Sallatë me kastravec dhe kos

Përbërësit:

  • 2 kastravecë
  • 1 gotë kos i kulluar
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 lugë vaj ulliri
  • Kopër e freskët
  • Pak kripë

Përgatitja:

Presim kastravecin në kubikë të vegjël, shtojmë kosin, hudhrën e shtypur, kopër të grirë imët, pak kripë dhe vaj ulliri. E vendosim në frigorifer për pak minuta dhe e shërbejmë të ftohtë.