Salla e re e koncerteve te Liceu, Ermonela Jaho: Ëndrra u bë realitet

Salla e re e koncerteve te Liceu, Ermonela Jaho: Ëndrra u bë realitet

Artistja shqiptare me famë botërore, sopranoja Ermonela Jaho vlerëson ndërtimin e sallës së re të koncerteve në Liceun Artistik “Jordan Misja”, të inauguruar dje nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Sopranoja Joho e cila është edhe një nga produktet e Liceut Artistik “Jordan Misja”, nëpërmjet një postimi në twitter është shprehur se dikur ëndërronte të këndonte në një sallë të tillë diku nëpër botë ndërsa artistët e rinj shqiptarë mund ta jetojnë tashmë këtë ëndërr në vendin e tyre.

“Nëse ne ëndërronim të këndonim në një sallë të tillë diku nëpër botë, artistët e rinj do fillojnë ta jetojnë këtë ëndërr në vendin e tyre. Ta gëzoni, ta gëzojmë të gjithë dhe u mbushtë me shumë dashuri dhe pasion të buruar nga shpirtrat e artistëve të së ardhmes”, komenton Jaho në twitter.

Ndërtimi i sallës së re të koncerteve e pagëzuar me emrin e kompozitorit “Tonin Harapi” është një premtim i mbajtur i Bashkisë së Tiranës për një sallë të denjë për artistët e rinj që përgatiten për të shfaqur talentin e tyre në Shqipëri, por edhe nëpër botë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë