Salvini bllokon emigrantët në det: KE duhet të ndërhyjë, asnjë nuk zbarkon në Itali

Salvini bllokon emigrantët në det: KE duhet të ndërhyjë, asnjë nuk zbarkon në Itali

Ministri i Brendshëm Matteo Salvini

135 emigrantë nga Libia u shpëtuan të premten nga Anija "Gregoretti" e Gardës Bregdetare Italiane por Salvini bllokoi menjëherë ankorimin e tyre. "Unë nuk do të jap asnjë leje që ata të zbarkojnë derisa të bëhet Europa për të pranuar të gjithë emigrantët në bord,"- u shpreh ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini. 

Për këtë arsye qeveria italiane i ka kërkuar Komisionit Evropian të ndërhyjë sa më shpejt dhe të koordinojë shpërndarjen e emigrantëve nëpër Evropë. Qeveria italiane me kryeministër Giussepe Conte njihet për politikat e saj kundër emigrantëve por Italia kohët e fundit Gadishulli i Apenineve është kthyer në destinacion kryesor të emigrantëve të paligjshëm, sidomos atyre nga Afrika.

Vetëm disa ditë më parë u njoftua se një anije me 350 persona nga Libia u mbyt në detin Mesdhe, në tentativë për të shkuar në Itali. 150 emigrantë u shpallën të zhdukur ndërsa deri tani 130 persona janë shpëtuar nga autoritetet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?