Sallatë verore

Përbërësit:

  • 1 kokë sallate marule
  • ½ qepë e kuqe
  • ½ spec
  • 1 kastravec i prerë në feta
  • 1 gotë domate qershi
  • ½ gotë ullinj
  • 120 gr djathë i bardhë
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 thelpi hudhër e shtypur
  • ½ lugë çaji kripë
  • ¼ lugë çaji piper i zi

Përgatitja:

Në një tas të madh bashkoni sallatën, qepën, specin, domatet, kastravecin, ullinjtë dhe djathin feta. Në një enë të vogël përzieni vajin e ullirit, lëngun e limonit, hudhrën, kripën dhe piperin derisa të homogjenizohen. Hidheni salcën mbi sallatë dhe përziejeni lehtë që të mos prishen përbërësit.