Samir Mane takon studentët: Ndërtimi i sipërmarrjeve të dobishme, ajo që më motivon më shumë

Samir Mane takon studentët: Ndërtimi i sipërmarrjeve të dobishme, ajo që më motivon më shumë

Samir Mane

Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës, për të ndarë shembullin personal të ngritjes së një biznesi të suksesshëm. Auditori qendror i universitetit, me dhjetëra studentët pjesëmarrës, u kthye në skenën e një bashkëbisedimi frymëzues për mundësitë që u jepen të rinjve në kohë të ndryshme dhe gatishmërinë e tyre për të provuar.

Interesimi i studentëve ishte i natyrshëm për fillesat e biznesit dhe mundësitë që mund të kenë vetë ata në ditët e sotme. “Gjithë sipërmarrja e sotme, që numëron rreth 5000 punonjës në nëntë vende, zë fill në Vjenë në vitin 1993. Kushtet e nevojshme për të nisur një biznes u paraqitën në moshën e duhur dhe unë nuk hezitova.” zbuloi Samir Mane për të pranishmit duke i nxitur të vënë në jetë sipërmarrjet që mund të kenë planifikuar. “Filloi me pajisjet elektronike dhe sot kemi rrjetin më të madh të produkteve elektronike, i cili vepron me pakicë dhe shumicë në të gjithë rajonin dhe vende të Bashkimit Europian.”

Prof. Dr. Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës, gjatë takimit e cilësoi Samir Manen si një nga personalitetet që kanë shkruar historinë e kapitalizmit në Shqipëri. “Vendi ynë po krijon historikun e një sistemi të ri ekonomik dhe, ndër themeluesit e industrive të rëndësishme për vendin, është Grupi BALFIN. Gjithçka që krijohet falë talentit dhe kurajos së sipërmarrësit kthehet në pasuri kombëtare dhe meriton vlerësim nga anëtarët e shoqërisë” përfundoi ai.

“Sektori i shitjes me pakicë zë vend të padiskutueshëm financiar në Grupin BALFIN, por edhe emocional në personin tim.” ishte një tjetër deklaratë e Samir Manes. Pikërisht në fillimet e rrjetit të supermarketeve apo qendrave tregtare, ai u ka besuar të rinjve entuziastë por pa përvojën e nevojshme dhe tani ata janë në krye të disa prej bizneseve më të mëdha na rajon. Sipas tij, Grupi BALFIN ka ekspertizën dhe kapacitetin e nevojshëm për të konkurruar në çdo treg europian e më gjerë përsa i përket shitjes me pakicë dhe modeleve të tjera të biznesit të njohura për të. Fuqizimi i Grupit BALFIN u konfirmua edhe nga marrëveshja e arritur vetëm pak ditë më parë me International Finance.

Corporation, për zgjerimin e aktivitetit të TEG. I pyetur nga studentët se çfarë e motivon më shumë, ai u përgjigj se “Ndërtimi i bizneseve të dobishme për sa më shumë njerëz është motivacioni më i fortë.”

Vizitat në universitete dhe takimet me studentët janë bërë tashmë traditë për Samir Manen, para të cilëve tregon përvojën e rritjes graduale të biznesit dhe ç ’është më e rëndësishme, mundësitë që Grupi BALFIN krijon për ta nëpërmjet praktikave profesionale, mbështetjes së ideve të tyre për biznes dhe punësimit në profilet përkatëse.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lavrov: Moska do pezullojë moratoriumin për vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme

Lavrov: Moska do pezullojë moratoriumin për vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme