VORË - Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Luan Sallaku, i shoqëruar nga zv/ ministrja e Arsimit, Nora Malaj dhe deputetja e PS Qarku Tiranë , Erieta Alhysa zhvilluan një takim me banorët e Kodër-Vorës, të komunës së Vorës
Kandidati Luan Sallaku tha se më 21 qershor do të nënshkruhet kontrata e punësimit dhe shërbimit me qytetarët e Vorës.
“Kontrata jonë fillon me punësimin që është pika kyçe e programit tonë. Ne jemi garancia e punësimit. 500 vende të menjëhershme pune për qytetarët e Vorës. Çdo familje do të ketë të paktën një të punësuar. Kontrata jonë e fokusuar dhe tek shërbimet e munguara dhe të mohuara padrejtësisht prej 12 vjetësh. Vullneti ynë zgjidhje te menjëhershme problemeve qe shqetësojnë komunitetin”, tha Sallaku.
Më tej gjatë fjalës së tij ai tha se një tjetër gjë primare për këtë bashki do të jetë edhe investimi në infrastrukturë, por edhe mbështetja për familjet në nevojë. Në lidhje me këtë të fundit, Sallaku tha se do të trefishojë asistencën sociale për familjet në nevojë.
“Do të trefishojmë asistencën sociale për familjet në nevojë. Vemendje personave me aftësi të kufizuar për tju siguruar shërbimet në transport, shëndetësi dhe ofrimin e lehtësirave për pagesën e energjisë elektrike”, tha Luan Sallaku.
Teksa fliste për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, kandidati i majtë tha se më 21 qershor do të nënshkruhet kapitullimi i atyre që keqqeverisën Vorën dhe e trajtuan bashkinë si pronë të tyre private.
“Shërbimet e munguara do të jenë për të gjithë qytetarët. Bashkia e Vorës do të jetë model i shërbimeve me standarde”
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com