Një debat është zhvilluar mes ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshit dhe deputetit demokrat Ervin Salianji në Komsionin e Sigurisë. Ky i fundit e pyeti ministrin nëse zjarri në Sazan ishte i qëllimshëm, pasi duan t’ia japin oligarkëve pranë qeverisë për të ndërtuar hotel.
Por kjo u mohua nga minsiti, i cila tha se këto janë spekulimi, nuk ka asnjë kërkese, teksa theksoi se ajo zonë nuk jepet për privatizim.
Salianji: Ngaqë nuk i shuani, dot e merrni me të qeshur me një lopatë e gjethe, prandaj ju kemi thirrur më parë. para se të nisë sezoni. A keni dijeni kërkesë aplikim apo ndonjë formë të caktuar nga ndonjë kompani oligark apo institucion publik që kërkon në përdorim të ishullit të Sazanit, duke kërkuar nga ju që ta nxirrni nga plani juaj, dhe a është e njëjta kërkese eshë te zona në Karaburun. Akuzat për zjarret ne publik janë që është zjarr i qëllimshëm për të ndërtuar hotel me pesë yje nga oligarkë afër jush. Drejtoria e përgjithshme e emergjencave civile, kapacitet që kanë?.
Peleshi: Ka arritur një lloj pjekuri opinioni publik ti ndajë gjërat, nuk e thash në asnjë moment që ne nuk ja vlejmë të kemi helikopterë. Nuk të lejoj ti keqinterpretosh fjalët e mia. Bëj politikë si të duash ti, po mos vër fjalët e tua në gojën time, nuk tash se nuk ja vlen të kemi helikopter, kemi dhe do kemi edhe më shumë, jemi duke modernizuar forcat ajrore edhe me helikopter black haëk. Tash nuk kemi leverdi të kemi avionë se kushtojnë.
Nuk kemi asnjë kërkesë për privatizimin të bazës, nuk mund të privatizohet baza, nuk është një bazë e mirëfilltë, ndihmesë. Nuk ka kërkesë, s’ka privatizim, s’ka lidhje zjarri me konspiracionet për të hapur territore për të ndërtuar. Këto janë spekulime”, tha Peleshi.
Vendi ynë është përfshirë nga vatra zjarri që në nisje të sezonit për shkak të temperaturave të larta, por një zjarr i përmasave më të mëdha përfshiu ishullin e Sazanit në fillim të muajit qershor. Vatra e zjarrit në ishullin e Sazanit u shua pas katër ditësh me ndërhyrjen e një avion tip Canadair CL 415 nga Greqia.
Lajmi kryesor:
Peleshi paralajmëron prishjen e kontratave për mirëmbajtjen e helikopterëve 'Cougar': Do e ndajmë në një proces gjyqësor
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
8.8%
-
Pak
21.6%
-
Shumë pak
69.6%
Vota total: 4018
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çako te Komisioni i Sigurisë: Për këtë vit 1077 vatra zjarri dhe 43466 ha të dëmtuara! 98% nga dora njerëzore, qeveria do kalojë 1,5 mld lekë për kompensime dëmesh
17 Shtator, 14:08
-
Mandati i Xhaçkës/ Debate në konferencën e kryetarëve! Bardhi: Orientuat votimin, hodhët në erë Gjykatën Kushtetuese! Peleshi: Duhet qartësim, na ndihmon Komisioni i Venecias
17 Shtator, 09:59
-
‘Siguria’/ Raporton kreu i Burgjeve, Qose: Duhen sisteme anti-dronë! Përmes dronëve mund të organizohen vrasje në burgje! Burgu i Lezhës me të sëmurë mbi kapacitetet
16 Shtator, 12:41
-
FOTO/ Gazment Bardhi ‘konsultohet’ me Peleshin, Rama kërkon fjalën nga Spiropali: Jam unë tani
12 Shtator, 12:45
-
Mandati i Xhaçkës votohet të enjten në Kuvend, Peleshi: S’kemi vendim politik, kërkojmë opinion nga 'Venecia'! Bardhi kërkon interpelancë me Ramën për skandalin e mbetjeve
10 Shtator, 11:21
-
Zgjedhjet 2025/ Socialistët mblidhen sërish të premten, për herë të parë ‘retreat’ për grupin parlamentar! Në takim edhe Rama
10 Shtator, 10:24
-
Ndizen motorët/ Drejtuesit politikë të PS dhe PD-së dhe në 12 qarqe! EMRAT, kush do të përballen në zgjedhjet e pranverës 2025
8 Shtator, 13:16
-
Zgjedhjet 2025/ Drejtuesit politikë të PS! Veliaj, Spiropali e Manastirliu në Tiranë, ikën Klosi e Gjiknuri! Becit i besohet Shkodra, Sakos Durrësi! Balla përgjegjës për Diasporën
8 Shtator, 12:19
-
Transparenca publike, PS nismë të re, dhe ndryshime ligjore! Komunikimi prioritet, më shumë akses në informacione
3 Shtator, 17:30
-
Reforma e transparencës, Report Tv zbardh detajet e nismës së re të maxhorancës! Ja ku pritet të ndërhyhet
2 Shtator, 19:14
-
Peleshi në Parlament flet si kryetar i Grupit PS, shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës, paralajmëron ambicien për reformë të re për transparencën
2 Shtator, 19:03
-
Rikthehet parlamenti, PS e PD caktojnë axhendën politike! Maxhoranca fokus tek komunikimi publik! Opozita aksion të gjithanshëm
2 Shtator, 10:51