/ATSH-ANA-MPA/ - Aleancat proevropiane janë të rëndësishme për Greqinë, deklaroi dje kryeministri grek, Antonis Samaras.

"Kur Konstantinos Karamanlis e futi Greqinë në Evropë, gjithë kryeministrat e mëparshëm, edhe ai vetë, vazhduan politikën proevropiane për Greqinë. Në këtë sens qeveria e bashkëpunimit në fillim me pjesëmarrjen edhe të Fotis Kuvelisit e në fund vetëm me Evangjelo Venizelosin, ishte një aleancë pa precedent, sepse kishte emëruesin e përbashkët që quhej Evropë", deklaroi Samaras.

"Më 25 janar nuk vendosim se cilën parti duam, por në cilën Greqi duam të jetojmë ne dhe fëmijtë tanë", shtoi ai.
Kryeministri u angazhua se në vitin 2015 nuk do të ketë memorandume, nuk do të ketë ulje të pensioneve dhe të pagave dhe se do të ketë vetëm zhvillim, në kushte të ndryshme nga e djeshmja.

"Greqia doli nga dëmi që kishte pësuar dhe me sakrificat e popullit të saj tash e tutje do të kemi zhvillim", theksoi ai.