Sallabanda për Report Tv: Asnjë prej shteteve s’kanë luksin të zgjedhin, vaksinat ruse dhe kineze janë të efektshme

Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda ka bërë thirrje për një vaksinim masiv të popullsisë duke thënë se shtetet nuk e kanë luksin të zgjedhin mes vaksinave, por të mundohet të sigurojnë sa më shumë të tilla dhe të vijojnë procesin e vakisnimit. Në një lidhje skype për ‘Sot Live në Shqipëri’, Sallabanda tha se vaksinimi është e vetmja shpresë për të dalë nga tuneli i errët që COVID ka futur jo vetëm Shqipërinë por të gjithë botën dhe se përdorimi i të gjitha vaksinave, përfshirë ato ruse dhe kineze janë efikase.

Vaksina ruse dhe kineze janë përdorur në shumë vende të botës, tha Sallabanda duke shtura se efektshmëria e tyre është treguar tashmë në vaksinimin e popullatës në botë.

“Vaksinimi i popullatës është një domosdoshmëri pasi pa të nuk do të dalim dot nga tuneli i errët ku na futi COVID. Jo të gjithë vendet kanë mundësinë të marrin Pfizer apo AstraZeneca a Moderna, unë mendoj se duhet të përdoren të gjitha vaksinat që janë në dorë nga ajo ruse dhe kineze. Ato janë përdorur në shumë vende të botës dhe janë vaksina që kanë efikasitetin e tyre. Nuk kemi luksin të marrim se Pfizer ose AstraZeneca. Procesi i vaksinimit që ka filluar në Shqipëri është i domosdoshëm dhe sa më tepër njerëz të vaksinohet aq më mirë është. Asnjë vend nuk ka luksin të mos bëjë vaksina apo të zgjidhi dua këtë ajo atë tjetrën, ka disa kufizime të tyre sipas   strategjive që zgjedhin vetë shtetet, por ato duhet të bëhen nga të gjithë. I vetmi mesazh që duhet të japim këto kohë është vaksinim, vaksinim, vaksinim”, tha Sallabanda.

Vendi ynë shënon sot ditën e dytë të vaksinimi masiv në të gjithë vendin me vaksinën kineze Sinovac. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se në ditën e parë të vaksinimit masiv u vaksinuan 11,478 të moshuar mbi 70 vjeç. Manastirliu tha se u kalua dhe objektivi i vendosur për 10 mijë vaksinime në ditë, ndërsa paralel vijon vaksinimi në qendrat shëndetësore dhe stadiumin ‘Air Albania’.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë