TIRANË- Prof. Kita Sallabanda nga Spanja ka bërë me dije se fakti që varianti i ri i COVID-19 nuk është më i rrezikshëm, nuk paraqet një rrezikshmëri më të ulët. Kjo sepse sipas tij, fakti që ai transmetohet më shpejt, do të thotë një numër më i lartë i të infektuarve që mund të sillte një kolaps në spitale. Ai tha se një problem i thekuar në këto momente është edhe mungesa e testeve për ta identifikuar këtë virus.
"Thjesht përhapet më shpejt, të dhënat që kemi janë jo shumë të sakta se po i studiojmë. Vijnë nga informacionet që jep Britania e Madhe. Fakti që virusi hapet më shpejt është sërish një problem, kemi njerëz të infektuar më tepër, do fillojë kolapsi i spitaleve, nuk është agresiv, përhapet më shpejt, infekton më shumë njerëz dhe kjo në fazë të dytë mund të sjellë kolaps të spitale dhe në fazë të tretë të mbushjes së reanimacionit. Nuk kemi asnjë analizë specifike për këtë virus, disa teste që ne po përdorim, nuk janë në gjendje që të dallojnë këtë virus, ka teste që nuk e diagnostikojnë këtë mutacion të ri, ky është një problem i shtuar, se lidhet me mënyrën e vaksinës apo kurimin, ka shumë probleme", tha Sallabanda.
Ai shtoi se në Spanjë masat janë më të ashpra se në Shqipëri, prandaj u bëri një apel qytetarëve që këto festa të fundit, të shmangin grumbullimet.
"Virusi hapet në bare restorante dhe palestra, tri qendrat kryesore. Kemi marrë masa që të bllokohen këto vende dhe të lejojë deri në 6 veta të mblidhemi në shtëpi masat që kemi marrë janë më drastike, mendojmë se ne jemi më të kufizuar sesa jeni ju në Shqipëri, por mendoj që këto festa të bëjmë një sforco morale, që për të mos pasur një valë të tretë duhet t'i kufizojmë të paktën një herë në jetë këto grumbullime", tha Sallabanda.
Lajmi kryesor:
Varianti i ri i COVID/ Ulqinaku: S'kemi laboratorë për ta zbuluar! Mostrat do i çojmë në Londër! Alimehmeti: S'prek ato që janë infektuar më parë (VIDEO)
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
43%
-
Jo
53.2%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 7620
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bilanci i 2024-ës, gazetarja Keti Banushi në '5 Pyetjet': Viti i SPAK! Po preken të paprekshmit! Alimehmeti: Korrupsioni nuk parandalohet me 20 prokurorë
30 Dhjetor 2024, 22:33
-
VIDEO/ 'Luftë' me vezë dhe miell në Spanjë
29 Dhjetor 2024, 21:30
-
Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet: Është një vend i bukur
28 Dhjetor 2024, 10:21
-
The Economist: Cila ekonomi pati ecuri më të mirë në 2024?
28 Dhjetor 2024, 09:42
-
Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin
27 Dhjetor 2024, 21:59
-
Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, EUROPOL çmonton organizatën kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall
27 Dhjetor 2024, 21:16
-
Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit
27 Dhjetor 2024, 11:00
-
Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë
26 Dhjetor 2024, 16:59
-
Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri (VIDEO)
25 Dhjetor 2024, 16:34
-
Anija e sanksionuar ruse fundoset në Detin Mesdhe, 2 të zhdukur
24 Dhjetor 2024, 15:12
-
Spanjë/ Grabitën 13 banesa në seri në zonën e Madridit, çmontohet organizata e shqiptarëve, 5 të arrestuar! Përdornin makina me qira (FOTOT)
23 Dhjetor 2024, 16:49
-
'Gjithmonë gati, të përpiktë dhe besnikë', media spanjolle i bën 'skaner' mafias shqiptare: Ata nuk flasin kot
22 Dhjetor 2024, 19:00