Sallatë me kastravec

Përbërësit:

  • 4 kastravecë të vegjël
  • 1 spec djegës
  • 4 qepë të njoma
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 lugë gjelle salcë soje
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 tufë majdanoz i freskët
  • Lëng nga ½ limon
  • Kripë sipas shijes
  • Fara susami për dekor

Përgatitja:

Vendosim kastravecët në një qese ushqimore dhe i rrahim lehtë me rrahësen e mishit, derisa të çahen pak. I presim në copa mesatare. Presim specin djegës dhe qepët e njoma në feta të holla, ndërsa majdanozin e grijmë imët. Në një tas përziejmë salcën e sojës, vajin e ullirit, lëngun e limonit dhe hudhrën e shtypur. Shtojmë kastravecët, specin, qepët dhe majdanozin. I trazojmë mirë që të përthithin aromat e dressingut. Në fund e spërkasim sallatën me fara susami, e vendosim në frigorifer 10–15 minuta që shijet të bashkohen më mirë dhe e servirim menjëherë.