Sallatë patatesh me qepë të njoma dhe kos
Përbërësit:
- 500 gr patate
- 2 qepë të njoma
- 2 lgj majonezë
- 200 gr kos i trashë
- ½ tufë majdanoz
- Fara susami
- Kripë, piper
Përgatitja:
Ziejmë patatet në ujë të ftohtë ku kemi shtuar kripën, mbas zierjes i presim në kubikë mesatarë, shtojmë në një tas kosin, majonez, kripë, piper, susam, sikurse edhe bishtat e qepëve të prera hollë dhe majdanoz. Bëjmë një përzierje të kësaj mase duke i shtuar edhe vaj ulliri, Dhe më pas është gati për servirje.
Komento