Tirane- Skandali i Onkologjikut ku pacientët orientoheshin drejt klinika private të doktorit për të marrë mjekimin ka shërbyer si ‘leksion’ dhe nevojë për të rregulluar marrëdhënien e sistemit shëndetësor mes publikut dhe privatit.

Në podcastin ‘Flasim’ ku kryeministri kishte ftuar mjekun e njohur neurokirug Kita Sallabanda u fol pikërisht për këto dy sisteme.

Privat apo shtet?

Neurokirurgu Kita Sallabanda, mjeku shqiptar me medalje ari në Spanjë dhe me një eksperiencë të gjatë pune në disa shtete, sheh përparime në sistemin shëndetësor shqiptar. Ka një thirrje drejtuar qytetarëve dhe dy këshilla për qeverinë.

“Duhet të shkojnë me besim (tek spitalet shtetërore) se ka mjek të mirë, të zgjuar, të shkathët, me njohuri. Ka mjek që nuk të kërkojnë të paguash për të bërë ndërhyrje kirurgjikale, ose trajtime. Kjo është e vërtetë. Që ka fenomene të tilla ka.

Duhet të shkojnë me shumë besim, Dje pashë sallat e kiruirgjisë së përgjithshme. Nuk ka asnjë ndryshim nga asnjë sallë kirurgjie në cdo vend të botës. Jua them si profesionist. Nuk kam qenë vetëm në Spanjë, kam qenë në Francë, Gjermani, Itali. Ai sistem që keni bërë në sistemin kirurgjikal, nuk i lë asnjë… madje i keni sallat më të mira se i kam unë në spitalin publik në Spanjë. Kur e them nuk e ekzagjeroj. Sot spitali kirurgjikal apo spitali i urgjencës është një nga më të mirat që unë kam parë për strukturën, organizimin. Kjo është e vërtetë. Duhet mbushur me aparatura, që dalë ngadalë do të bëhen e duhet të përkrahen mjekët që janë atje, pse jo të zhvillojnë aktivitetin e tyre në privat” tha Sallabanda.

Në përgjigje Rama tha “Spitalet në Shqipëri i shajnë ata që nuk i kanë parë vitet e fundit”

Por është i vetëdijshëm që ka ende për të përmirësuar

“Aparaturat? Krahasuar me vende si Spanja, kemi mangësi, por aparaturat bazike sot moderne I kemi. Duhen aparatura që bëjnë veprime më të specializuara. Ajo që ndodhi tek Onkologjiku ishte shumë prekëse, tregues se kemi ende nevojë të përmirësojmë sistemin dhe mënyrën e menaxhimit.”

Mjeku i mirënjohur Sallabanda është pro lejimit të punësimit të mjekëve në shtet dhe privat. Një sistem që e ka dhe Franca dhe Italia.

“Duhet të përkrahen mjekët që janë atje, pse jo të zhvillojnë aktivitetin e tyre në privat” tha Sallanda

Ndërkohë Rama foli për ndryshimet që janë bërë dhe që lejon punësimin e mjekëve në privat por më parë duhet të marrin aprovim nga drejtuesi  duke shtuar se “s’mund të jetë ‘hajt se po nisem’.

“Lidhjet e publikut me privatin, për shkak të mësimeve që nxorrëm nga historitë e pagëlltitshme të Onkologjikut e kemi që mjeku që punon në publik mund të shkojë të punojë në privat, por duhet të njoftojë dhe të marrë aprovim dhe sjellja e pacientit sa andej këndej është thyerje e kodit etik, tha Rama. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:07
Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!

Një nga teoritë e mundshme edhe shkencore është se nëse alienët ekzistojnë, ata përdorin telepatinë. Pyetja është, po njerëzit, a mund ta përdorin në të ardhmen?

“Pas disa vitesh, mund të komunikojmë me njëri-tjetrin nga distanca, pa përdorur mjetet e komunikimit masiv, me telepati…!”

Kështu u shpreh neurokirurgu i njohur Kita Sallabanda, i ftuar në podcastin “Flasim”, me kryeministrin Edi Rama dhe i transmetuar sot (28 Shtator).

Ky pohim shkaktoi edhe habinë e kryeministrit, i cili nënvizoi se “na tmerrove fare”, duke shtuar edhe pyetjen pasuese “me çip në kokë?!”

Mjeku tha se ishte i bindur se pas 10 vitesh, mjekësia do të jetë shumë më ndryshe se sot.

Pjesë nga biseda:

Sallabanda: Ndoshta pas disa vitesh, nuk do të kemi nevojë të jemi këtu në tavolinë, por mund të jemi në distancë që të komunikojmë me njëri-tjetrin.

Rama: Pa telefon...?!

Sallabanda: Pa telefon! Kjo është e ardhmja...

Rama: Tani, na tmerrove fare! Me çip në kokë?

Sallabanda: Me telepati, me elementët dhe të gjitha që kemi. Është e ardhmja.

Rama: Domethënë, unë do të mbyll sytë dhe do të flas me ty në Spanjë, pa mjete të tjera?

Sallabanda: Këtu e 10 vite, do ta shohim. Unë u them studentëve të mi dy gjëra: E para, them mjekësia është shkenca e probabilitetit dhe e dyta, mjekësia që ne njohim sot, do të jetë ndryshe pas 10 vitesh.

Rama: Këtë nuk besoj se mund ta diskutojë njeri.