Ministri i Bujqësisë Andis Salla, për Report Tv thotë se me skemën e re të bujqësisë do të rritet mbështetja për blegtorët, ku parashikohen edhe grante deri në 10 mijë euro për të rinj që duan të hapin biznes në sektorin e blegtorisë. Ministri Salla i tha gazetares Eliza Gjediku se pritet të ndryshohet edhe mënyra e përfitimit nga skema e naftës.
“Ne jemi duke diskutuar të gjithë masat e reja që do të vendosim brenda pak ditësh për të aplikuar në skemën e re kombëtare. Jemi duke e rishikuar ë pjesën e aplikimit të kësaj mase të re apo masës së cilën ne e kemi mbështetur në 2025-ën ë në mënyrë që ne të gjejmë metodën dhe atë çfarë ne duhet të mbështesim për fermerët dhe nafta është një nga diskutimet që ne kemi në diskutime e sipër. Ne për pak ditë do dalim edhe me skemën e re ku do të jetë e përfshirë edhe paketa e re që do të vendosim qoftë për naftën por edhe mbështetjen e të tjerëve
Unë ju siç ju thashë më përpara ne do të mbështesim blegtorët për të rritur numrin e blegtorëve, për t'i mbështetur të rinjtë dhe të rejat me paketë financiare dhe ata që të të rrisim numrin e blegtorëve, por edhe mbështetjen financiare që ë kanë kërkuar blegtorët tanë në të gjithë takimet që ne kemi kryer në 12 qarqet e Shqipërisë dhe do të jetë një sektor prioritar për masat e reja që ne do të do të krijojmë", tha ministri.
Ndërkohë, sa i takon garancisë sovrane Salla tha se pritet të përfshihen edhe bashkitë.
"Garancia sovrane se kemi pasur takim me guvernatorin dhe bankat e nivelit të dytë për të lehtësuar dhe për të pasur ne mundësi jo vetëm për orientimin që do t'i kryejmë fermerëve për të aplikuar dhe për të qenë ata pjesë e kësaj mase dhe pakete ndaj tyre por edhe për t'i dhënë mundësi që me mbështetjen e AZHBR-së, me mbështetjen e numrit që ne kemi vendosur për ta dhe me agropikat që kemi në terren por duke përfshirë këtu për herë të parë mund të themi dhe bashkitë që të krijojnë ato akses dhe mundësi që t'i mbështesim duke na orientuar e duke thënë që bashkia të kalojë në një çek në të gjithë aplikimet që ne do të kryejmë”, tha Salla.
Lajmi kryesor:
Risi në skemën e bujqësisë, Salla: 7-10 mijë euro grante për të rinjtë që hapin biznes në blegtori! 7 laboratorë për sigurinë ushqimore












