Samiti, BE angazhohet edhe një herë për perspektivën evropiane të rajonit! Propozimi i Macron për vendet e Ballkanit Perëndimor

Samiti, BE angazhohet edhe një herë për perspektivën evropiane të rajonit! Propozimi i Macron për vendet e Ballkanit Perëndimor

1655889750_8c8e00000aff02429c2708d9d1e4811cw1597nr1sts.jpg

Në samitin e Bashkimit Evropian, që zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel, do të vendoset nëse do i jepet statusi i kandidatit dy vendeve, Ukrainës dhe Moldavisë, ndërsa do të përsëritet përkushtimi i BE-së për perspektivën e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka propozuar që të krijohet një “Komunitet Politik Evropian”, propozim ky që pritet të shqyrtohet nga liderët e Bashkimit Evropian në Samitin për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet ditën e nesërme.

Sipas projekt-konkluzioneve, synohet të ofrohet një platformë për koordinimin politik për vendet evropiane në të gjithë kontinentin. Nisma mund të ketë të bëjë me Ballkanin Perëndimor, vendet e asociuara të Partneritetit tonë Lindor, vendet e EFTA-s dhe të gjitha vendet e tjera evropiane me të cilat Bashkimi ka marrëdhënie të ngushta.

“Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë dhe të padyshimtë për perspektivën e anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor dhe bën ftesë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit”, thuhet në draftin e dokumentit që do të prezantohet në samit.

Nga ky takim do t’i bëhet ftesë Komisionit Evropian, përfaqësuesit të Lartë dhe Këshillit që “të avancojnë më tej integrimin gradual mes Bashkimit Evropian dhe rajonit gjatë procesit të zgjerimit në mënyrën reversibile dhe bazuar në merita”.


Lajmi kryesor:

Kreu i opozitës bullgare: Votojmë pro heqjes së vetos! 'OK' negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut! Reagon Varhelyi: Vendim historik


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër