Samir Nasri: Kundër Islandës
ne treguam karakterin tonë

Samir Nasri: Kundër Islandës<br />ne treguam karakterin tonë
Futbollisti i Mançester Sitit, Samir Nasri ka thënë se kombëtarja e Francës duhet ta përmirësojë lojën e saj në mesfushë para fillimit të Kampionatit evropian, megjithëse është shprehur i lumtur për karakterin që tregoi skuadra kundër Islandës.

“Gjelat” e nisën fazën përgatitore për Euro 2012 larg nivelit të pritur, duke shënuar fitore në miqësoren kundër Islandës, me rezultat 3:2, por fillimisht ishin duke humbur 0:2. Nasri është i vetëdijshëm se duhet t’i mbyllin me kohë të gjitha vrimat në skuadër para ndeshjes së parë kundër Anglisë, më 11 qershor në kuadër të Grupit D në Euro 2012.

“Me sistemin e tanishëm të lojës po mbtemi shumë të ekspozuar nga sulmet e kundërshtarëve. Duhej të angazhoheshim shumë për t’i mbuluar të gjitha vrimat në mesfushë në sfidën kundër Islandës. Duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur nëse duam të luajmë me të njëjtën përbërje. Në Euro 2012 do të jetë shumë më vështirë për t’u kthyer në rezultat, nëse e nisim ndeshjen si kundër Islandës”, ka thënë Nasri.

Përkundër probleme të mëdha në lojën e skuadrës së tij, Nasri beson se përmbysja e rezultatit kundër Islandës dëshmon karakterin e fortë që ka kombëtarja franceze. “E filluam dobët ndeshjes, por i kishim këmbët e rënduara nga stërvitjet një javore dhe temperaturat ishin të larta. Mirëpo, me kalimin e kohës luajtëm më mirë dhe treguam karakterin tonë. Ishte me rëndësi ta fitonim këtë miqësore për shkak të vetëbesimit”, ka shtuar Nasri.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

114 mijë dosje në pritje të gjykimit, KLGJ me strategji për uljen e ‘backlog’: Ndryshime ligjorë, më shumë ndihmës ligjore! Qeveria: Gati të japim paratë

114 mijë dosje në pritje të gjykimit, KLGJ me strategji për uljen e ‘backlog’: Ndryshime ligjorë, më shumë ndihmës ligjore! Qeveria: Gati të japim paratë