Sallë operacioni si në spitalet europiane...8.8 mln euro për të transformuar rrënjësisht Kirurgjinë në QSUT

Sallë operacioni si në spitalet europiane...8.8 mln euro për të transformuar rrënjësisht Kirurgjinë në QSUT

“Sallat e operacionit të kirurgjisë në qendrën më të madhe spitalore në vend, nuk do të kenë dallim nga spitalet europiane”. Gjatë inspektimit të punimeve në Spitalin e ri të Kirurgjisë në QSUT, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se investimi prej 8.8 milionë euro do të rrisë cilësine e shërbimit për pacientët, por edhe mjekët do të punojnë në kushte bashkëkohore. 

“Jemi në fazën përfundimtare për të vënë në funksion spitalin e ri të kirurgjisë në QSUT, një premtim i bërë realitet, që i shërben mbi 62 mijë pacientëve në vit. Por ky investim nuk është vetëm llaç e tulla. Kjo është zemra e kirurgjisë për të gjithë vendin, që është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë, që do të përmirësojnë cilësinë e shërbimit për qytetarët”, tha Manastirliu.

Spitali i ri i Kirurgjisë në QSUT është një investim me vlerë 8.8 milion euro, ku do të përqendrohet I gjithë shërbimi I kirurgjisë, përfshirë edhe urgjencën. Spitali i ri i kirugjisë do të ketë një kapacitet me 120 shtretër, duke bërë të mundur transferimin e të tre klinikave të kirurgjisë së përgjithshme në këtë godinë. Spitali i ri do të ketë 7 salla operacioni (Urologji, Kirurgji e Përgjithshme, Tiroidet, Toraksi, Kirurgji Abdominale, me një kullë laparoskopie secila), njëra prej të cilave krejtësisht digjitale, që ju shërben edhe studentëve të mjekësisë për të ndjekur nga afër ndërhyrjet operatore në praktikën e tyre klinike. Spitali I ri ka edhe 2 salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë ku do të zhvillohen praktikat mjekësore, si dhe edukimi në vazhdim. 

Qeveria shqiptare po investor rreth 30 milion euro për modernizimin e QSUT-së me ndërtimin e Spitalit të Ri të Kirurgjisë, Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe Pediatrisë. Nga këto investime pëfitojnë 300 mijë pacientë, rreth 5,000 punonjës staf mjekësor dhe jo mjekësor, si dhe rreth 1,000 studentë të mjekësisë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MEHDIU: 27/08/2019 23:45

    SA ME SHUME SPITALE TE TILLA TE KEMI NE TIRANE DHE NE QYTETET E TJERA TE SHQIPERISE AQ ME MIRE PER POPULLIN,,..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve