Samiti informal i Brukselit u çel me thirrjen e Presidentit Van Rompuy për diskutime të sinqerta me vullnet kompromisi, për të hapur perspektivën e shpresës për të gjithë qytetarët evropianë në lidhje me rritjen ekonomike dhe punësimin.
BE:DUAM GREQINË NË EURO
“Ne e duam Greqinë në zonën euro” tha pas samiti dje Presidenti i Këshillit të Europës Van Rompuy duke theksuar njëherazi se reformat e vazhdueshme janë “jetikë” për të ardhmen e Greqisë dhe për të kapërcyer problemet e saj ekonomike.
"Ne duam që Greqia të mbetet në zonën e euros duke respektuar angazhimet e veta," tha Z. Van Rompuy në konferencë për shtyp në Bruksel.
"Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për përpjekjet e mëdha të bëra tashmë nga ana e qytetarëve grekë. Eurozona ka treguar solidaritet të konsiderueshëm duke dhënë 150 miliardë euro si mbështetje për Greqinë që nga 2010” shtoi ai
Ai premtoi gjithashtu se BE do marrë masa për t’i rikthyer Greqisë rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Por Z. Van Rompuy tha se "reformat e vazhdueshme jetike"janë garancia më e mirë për të ardhme më të begatë të zonës euro.
Duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme të Greqisë në qershor ai tha: "Ne presim që pas zgjedhjeve qeveria e re greke të bëjë atë zgjedhje që ka këshilluar Europa”
MERKEL-HOLANDE, DEBATI PËR EUROBONET
Presidenti francez, Fransua Holland dhe kryeministri italian Mario Monti kanë bërë thirrje që BE ta shndërrojnë në prioritet “axhendën e rritjes ekonomike”.
Merkel, u gjend para presionit dje në Bruksel për të zbutur qendrimin e saj për masat shtrënguese ekonomike për ta detyruar Greqinë të dalë nga Eurozona.
Franca dhe Gjermania, dikur të bashkuara për të vënë në zbatim masa të rrepta, kanë qendrime të ndryshme, kur në Francë erdhi në postin e presidentit socialisti Fransua Holande në fillim të këtij muaji.
Zoti Holande bëri thirrje për rritjen ekonomike si mënyrë më efikase për të dalë nga kriza, në vend të vetëm masave shtrënguese ekonomike. Udhëheqësja gjermanetha se ajo është e predispozuar të shqyrtojë mënyrat për ta ndihmuar Greqinë, por hodhi poshtë thirrjen për eurobonot.
(ns/shqiptarja.com)









