Sallatë me panxhar, shegë dhe lakër të kuqe
Përbërësit:
- 1 kokë e vogël lakër e kuqe
- 2–3 karrota
- 2–3 panxharë të gatuar
- 1 tufë majdanoz
- 1 shegë
- 4–5 lugë vaj ulliri
- Lëngu i 1–2 limonëve
- Kripë, piper i zi
- Bullgur sipas dëshirës (opsionale)
Përgatitja:
Grijmë lakrën e kuqe hollë, karrotat i presim në shirita më pas në kubikë, ndërsa panxharin e kemi zier më parë dhe prerë në feta. Në një tas të madh bashkojmë të gjithë përbërësit, shtojmë majdanozin e grirë hollë dhe kokrrat e shegës. Shtrydhim limonin në një tas të vogël, shtojmë vaj ulliri, kripë, e përziejmë mirë dhe e hedhim sipër sallatës. Sipas dëshirës sallatën mund ta pasurojmë dhe me pak bullgur të zier.
Komente












