Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani ka komentuar zgjedhjen e Januzajt për të luajtur me Belgjikën duke refuzuar Shqipërinë dhe Kosovën. “Unë kam bërë zgjedhjen e zemrës. Kosova është vendi im dhe unë kam ëndërruar të luaj për vendin tim.

Që nga mosha 6-vjeçare jam rritur në Belgjikë, por unë jam lindur në Kosovë dhe kam humbur anëtarë të familjes atje. Disa nuk guxuan ta bëjnë një zgjidhje të tillë, por unë jam krenar për zgjedhjen. Për Adnanin është e vështirë, pasi ai ka lindur në Belgjikë.

Kjo është arsyeja pse vendimi i tij duhet të kuptohet më lehtë në Kosovë. Ai mbetet një futbollit me origjinë kosovare, pjesëmarrja e tij në Kupën e Botës, jemi krenarë për të” tha ai.


d.b/shqiptarja.com