
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar me deklaratën e samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt të mërkurën në Bruksel. Në deklaratën e BE theksohet se duhen bërë përpjekje dhe duhet gjetur një zgjidhje përfundimtare për mosmarrëveshjet dypalëshe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“BE-ja thekson nevojën për angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në bashkëpunimin rajonal gjithëpërfshirës dhe në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, edhe me Shtetet Anëtare të BE-së. Vazhdon të jetë i rëndësishëm zbatimi në mirëbesim dhe me rezultate të prekshme i marrëveshjeve dypalëshe, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin për Miqësinë, Fqinjësinë e Mirë e Bashkëpunimin me Bullgarinë. Kërkohen ende përpjekje të mëtejshme vendimtare për të nxitur pajtimin dhe stabilitetin rajonal si dhe për të gjetur dhe zbatuar zgjidhje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe detyruese për mosmarrëveshjet dypalëshe dhe rajonale midis partnerëve si dhe për çështjet që i kanë rrënjët në trashëgiminë e së shkuarës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e vendosura, duke përfshirë Marrëveshjen për Çështjet e Trashëgimisë, rastet e mbetura të personave të zhdukur dhe çështjet e krimeve të luftës. BE-ja u bën gjithashtu thirrje partnerëve të garantojnë të drejtat dhe trajtimin e barabartë të personave që u përkasin pakicave”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Lajmi kryesor:
Samiti BE-Ballkani Perëndimor përmbyllet me deklaratë: Përshpejtim integrimit! Zgjidhni mosmarrëveshjet dypalëshe! Veprime të prera ndaj korrupsionit në nivel të lartë
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
47.4%
-
Jo
41.4%
-
Nuk e di
11.2%
Vota total: 635
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Celulë më celulë’/ Rama shkon me pica tek zyrat e Njësisë 1 në Tiranë: Kryeministri nuk i shmang batutat: Ervinit mos i jepni se është shëndoshur
17 Mars, 22:28
-
Specialja s'lejon Thaçin në varrimin e të atit, Rama: Një tribunal i turpshëm, drejtësia ndërkombëtare e kthyer në farsë
17 Mars, 21:47
-
'Do na hiqte vizat me Amerikën', Basha i përgjigjet Ramës: Kështu the dhe para 15 vitesh, por i hoqëm me BE-në
17 Mars, 21:32
-
‘Thuaji Melonit të më japë pasaportën italiane’, Rama i përgjigjet komentuesit: Bashkojmë votat në 11 Maj, që të marrim pasaportën e BE-së
17 Mars, 20:47
-
'Jam martuar më shumë se një herë!' Rama: Kur anëtarësohesh, i dorëzon BE-së një pjesë të sovranitetit! Ironizon Bashën: Do na hiqte vizat me SHBA
17 Mars, 18:50
-
‘A do votosh ndonjëherë kundra partisë’/ Kandidati i PS-së për Tiranën, Malaj për Report Tv: Nuk e kam çuar nëpërmend
17 Mars, 18:00
-
Rama në Fier me kandidatët e PS-së ironizon primaret e PD-së: Si papare! Lista e kënetës me qorra e shurdha, Berisha po planifikon të thotë se zgjedhjet u vodhën
17 Mars, 17:35
-
‘Thani kënetën me votë’/ Rama shpërndan videon e bufit duke ironizuar Berishën për protetstën e TikTok: Mbroni fëmijët
17 Mars, 17:12
-
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi, 47-vjeçari shqiptar punonte 24 orë taksist së bashku me bashkëshorten për të siguruar jetesën
17 Mars, 16:41
-
Bëhen 11, edhe 6 spitale marrin kartën e Autonomisë Menaxheriale! Rama ia dorëzon atij të Fierit, batuta: 'Krushqia' me Turqinë tregoi që është e madhe
17 Mars, 16:23
-
Rama ironizon Lapajn: Parti të re me babanë në krye të listës mund të bëjë çdokush! I përgjigjet kreu i 'Shqipëria Bëhet’: Të pres në debat
17 Mars, 15:32
-
Rama: Vendet e BE janë pro, edhe Greqia është mbështetëse e anëtarësimit tonë
17 Mars, 15:07