhe natyrisht që do të presë energjinë, sepse këtu është ftuar për të bërë biznes dhe jo bamirësi.

Në emër të këtij sistemi informal qeveria urdhëron arrestimet e punonjësve të ÇEZ, që dje nuk zbatuan vetëm një urdhër administrativ, zbatojnë edhe një parim botëror: “Shërbimi paguhet”. Ndaj me sarkazëm një komentues online te “Shqiptarja.com” shkruante brëmë: “Z.Ministër Noka, kam një shitës buke këtu në lagje, që nuk i jep bukë lagjes nëse nuk shlyejnë listën e borxheve që i kanë për ushqime të mëparshme. Kerkoj prej jush, te japësh menjëherë urdhër për arrestimin e tij, sepse po kërcënon rendin kushtetues të lagjes dhe gjithë qytetit”.
Ndaj nëse sot, jemi vendi unikal në botë, që nuk kemi ujë dhe drita, gishti duhet të drejtohet te kryeministri i vendit dhe planet e tij për të blerë pushtet me paratë e shqiptarëve. Saliiiiiiii, Çeziiiiiiiiiii është kryevepra jote, ne vetëm po e vuajmë.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

OKB i kërkon Britanisë së Madhe të anulojë ligjin për dërgimin e emigrantëve në Ruanda

OKB i kërkon Britanisë së Madhe të anulojë ligjin për dërgimin e emigrantëve në Ruanda