Samiti BE-Ballkani Perëndimor përmbyllet me deklaratë: Përshpejtim integrimit! Zgjidhni mosmarrëveshjet dypalëshe! Veprime të prera ndaj korrupsionit në nivel të lartë

Bashkimi Evropian konfirmon gatishmërinë për thellimin e angazhimit politik me Ballkanin Perëndimor. Në samitin e mbajtur pasditen e 13 dhjetorit 2023 në Bruksel mes 27 kryetarëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian u miratua një deklaratë e përbashkët me 35 pika. 

Në deklaratë nënvizohet rëndësia e unitetit brenda familjes evropiane dhe partneritetit strategjik midis BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor 'në këtë mjedis gjeostrategjik gjithmonë e më i ndërlikuar, i mbizotëruar nga lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe i shënjuar thellë nga kriza në Lindjen e Mesme që vazhdon të vendosë në rrezik sigurinë evropiane dhe atë globale

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor u pajtuan me deklaratën.

"Duke rikujtuar Agjendën e Selanikut dhe Deklaratat e Sofjes, Zagrebit, Brdos dhe Tiranës, BE-ja ripohon angazhimin e saj të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe kërkon përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, duke u bazuar te reformat e besueshme nga partnerët, te kushtëzimet e drejta dhe të rrepta dhe te parimi i meritës së secilit, gjë që është në interesin tonë të ndërsjellë. BEja përshëndet përparimin e bërë nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin përkatës drejt BE-së që nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin tonë" shkruhet në pikën 2 të saj.

 Brukseli nënvizon rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve fqinjësore dhe bën thirrje për zgjidhjeve të qëndrueshme të mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe çështjeve të rrënjosura në trashëgiminë e së shkuarës. BE-ja bën thirrje gjithashtu për garantimin e të drejtave dhe trajtimin e barabartë të pjesëtarëve të pakicave.

Kërkohen ende përpjekje të mëtejshme vendimtare për të nxitur pajtimin dhe stabilitetin rajonal si dhe për të gjetur dhe zbatuar zgjidhje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe detyruese për mosmarrëveshjet dypalëshe dhe rajonale midis partnerëve si dhe për çështjet që i kanë rrënjët në trashëgiminë e së shkuarës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e vendosura, duke përfshirë Marrëveshjen për Çështjet e Trashëgimisë, rastet e mbetura të personave të zhdukur dhe çështjet e krimeve të luftës. BE-ja u bën gjithashtu thirrje partnerëve të garantojnë të drejtat dhe trajtimin e barabartë të personave që u përkasin pakicave' thuhet në pikën 6 të deklaratës së përbashkët. 

BE ka kërkuar gjithashtu të vazhdojnë reformat, dhe nënvizon luftën ndaj ndaj korrupsionit të nivelit të lartë, pastrimit të parave dhe trafikut të drogës. 

Bashkimi Evropian nënvizon nevojën për përpjekje të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për rritjen e mbështetjes për qeverisjen e mirë, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe për të drejtat e personave që u përkasin pakicave... shkruhet në në pikë 3

Ndërsa në pikën 32 shkruhet: "BE-ja përsërit rëndësinë e marrjes së veprimeve të prera për të trajtuar krimet e rënda dhe krimin e organizuar, sidomos pastrimin e parasë, korrupsionin në nivel të lartë, kultivimin, prodhimin dhe trafikimin e drogës,nëpërmjet bashkëpunimit të rritur midis agjencive ligjzbatuese dhe doganave, bashkëpunim i ndihmuar nga EMPACT-i"

Bashkimi Evropian angazhohet për të qenë më i pranishëm në rajon, me ndihmë dhe financa kokrete dhe mbetet partneri më i afërt, investitori dhe partneri tregtar kryesor si dhe donatori parësor i rajonit

"BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj për partnerët e Ballkanit Perëndimor në trajtimin e efekteve negative në ekonomitë dhe shoqëritë e tyre, konkretisht nëpërmjet Paketës Mbështetëse të BE-së për Energjinë, me vlerë 1 miliard euro në grante të cilat mund të sjellin 2,5 miliardë euro në investime. 90% (450 milionë euro) e gjysmës së parë të paketës, për të amortizuar rritjen e çmimit të energjisë për Ndërmarrjet e Mesme dhe të Vogla dhe për ekonomitë familjare të cenueshme, janë lëvruar tashmë. Pjesa e mbetur prej 500 milionë euro në grante jepet nga BE-ja nëpërmjet Kuadrit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor (KIBP) për të ecur përpara me tranzicionin energjetik dhe pavarësinë energjetike, për të mbështetur projektet e energjisë së përtëritshme, për të financuar përmirësimet në infrastrukturën dhe interkonektorët e energjisë, duke përfshirë GNL-në, për të përmirësuar sistemet e transmetimit të energjisë, ngrohjen urbane dhe për të rritur efiçencën e energjisë së infrastrukturave private dhe publike në Ballkanin Perëndimor" shkruhet në pikën 24. 

Nënvizohet dhe forcimi i shtetit të së drejtës dhe reformat ekonomike.

'Nga thuajse 30 miliardë euro të paketës së investimeve për rajonin, deri tani janë mobilizuar 16,6 miliardë euro. Në këtë kontekst, partnerët e Ballkanit Perëndimor duhet gjithashtu të forcojnë shtetin e së drejtës dhe të ndërmarrin me vendosmëri reformat ekonomike dhe shoqërore, duke përfshirë edhe ato që janë të parashikuara në Programet e tyre të Reformave Ekonomike dhe në përfundimet e përbashkëta për dialogun ekonomik dhe financiar.'

Sanksione Rusisë

Qëndrimi së bashku me BE-në është një shenjë e qartë e orientimit strategjik të partnerëve, tani më shumë se kurrë, duke pasur parasysh luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe sfidat e tjera të sigurisë, thuhet më tej në deklaratë ku u bëhet thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të vendosin sanksione ndaj Rusisë.

'Ndërsa thellojmë bashkëpunimin tonë me partnerët, ne i nxitim ata të bëjnë progres të shpejtë dhe të qëndrueshëm drejt përafrimit plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së (PPJS), duke përfshirë masat shtrënguese të BE-së, dhe të veprojnë në përputhje me to. Ne përgëzojmë ata partnerë të Ballkanit Perëndimor që po e tregojnë tashmë angazhimin e tyre strategjik duke u përafruar plotësisht me PPJS-në e BE-së dhe inkurajojmë ata që nuk e kanë bërë ende të ndjekin shembullin e tyre. Ne theksojmë rëndësinë e përmirësimit të zbatimit të masave shtrënguese dhe parandalimin e anashkalimit të tyre' shkruhet në pikën 4 të deklaratës.

Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk u është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë

Rusia është përgjegjësja e vetme për krizat energjetike dhe ekonomike në vazhdim, vijon deklarata dhe nënvizon mbështetjen për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për të zbutur ndikimin e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, BE-ja është e vendosur të intensifikojë më tej angazhimin e saj politik me rajonin e Ballkanit Perëndimor, përveç asistencës së dhënë tashmë nëpërmjet Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit, Planit Ekonomik dhe të Investimit, Paketës Mbështetëse për Energjinë, Mekanizimit Evropian të Paqes si dhe mbështetjes që kontribuon për të ndërtuar rezistencën kibernetike dhe për t’u përballur me Manipulimin dhe Ndërhyrjen e Informacionit të Huaj (FIMI).

Kosovë - Serbi

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vlerësohen thelbësore për qëndrueshmërinë e rajonit. Tw dyja palwve u bwhet thirrje që të zbatojnë marrëveshjen e arritur më herët gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër si dhe të gjitha marrëveshjet nga e kaluara, “pa asnjë vonesë të re dhe pa parakushte të mëtejshme”.

Më tej në tekstin e deklaratës theksohet thirrja për uljen e tensioneve në veri të Kosovës sipas kërkesave të BE-së dhe “të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të pa bashkërenduara që mund të çojnë në tensione të reja dhe dhunë, si dhe të përmbahen nga retorika e cila nuk është në përputhje me normalizimin e marrëdhënieve"

Në samitin e mbajtur në Bruksel, Shqipëria u përfaqësua nga kryeministri Edi Rama.

Në nisje të samitit Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe shefi i politikës së Jashtme, Josep Borrell, shprehën edhe një herë angazhimin e Brukselit për zgjerimin ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Borrell, deklaroi se zgjerimi i BE-së është një investim në “paqe, siguri dhe progres”, prandaj nënvizoi se premtimi duhet mbajtur. Ndërsa Michel, tha se BE duhet të jetë gati për zgjerim në 2030 por për këtë të dyja palët si BE dhe vendet aspirante duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë. Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, pas takimit me kryeministrin Edi Rama, tha se unioni është gati të hapë kapitujt e parë negociues me Tiranën.

Ndërkohë, në prag të Samitit kancelari gjerman Olaf Scholz në një deklaratë në Bundestag bëri thirrje për më shumë mbështetje dhe vlerësim për vendet e Ballkanit Perëndimor. Scholz kujtoi se "prej 20 vjetësh, vende si Shqipëria, Bosnja-Herzegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia janë në pritje për t'u bërë pjesë e BE-së". Duke iu referuar deklaratave të Greqisë për bllokim të Shqipërisë, Scholz tha se Tirana ka bërë punë shumë të mirë me reformat dhe vetëm kjo ka rëndësi për të hedhur hapin e radhës.

Në një dokument të Këshillit Evropian drejtuar deputetëve shqiptarë, nënvizohet se pritet me padurim që të ndërmerren hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe hapjen e grupit të parë negociues sa më shpejt të jetë e mundur.

Më 14 dhjetor mblidhet Këshilli i Europës  

Samiti i paraprin mbledhjes se Këshillit Evropian që do të mbahet më 14 dhe 15 dhjetor, ku tema e zgjerimit të BE-së do të jetë një ndër çështjet e rendit të ditës.

Shqipëria, është në pritje të nisjes së bisedimeve për grupkapitujt e parë. Në përfundimet e djeshme të ministrave të Jashtëm të BE-së, vlerësohet pozitivisht përparimi i bërë prej saj si dhe "përfundimi i suksesshëm" i procesit analitik të legjislacionit të vendit (screening), por pa caktuar një datë për hapin e radhës.

Kryeministri Rama pritet të dorëzojë udhërrëfyesin e përgatitur nga vendi i tij. Dokument do të duhet t’i nështrohet vlerësimit të Komisionit europian, dhe vetëm më pas, i kalon vendeve anëtare, të cilat duhet të shprehen në unanimitet. Greqia deri më tani e ka kushtëzuar qëndrimin e saj ndaj Shqipërisë, me lejimin e e zotit Beleri, për të bërë betimin si kryebashkiak. 

Samiti është pjesë e zbatimit të agjendës strategjike të Këshillit Evropian 2019-2024, e cila synon të përmirësojë sigurinë, qëndrueshmërinë dhe angazhimin global të Bashkimit Evropian. Takimi i fundit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ishte në Tiranë më 6 dhjetor 2022.

 

Foto: Faqja e parë e deklaratës së përbashkët të samitit BE- Ballkani Perëndimor

Deklarta e Përbashkët e Samitit BE- Ballkani Perëndimor 13 dhjetor 2023

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:43
Takimi ‘i ftohtë’ mes Ramës dhe Mitsotakis në Bruksel, kryeministri grek: Nuk mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE pa u zgjidhur çështja e Belerit

Kryeministri Edi Rama ka patur një takim “të ftohtë” me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel. Mediat greke shkruajnë se Mitsotakis i ka bërë me dije Ramës se Greqia përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE nëse nuk ka përparim në çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Siç nënvizojnë mediat greke, “Greqia pranoi dërgimin e letrës së BE-së në Tiranë për hapin e parë të fillimit të negociatave, por me kusht që në fazën tjetër të procesit të ketë një lëvizje të qartë që Fredi Beleri të bëjë betimin si kryebashkiak. Përndryshe, Greqia nuk do të pranojë fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit”.

Mesazhet e qarta nga Athina për palën shqiptare dhe liderët e BE-së u dërguan pak orë pas qëndrimit publik të Olaf Solz-it i cili kërkoi të ketë një rishikim të procedurave duke anashkaluar të drejtën e vetos të vendeve anëtare në faza të caktuara të negociatave.

Ora 22:40
VIDEOLAJM/ Rama 'dirigjon' para liderëve të BE në foton familjare, momente gazmore gjatë samitit në Bruksel

 

Nuk kanë munguar batutat dhe momentet gazmore gjatë samitit në Bruksel në momentin kur liderët e Bashkimit Europian së bashku me ata të Ballkanit Perëndimor janë afruar për të pozuar për foton familjare, një traditë kjo e këtyre samiteve. Teksa liderët mund t'i shohësh lirshëm duke bashkëbiseduar me njëri-tjetrin, kryeministri Edi Rama del para tyre duke dirigjuar. Ndonëse vendet janë paracaktuar kryeministri Rama, me humor tenton që të kalojë në rresht të parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni.

Ora 22:20
Deklarata në Bruksel, BE: Të merren veprimeve të prera për të trajtuar korrupsionin në nivele të larta, trafikun e drogës dhe pastrimin e parave

1702502725_kkkklllllll.JPG

Të merren veprime të prera kundër korrupsionit në nivele të larta, pastrimit të parave dhe trafikut të drogës. Kjo është thirrja e BE, që nënvizohet në deklaratën e përbashkët të miratuar pas samitit në Bruksel mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.

“BE-ja kërkon të forcohet më shumë bashkëpunimi në fushën e antiterrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm në të gjitha format e tij, duke përfshirë parandalimin e radikalizimit dhe të financimit të terrorizmit. BE-ja përshëndet rezultatet e arritura gjatë pesë viteve të zbatimit të Planit të Përbashkët të Veprimit për të Luftuar Terrorizmin për Ballkanin Perëndimor dhe pohon vendosmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen, edhe kundrejt kërcënimeve të reja si ekstremizmi i djathtë, shpërndarja në internet e përmbajtjes ekstremiste të dhunshme dhe sulmet e mundshme ndaj infrastrukturës kritike. BEja përsërit rëndësinë e marrjes së veprimeve të prera për të trajtuar krimet e rënda dhe krimin e organizuar, sidomos pastrimin e parasë, korrupsionin në nivel të lartë, kultivimin, prodhimin dhe trafikimin e drogës, nëpërmjet bashkëpunimit të rritur midis agjencive ligjzbatuese dhe doganave, bashkëpunim i ndihmuar nga EMPACT-i. Në kontekstin e pasojave shkatërrimtare nga përdorimi dhe trafikimi i drogës në shëndetin dhe sigurinë e shoqërive tona, ne biem dakord të vazhdojmë dhe të intensifikojmë përpjekjet tona të përbashkëta nëpërmjet një qasjeje të bazuar në prova, të integruar, shumëdisplinore dhe të baraspeshuar”, thuhet në deklaratën e miratuar në Bruksel.

Ora 22:10
Samiti/ BE: Mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, presim angazhim konstruktiv nga të dyja palët

1702501984_kkkkhhhhh.JPG

Në pikën shtatë të deklaratës së përbashkët të miratuar në Bruksel mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, nënvizohet mbështetja e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

"Ne vazhdojmë të mbështetim plotësisht përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së dhe të Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës si dhe për çështjet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ne presim angazhim konstruktiv nga të dyja Palët në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të bërë progres të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, gjë që është kritike për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit dhe për të siguruar që Palët të mund të përparojnë në rrugëtimet përkatëse evropiane. Ne nxitim Palët të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen për Rrugëtimin drejt Normalizimit dhe Shtojcën e saj Zbatuese si dhe të gjitha Marrëveshjet e mëparshme, pa vonesa ose parakushte të mëtejshme. Ne gjithashtu presim që Palët të vazhdojnë përpjekjet e qëndrueshme për ulje të tensionit sipas kërkesave të BE-së dhe që ato të mos ndërmarrin veprime të njëanshme e të pakoordinuara që mund të shkaktojnë tensione dhe dhunë të mëtejshme si dhe të mos përdorin retorikë që nuk favorizon normalizim të marrëdhënieve".

Ora 22:02
Samiti në Bruksel, BE: Duhen përpjekje për të gjetur zgjidhje përfundimtare për mosmarrëveshjet mes fqinjëve në rajon

1702501651_dddddddd.JPG

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar me deklaratën e samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt të mërkurën në Bruksel. Në deklaratën e BE theksohet se duhen bërë përpjekje dhe duhet gjetur një zgjidhje  përfundimtare për mosmarrëveshjet dypalëshe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“BE-ja thekson nevojën për angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në bashkëpunimin rajonal gjithëpërfshirës dhe në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, edhe me Shtetet Anëtare të BE-së. Vazhdon të jetë i rëndësishëm zbatimi në mirëbesim dhe me rezultate të prekshme i marrëveshjeve dypalëshe, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin për Miqësinë, Fqinjësinë e Mirë e Bashkëpunimin me Bullgarinë. Kërkohen ende përpjekje të mëtejshme vendimtare për të nxitur pajtimin dhe stabilitetin rajonal si dhe për të gjetur dhe zbatuar zgjidhje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe detyruese për mosmarrëveshjet dypalëshe dhe rajonale midis partnerëve si dhe për çështjet që i kanë rrënjët në trashëgiminë e së shkuarës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e vendosura, duke përfshirë Marrëveshjen për Çështjet e Trashëgimisë, rastet e mbetura të personave të zhdukur dhe çështjet e krimeve të luftës. BE-ja u bën gjithashtu thirrje partnerëve të garantojnë të drejtat dhe trajtimin e barabartë të personave që u përkasin pakicave”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Ora 21:38
VIDEOLAJM/ Kërcënimet me veto, Rama dhe Mitsotakis ballafaqohen në Bruksel! Diskutimi mes tyre para fotos familjare

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis janë përballur në samitin mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel duke u ballafaqur kështu pas kërcënimeve nga pala greke me veto në procesin e integrimit për shkak të çështjes Beleri.

Rama dhe Mitsotakis u shfaqën duke diskutuar me njëri–tjetrin përpara se të bënin foton familjare një traditë kjo e këtyre samiteve.

Ora 21:30
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Brukseli deklaratë me 35 pika: Nga përshpejtimi i anëtarësimit te rritja e investimeve

1702500266_edirama.jpg

Pas samitit BE-Ballkani Perëndimor nga Brukseli, Bashkimi Evropian ka dalë me një deklaratë me 35 pika. Tre janë shtyllat themelore të diskutimeve dhe të veprimeve konkrete që pritet të merren: Përshpejtim i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit, rritja e investimeve nga ana e BE-së dhe siguria kibernetike.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor Deklarata e Brukselit, 13 dhjetor 2023

Ne, udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) dhe të Shteteve të tij Anëtare, në konsultim me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe në prani të palëve të interesuara rajonale dhe ndërkombëtare, sot pajtohemi për sa më poshtë:

1-Mjedisi gjeostrategjik gjithmonë e më i ndërlikuar, i mbizotëruar nga lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe i shënjuar thellë nga kriza në Lindjen e Mesme, vazhdon të vendosë në rrezik sigurinë evropiane dhe atë globale. Kjo tregon rëndësinë e bashkimit dhe synimit brenda familjes evropiane dhe të partneritetit strategjik ndërmjet BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor për të sjellë lidhje gjithmonë e më të ngushta dhe bashkëpunimin më të thellë me BE-në, duke u bazuar në parimet dhe vlerat e përbashkëta.

2-Duke rikujtuar Agjendën e Selanikut dhe Deklaratat e Sofjes, Zagrebit, Brdos dhe Tiranës, BE-ja ripohon angazhimin e saj të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe kërkon përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, duke u bazuar te reformat e besueshme nga partnerët, te kushtëzimet e drejta dhe të rrepta dhe te parimi i meritës së secilit, gjë që është në interesin tonë të ndërsjellë. BE-ja përshëndet përparimin e bërë nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin përkatës drejt BE-së që nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin tonë.

3-BE-ja përshëndet vendosmërinë e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për të respektuar dhe për t’u angazhuar ndaj vlerave dhe parimeve thelbësore evropiane, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. BE-ja përshëndet gjithashtu angazhimin e përsëritur të partnerëve të Ballkanit Perëndimor për t’u dhënë përparësi demokracisë, të drejtave e vlerave themelore dhe shtetit të së drejtës. Në pajtim me Deklaratën e Tiranës të dhjetorit 2022, BE-ja nënvizon nevojën për arritjen e reformave të qëndrueshme dhe të pakthyeshme për shtetin e së drejtës, për funksionimin e institucioneve demokratike, ekonominë dhe reformën në administratën publike. Bashkimi Evropian nënvizon nevojën për përpjekje të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për rritjen e mbështetjes për qeverisjen e mirë, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe për të drejtat e personave që u përkasin pakicave. Besueshmëria e këtyre angazhimeve varet nga zbatimi kuptimplotë i reformave të nevojshme dhe nga ndërtimi i një historiku të qëndrueshëm i mbështetur në komunikimin publik të qartë dhe konsekuent në interes të popullit të tyre. Një shoqëri civile e fuqizuar dhe mediet e pavarura dhe pluraliste, në respekt të plotë të lirisë së shprehjes, janë përbërës vendimtarë të çdo sistemi demokratik.

4-Qëndrimi së bashku me BE-në është një shenjë e qartë e orientimit strategjik të partnerëve, tani më shumë se kurrë, duke pasur parasysh luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe sfidat e tjera të sigurisë. BE-ja do të vazhdojë të investojnë në qasjen shumëpalëshe dhe do të bashkëpunojë me partnerët për të mbrojtur dhe respektuar rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Një vizion i përbashkët për të ardhmen përfshin vlera të përbashkëta dhe përgjegjësi të ndërsjella. Ndërsa thellojmë bashkëpunimin tonë me partnerët, ne i nxitim ata të bëjnë progres të shpejtë dhe të qëndrueshëm drejt përafrimit plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së (PPJS), duke përfshirë masat shtrënguese të BE-së, dhe të veprojnë në përputhje me to. Ne përgëzojmë ata partnerë të Ballkanit Perëndimor që po e tregojnë tashmë angazhimin e tyre strategjik duke u përafruar plotësisht me PPJS-në e BE-së dhe inkurajojmë ata që nuk e kanë bërë ende të ndjekin shembullin e tyre. Ne theksojmë rëndësinë e përmirësimit të zbatimit të masave shtrënguese dhe parandalimin e anashkalimit të tyre.

5-BE-ja mbetet partneri më i afërt, investitori dhe partneri tregtar kryesor si dhe donatori parësor i rajonit. Shkalla dhe gama e jashtëzakonshme e kësaj mbështetjeje duhet të bëhen më të dukshme dhe të pasqyrohen në mënyrë dinamike nga partnerët në debatin dhe komunikimin e tyre publik, në mënyrë që qytetarët të mund të vlerësojnë përfitimet konkrete të partneritetit me BE-në. Partnerët duhet gjithashtu të kenë komunikim të qartë për angazhimin e tyre ndaj vlerave të BE-së dhe ndaj reformave të nevojshme.

6-BE-ja thekson nevojën për angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në bashkëpunimin rajonal gjithëpërfshirës dhe në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, edhe me Shtetet Anëtare të BE-së. Vazhdon të jetë i rëndësishëm zbatimi në mirëbesim dhe me rezultate të prekshme i marrëveshjeve dypalëshe, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin për Miqësinë, Fqinjësinë e Mirë e Bashkëpunimin me Bullgarinë. Kërkohen ende përpjekje të mëtejshme vendimtare për të nxitur pajtimin dhe stabilitetin rajonal si dhe për të gjetur dhe zbatuar zgjidhje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe detyruese për mosmarrëveshjet dypalëshe dhe rajonale midis partnerëve si dhe për çështjet që i kanë rrënjët në trashëgiminë e së shkuarës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e vendosura, duke përfshirë Marrëveshjen për Çështjet e Trashëgimisë, rastet e mbetura të personave të zhdukur dhe çështjet e krimeve të luftës. BE-ja u bën gjithashtu thirrje partnerëve të garantojnë të drejtat dhe trajtimin e barabartë të personave që u përkasin pakicave.

7-Ne vazhdojmë të mbështetim plotësisht përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së dhe të Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës si dhe për çështjet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ne presim angazhim konstruktiv nga të dyja Palët në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të bërë progres të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, gjë që është kritike për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit dhe për të siguruar që Palët të mund të përparojnë në rrugëtimet përkatëse evropiane. Ne nxitim Palët të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen për Rrugëtimin drejt Normalizimit dhe Shtojcën e saj Zbatuese si dhe të gjitha Marrëveshjet e mëparshme, pa vonesa ose parakushte të mëtejshme. Ne gjithashtu presim që Palët të vazhdojnë përpjekjet e qëndrueshme për ulje të tensionit sipas kërkesave të BE-së dhe që ato të mos ndërmarrin veprime të njëanshme e të pakoordinuara që mund të shkaktojnë tensione dhe dhunë të mëtejshme si dhe të mos përdorin retorikë që nuk favorizon normalizim të marrëdhënieve.

8-Ne përshëndetim takimet e suksesshme të Komunitetit Politik Evropian, të mbajtura më 6 tetor 2022 në Pragë, më 1 qershor 2023 në Kishinau dhe më 5 tetor 2023 në Granada. Takimet ofruan një platformë për koordinim politik dhe mundësi për shkëmbime të thelluara për çështje urgjente që kanë të bëjnë me të gjithë kontinentin. Sjellja e partnerëve më afër BE-së dhe përparimi i integrimit gradual.

9-BE-ja synon të sjellë Ballkanin Perëndimor më afër BE-së, duke përgatitur terrenin për anëtarësimin dhe duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët e tyre që gjatë procesit të zgjerimit. Për këtë qëllim, BE-ja synon të shqyrtojë masa të tjera që synojnë të përparojnë më tej integrimin gradual. BE-ja nënvizon rëndësinë e përdorimit të plotë të potencialit të instrumenteve ligjore ekzistuese. Duke u mbështetur në metodologjinë e rishikuar, BE-ja rikujton ftesën e Këshillit Evropian për të çuar përpara integrimin gradual të rajonit tashmë gjatë vetë procesit të zgjerimit në një mënyrë të kthyeshme dhe sipas meritës.

10-Në këtë kontekst, Komunikimi i fundit i Komisionit për Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor synon të përshpejtojë konvergjencën shoqërore dhe ekonomike ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së dhe nxit rajonin të shpejtojë ritmin e reformave që lidhen me BE-në dhe të bëjë përparim në integrimin ekonomik rajonal me anë të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR), i bazuar në rregullat dhe standardet e BE-së.

11-BE-ja është e gatshme të shqyrtojë propozimet e bëra në Planin e Rritjes për rritjen e integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor me BE-në. BE-ja vëren se propozimet e bëra i nënshtrohen përafrimit të Ballkanit Perëndimor me rregullat e tregut unik të BE-së, hapjes së sektorëve dhe fushave përkatëse për të gjithë fqinjët e tyre, në pajtim me TPR-në, duke ruajtur plotësisht integritetin e tregut unik të BE-së dhe barazinë në treg.

12-BE-ja përshëndet nënshkrimin e Marrëveshjes së katërt të lëvizshmërisë për “Njohjen e Ndërsjellë të Kualifikimeve Profesionale për Infermierët, Kirurgët Veterinarë, Farmacistët dhe Mamitë” gjatë Samitit për Procesin e Berlinit të mbajtur në tetor të vitit 2023, e cila do të çojë përpara lëvizshmërinë e profesionistëve në Ballkanin Perëndimor. BE-ja përshëndet edhe hyrjen në fuqi të tri marrëveshjeve të lëvizshmërisë për “Lirinë e lëvizjes me kartë identiteti” për qytetarët e rajonit si dhe për “Njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale” brenda rajonit, të nënshkruara vitin e shkuar. BE-ja inkurajon partnerët e tjerë të Ballkanit Perëndimor të ratifikojnë me shpejtësi këto marrëveshje në mënyrë që qytetarët të mund të përfitojnë prej tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

13-BE-ja rikujton angazhimin e përbashkët për shtimin e përpjekjeve për të rritur integrimin e Ballkanit Perëndimor me tregun e brendshëm të BE-së. TPR-ja e Ballkanit Perëndimor duhet të shërbejë si pikëmbështetje për këtë integrim. Nevojiten përpjekje të mëtejshme vendimtare nga të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që Tregu i Përbashkët Rajonal të bëhet realitet, sidomos sa i takon miratimit të një numri vendimesh për nismat që lidhen me tregtinë, për të cilat tashmë është rënë dakord në nivel teknik në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA). Ky bashkëpunim rajonal gjithëpërfshirës i bazuar në rregullat dhe standardet e BE-së do të stimulonte gjithashtu tregtinë brenda rajonit dhe do të tërhiqte investimet. BE-ja fton rajonin, me ndihmën e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), CEFTA-s dhe Forumit të Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (CIF), të përgatitë një pasardhës ambicioz të planit aktual të veprimit për TPR-në, para se planit aktual t’i mbarojë vlefshmëria në vitin 2024.

14-BE-ja përshëndet punën e të gjitha ekonomive të Ballkanit Perëndimor drejt modernizimit të sistemeve të tyre të pagesave për t’i sjellë ato më afër standardeve të BE-së dhe për plotësimin e kushteve për integrimin në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro.

15-Transporti dhe lidhshmëria janë thelbësorë për zhvillimin ekonomik, pasi ata nxitin më shumë integrimin rajonal dhe përmirësojnë marrëdhëniet ndërmjet fqinjëve. Nëpërmjet Komunitetit të Transportit, BE-ja ka hapur mundësinë për integrim më të ngushtë të Ballkanit Perëndimor në fushën e transportit, veçanërisht përmes reformave rregullatore. Në këtë aspekt, BE-ja inkurajon partnerët të vazhdojnë në mënyrë ambicioze me reformat që nevojiten. BE-ja përshëndet marrëveshjet e nivelit të lartë të cilat rishikojnë shtrirjen orientuese të Rrjetit të Transportit Trans-Evropian (TEN-T) në Ballkanin Perëndimor dhe propozimin për të ngritur Korridorin e Transportit Evropian Ballkani PerëndimorMesdheu Lindor. BE-ja do të mbështetë partnerët e Ballkanit Perëndimor në integrimin e tregjeve të transportit rrugor duke u bazuar në miratimin e acquis përkatës të BE-së. Ne përshëndetim gjithashtu progresin e bërë për zbatimin e Korsive të Gjelbra BE-Ballkani Perëndimor dhe kërkojmë zbatimin e tyre në të gjithë kufijtë përkatës, duke respektuar ndërkaq acquis dhe procedurat e BE-së. Përveç kësaj ne përshëndetim ngritjen e nismës Korsitë Blu, e cila do të përmirësojë lidhjet tregtare dhe të transportit midis porteve të Adriatikut. Këto nisma kontribuojnë në menaxhimin më të mirë të kufijve, në uljen e kohës së pritjes për pasagjerët dhe mallrat dhe për rrjedhojë përkrahin aktivitetin ekonomik. Ato nënvizojnë ndikimin pozitiv të bashkëpunimit të mëtejshëm doganor ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. BE-ja njeh përpjekjet e Komunitetit të Transportit dhe CEFTA-s për zhvillimin e një Udhërrëfyesi për zbatimin e Korsive të Gjelbra dhe për sinkronizimin e kontrolleve në kufi. Përveç kësaj, BE-ja është e përkushtuar të mbështetë modernizimin e rrjetit hekurudhor në rajon dhe inkurajon përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të rivendosur lidhjet hekurudhore për pasagjerët ndërmjet qyteteve më të mëdha në rajon si dhe ndërmjet rajonit dhe fqinjëve të rajonit në BE.

16-BE-ja rikujton vendosmërinë e saj për të mbështetur udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në përmbushjen e angazhimit të tyre për të zbatuar plotësisht Agjendën e Gjelbër për rajonin, ku përfshihen angazhimet e tyre në fushën e klimës në kuadrin e Marrëveshjes së Parisit, Komunitetit të Energjisë dhe Deklaratës së Sofjes për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, si një shtytës kryesor për tranzicionin drejt ekonomive moderne, neutrale dhe rezistente ndaj klimës dhe me burime efikase. BE-ja do të vazhdojë të mbështetë dekarbonizimin e rajonit edhe përmes asistencës teknike, sidomos për rritjen e energjive të përtëritshme. Projekti “EU4Green” është instrument i rëndësishëm për të ndihmuar partnerët në përpjekjet e tyre zbatuese. BE-ja do të vazhdojë të mbështetë rajonin në zhvillimin dhe zbatimin e politikave në fushën e klimës dhe tranzicionit energjetik, duke përfshirë çmimet e karbonit duke u bazuar në monitorimin, raportimin dhe verifikimin e rreptë të shkarkimeve si dhe të politikave.

17-Lidhur me integrimin në Tregun Unik Digjital të BE-së, duke u mbështetur në zbatimin e suksesshëm të Marrëveshjes Rajonale të Roaming-ut “Roam like at Home” nga korriku i vitit 2021, ne përshëndetim uljen e kostove të të dhënave në roaming ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që prej 1 tetorit 2023, me qëllimin për të zhvilluar një marrëveshje afatgjatë roaming-u për të përfshirë rajonin në hapësirën e BE-së “Roam like at Home”. Ballkani Perëndimor duhet gjithashtu të rreket të rritë përpjekjet në fushën e transformimit digjital dhe medias, sidomos për reformat në fushën e sigurisë kibernetike dhe duke siguruar shpërndarjen e sigurt të rrjeteve 5G nëpërmjet zbatimit gjithëpërfshirës të Instrumenteve të Sigurisë Kibernetike BE-së për rrjetet 5G. Për të nxitur më shumë lidhshmërinë digjitale, ne përshëndetin synimin për të zhvilluar nismën “ËIFI4ËB”, e cila ofron qasje pa pagesë në rrjetet ËIFI për qytetarët dhe vizitorët në hapësirat publike.

18-Sa i takon integrimit të Ballkanit Perëndimor në zinxhirët industrialë të furnizimeve, ne përshëndetim interesin e shprehur nga partnerët e Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e Partnerëve të Zinxhirit të Vlerës të BE-së për Lëndët e Para Kritike dhe për të marrë mbështetje për zhvillimin e industrive të lidhura me to, në përputhje me nevojat dhe standardet e tregut unik të BE-së.

19-Duke rikujtuar deklaratën e Brdos në 2021 dhe atë të Tiranës në 2022, BE-ja është e angazhuar të përshpejtojë dhe thellojë më tej angazhimin e saj në politikë dhe në politika me Ballkanin Perëndimor, ndër të tjera edhe nëpërmjet organizimit të Samiteve të rregullta BE-Ballkani Perëndimor, pjesëmarrjes së partnerëve të Ballkanit Perëndimor në veprimtaritë e nivelit të lartë të BE-së, nëpërmjet dialogëve të rregullt në kuadrin e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe rritjes së bashkëpunimit në forumet shumëpalëshe. Partnerët e Ballkanit Perëndimor janë ftuar tashmë të japin mendime në mbledhjet e Këshillit të Punëve të Jashtme dhe më pas të marrin përmbledhje të rregullta për këto mbledhje. Takimi ministror BE-Ballkani Perëndimor, mbajtur në nëntor, intensifikoi më tej angazhimin në fushën e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, njësoj si Forumi Ministror BEBallkani Perëndimor i mbajtur në tetor në Shkup për drejtësinë dhe punët e brendshme.

20-BE-ja përshëndet fuqishëm ngritjen e një dege të re të Kolegjit të Evropës në Tiranë dhe nisjen e procesit të aplikimeve për vitin e parë akademik 2024-2025. Ky kampus do t’i pajisë studentët nga Ballkani Perëndimor dhe përtej tij me njohuri eksperte për çështjet e BE-së dhe do t’ju japë studentëve nga Shtetet Anëtare të BE-së ekspertizë rajonale, duke nxitur kështu mirëkuptimin dhe përkatësinë e ndërsjellë.

21-BE-ja rikujton edhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për reformimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të administratave publike në Ballkanin Perëndimor, mbështetje e dhënë veçanërisht përmes granteve, binjakëzimeve si dhe përmes Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA).

22-BE-ja përshëndet gjithashtu angazhimin e partnerëve për të përshpejtuar punën e tyre në zbatimin e agjendës së Ballkanit Perëndimor për risinë, kërkimin, arsimin, kulturën, rininë dhe sportin. Përveç pjesëmarrjes në “Horizon Europe” dhe “Creative Europe”, BE-ja po i bashkon partnerët gradualisht në programet e BE-së si Erasmus+ dhe Korpusi Evropian i Solidaritetit dhe po hap pjesëmarrjen në Nismën e Universiteteve Evropiane për të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor me synimin për të krijuar mundësi të mëtejshme për të rinjtë. Garancia Rinore dhe Masat për Mbështetjen e Risisë të vëna në jetë në Ballkanin Perëndimor do të ndihmojnë për të zbutur mospërputhjen e aftësive dhe largimin e trurit që rajoni po përjeton. Takimi tjetër ministror i Platformave Drejtuese të Ballkanit Perëndimor duhet të kontribuojë për të forcuar më tej bashkëpunimin në rajon në fushat e këtyre politikave dhe për të ruajtur hovin politik. BE-ja përshëndet rolin e rëndësishëm të Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO) në rritjen e bashkëpunimit dhe pajtimit midis të rinjve të Ballkanin Perëndimor. Ndërtimi i themeleve të forta ekonomike për të ardhmen dhe përballimi së bashku i pasojave negative të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

23-Rusia është përgjegjësja e vetme për krizat energjetike dhe ekonomike në vazhdim. Përdorimi i energjisë, ushqimit dhe informacionit si armë ka prekur partnerët e Ballkanit Perëndimor, sidomos duke shënjestruar ata që përafrohen plotësisht me PPJS-në e BE-së dhe me masat e saj shtrënguese. Për të zbutur ndikimin e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, BE-ja është e vendosur të intensifikojë më tej angazhimin e saj politik me rajonin e Ballkanit Perëndimor, përveç asistencës së dhënë tashmë nëpërmjet Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit, Planit Ekonomik dhe të Investimit, Paketës Mbështetëse për Energjinë, Mekanizimit Evropian të Paqes si dhe mbështetjes që kontribuon për të ndërtuar rezistencën kibernetike dhe për t’u përballur me Manipulimin dhe Ndërhyrjen e Informacionit të Huaj (FIMI).

24-BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj për partnerët e Ballkanit Perëndimor në trajtimin e efekteve negative në ekonomitë dhe shoqëritë e tyre, konkretisht nëpërmjet Paketës Mbështetëse të BE-së për Energjinë, me vlerë 1 miliard euro në grante të cilat mund të sjellin 2,5 miliardë euro në investime. 90% (450 milionë euro) e gjysmës së parë të paketës, për të amortizuar rritjen e çmimit të energjisë për Ndërmarrjet e Mesme dhe të Vogla dhe për ekonomitë familjare të cenueshme, janë lëvruar tashmë. Pjesa e mbetur prej 500 milionë euro në grante jepet nga BE-ja nëpërmjet Kuadrit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor (KIBP) për të ecur përpara me tranzicionin energjetik dhe pavarësinë energjetike, për të mbështetur projektet e energjisë së përtëritshme, për të financuar përmirësimet në infrastrukturën dhe interkonektorët e energjisë, duke përfshirë GNL-në, për të përmirësuar sistemet e transmetimit të energjisë, ngrohjen urbane dhe për të rritur efiçencën e energjisë së infrastrukturave private dhe publike në Ballkanin Perëndimor.

25-Ne rikujtojmë vendimin tonë për hapjen e mekanizmit të BE-së për blerjen e përbashkët të gazit dhe GNL-së për Ballkanin Perëndimor dhe nxitim përdorimin e tij nga partnerët tanë që kanë tregje gazi për të ulur varësinë e tyre nga gazi rus. Nëpërmjet Komunitetit të Energjisë, BE-ja po hap gjithashtu tregun e saj të energjisë elektrike për Ballkanin Perëndimor, duke iu nënshtruar reformave rregullatore.

26-Zbatimi i vazhdueshëm i Planit Ekonomik dhe të Investimit (PEI) dhe i Agjendave të Gjelbra dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor do të ndihmojë në forcimin e ekonomisë dhe rezistencës së rajonit, duke përfshirë mbështetjen e mëtejshme për lidhshmëri rezistente dhe të sigurt, tranzicion të energjisë dhe larmi të furnizimit me energji. Mbështetja e dhënë nëpërmjet PEI-së përmban 9 miliardë euro në financim grantesh nga IPA III dhe deri në 20 miliardë euro në investime për periudhën 2021-2027 dhe është në fazë të avancuar zbatimi. Nga thuajse 30 miliardë euro të paketës së investimeve për rajonin, deri tani janë mobilizuar 16,6 miliardë euro. Në këtë kontekst, partnerët e Ballkanit Perëndimor duhet gjithashtu të forcojnë shtetin e së drejtës dhe të ndërmarrin me vendosmëri reformat ekonomike dhe shoqërore, duke përfshirë edhe ato që janë të parashikuara në Programet e tyre të Reformave Ekonomike dhe në përfundimet e përbashkëta për dialogun ekonomik dhe financiar. Përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndresës.

27-Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës përbën sfidë thelbësore për sigurinë. BE-ja qëndron e vendosur të forcojë më tej bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor për çështjet themelore të sigurisë dhe mbrojtjes, madje edhe në nivel operacional. Në këtë drejtim, ne përshëndetim faktin që partnerët kanë vazhduar të dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (PPSM), edhe duke kontribuar në misionet dhe operacionet e BE-së për menaxhimin e krizave. BE-ja do të vazhdojë të punojë së bashku me rajonin për të zhvilluar më tej aftësitë dhe kapacitetet e tij mbrojtëse, edhe nëpërmjet Mekanizmit Evropian të Paqes. BE-ja mbetet e përkushtuar të kontribuojë për sigurinë në rajon, edhe nëpërmjet operacionit EUFOR Althea në kuadrin e PPSM-së dhe misionit të saj EULEX. BE-ja përshëndet angazhimin e vazhdueshëm të partnerëve për zhvillimin e instrumenteve efektive për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. BE-ja ka nisur gjithashtu të rritë më tej angazhimin e saj me rajonin në fusha të tilla si trajtimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike, hapësira dhe lëvizshmëria ushtarake.

28-BE-ja do të vazhdojë të mbështetë Ballkanin Perëndimor në luftën kundër manipulimit dhe ndërhyrjes së informacionit të huaj (FIMI), duke përfshirë dezinformimin si dhe kërcënime të tjera hibride që synojnë të minojnë stabilitetin, proceset demokratike dhe perspektivën evropiane të rajonit. Në këtë pikëpamje, ne do të forcojmë më tej bashkëpunimin tonë për të ngritur qëndresën, duke rritur gjithashtu profesionalizmin dhe edukimin e medias dhe duke rritur ndikimin e komunikimit strategjik rreth marrëdhënieve BE – Ballkani Perëndimor dhe procesit të zgjerimit në veçanti. BE-ja gjithashtu do të shtojë punën e saj me partnerët për të luftuar narrativat e rreme dhe dezinformimin rus për luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

29-Ne do të vazhdojmë të rritim sigurinë tonë kibernetike kolektive në bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë mbështetjen e bashkërenduar operacionale dhe teknike dhe nëpërmjet përfshirjes së rajonit në mekanizmat e sigurisë kibernetike të BE-së. Përpjekjet tona të përbashkëta të përforcuara mbështeten në programet ekzistuese dhe në bashkëpunimin me Agjencinë e BE-së për Sigurinë Kibernetike (ENISA) dhe me Kolegjin Evropian të Sigurisë dhe Mbrojtjes, të kombinuara me nismat dypalëshe të Shteteve Anëtare të BE-së dhe partnerëve të tjerë. Në kuadrin e projektit “Cybersecurity Rapid Response” me vlerë 2,6 milionë euro, veprimi i BE-së është përqendruar te rritja e qëndresës kibernetike dhe te gatishmëria e partnerëve ndaj incidenteve kibernetike. Programi rajonal i financuar nga IPA me vlerë 5 milionë euro për ndërtimin e kapaciteteve të sigurisë kibernetike të Ballkanit Perëndimor po mbështet qëndresën kibernetike të rajonit në periudhë afatmesme dhe afatgjatë. Këto programe plotësohen nga asistenca ndërmjet homologësh e dhënë rregullisht nga TAIEX-i. Ne përshëndetim ngritjen e Qendrës së Kapaciteteve Kibernetike të Ballkanit Perëndimor, e cila nxit bashkëpunimin rajonal në ndërtimin e qëndresës kibernetike. Rritja e bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor me ENISA-n dhe me Qendrën Evropiane të Kompetencës Kibernetike si dhe roli ndihmës i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal do të ketë me rëndësi më të madhe në ecjen përpara. Bashkimi Evropian pret me padurim ngritjen e rezervës kibernetike të BE-së, e cila do të jetë e disponueshme për partnerët e Ballkanit Perëndimor me qëllimin për t’u përgjigjur incidenteve të rënda dhe në shkallë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Migracioni i parregullt, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar

30-Menaxhimi i migracionit mbetet një sfidë dhe përgjegjësi kryesore e përbashkët. Ne njohim progresin e bërë për zbatimin e Planit të Veprimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, i prezantuar në dhjetor 2022. Falë veprimeve të bashkërenduara, trysnia e përgjithshme migratore në rrugën e Ballkanit Perëndimor pësoi rënie në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Megjithatë, rruga është ende tejet aktive me shifra të larta të kalimeve të parregullta të kufirit të pikasura. Në këtë këndvështrim, BE-ja dhe Ballkani Perëndimor mbeten të vendosur të zbatojnë plotësisht Planin e Veprimit të BE-së, duke përfshirë luftën ndaj kontrabandës së emigrantëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore, dhe të sigurojnë qasje në mbrojtjen ndërkombëtare për personat që kanë nevojë për mbrojtje dhe për të forcuar më tej monitorimin e prirjeve përgjatë rrugës. Në këtë aspekt, partnerët e Ballkanit Perëndimor ftohen të forcojnë përfshirjen e tyre në Platformën Shumëdisplinore Evropiane Kundër Kërcënimeve Kriminale (EMPACT), instrumenti kryesor i BE-së për të luftuar krimet e rënda dhe krimin e organizuar. Mbështetja e rëndësishme financiare e BE-së nëpërmjet programeve të dedikuara do t’u mundësojë partnerëve të forcojnë sistemet e azilit dhe të pritjes, të forcojnë mbrojtjen e kufijve, të luftojnë krimin e organizuar dhe rrjetet e tjera kriminale, sidomos ato që angazhohen në kontrabandën e emigrantëve dhe të rritin kthimet nga Ballkani Perëndimor drejt vendeve të origjinës.

31-Duke nisur nga viti tjetër, njerëzit nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor do të jenë në gjendje të udhëtojnë pa viza drejt hapësirës Shengen. BE-ja përshëndet progresin e bërë për përafrimin me politikën e vizave të BE-së nga disa partnerë të Ballkanit Perëndimor dhe kërkon përafrim të mëtejshëm për të parandaluar abuzimin me sistemet e migracionit dhe azilit të Shteteve Anëtare të BE-së. Sa i takon ripranimit, BE-ja ka përshëndetur përpjekjet e partnerëve për të përmirësuar zbatimin e Marrëveshjeve ekzistuese të Ripranimit ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Partnerët duhet të vazhdojnë të përmirësojnë sistemet e kthimit, edhe duke lidhur marrëveshje për ripranimin me vendet kryesore të origjinës. Mbështetja shtesë financiare dhe teknike e BE-së – e ndihmuar nga Frontex-i – synon të rritë bashkëpunimin për kthimet dhe ripranimet me vendet e origjinës. BE-ja përshëndet nënshkrimin dhe përfundimin e Marrëveshjeve të reja për Statusin e Frontex-it me disa nga partnerët dhe u bën thirrje partnerëve të tjerë të ndjekin menjëherë shembullin e tyre. Bashkëpunimi duhet të intensifikohet më tej me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Azilin dhe me Europol-in.

32-BE-ja kërkon të forcohet më shumë bashkëpunimi në fushën e antiterrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm në të gjitha format e tij, duke përfshirë parandalimin e radikalizimit dhe të financimit të terrorizmit. BE-ja përshëndet rezultatet e arritura gjatë pesë viteve të zbatimit të Planit të Përbashkët të Veprimit për të Luftuar Terrorizmin për Ballkanin Perëndimor dhe pohon vendosmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen, edhe kundrejt kërcënimeve të reja si ekstremizmi i djathtë, shpërndarja në internet e përmbajtjes ekstremiste të dhunshme dhe sulmet e mundshme ndaj infrastrukturës kritike. BE-ja përsërit rëndësinë e marrjes së veprimeve të prera për të trajtuar krimet e rënda dhe krimin e organizuar, sidomos pastrimin e parasë, korrupsionin në nivel të lartë, kultivimin, prodhimin dhe trafikimin e drogës, nëpërmjet bashkëpunimit të rritur midis agjencive ligjzbatuese dhe doganave, bashkëpunim i ndihmuar nga EMPACT-i. Në kontekstin e pasojave shkatërrimtare nga përdorimi dhe trafikimi i drogës në shëndetin dhe sigurinë e shoqërive tona, ne biem dakord të vazhdojmë dhe të intensifikojmë përpjekjet tona të përbashkëta nëpërmjet një qasjeje të bazuar në prova, të integruar, shumëdisplinore dhe të baraspeshuar.

33-BE-ja përshëndet vendosmërinë e ripohuar të partnerëve të Ballkanit Perëndimor për të çrrënjosur trafikimin dhe përhapjen e armëve të vogla dhe të lehta dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit për të trajtuar kontrabandën e armëve të zjarrit brenda EMPACT-it. BE-ja do të vazhdojë të mbështetë Ballkanin Perëndimor në këtë fushë. Udhërrëfyesi, i cili u zgjat përtej vitit 2024, është i njohur në shkallë ndërkombëtare si shembull i praktikave të mira në fushën e bashkëpunimit rajonal për të rritur kontrollin e armëve të vogla.

34-BE-ja vazhdon të inkurajojë partnerët në Ballkanin Perëndimor të krijojnë dhe mbajnë marrëdhënie bashkëpunimi me Zyrën Evropiane të Prokurorëve Publikë (EPPO) në fushën e ndihmës së ndërsjellë juridike në çështjet penale. Ne përshëndetim marrëveshjet e punës të krijuara tashmë ndërmjet EPPO-së dhe disa partnerëve të Ballkanit Perëndimor dhe inkurajojmë partnerët e tjerë të angazhohen në një bashkëpunim të ngjashëm sa më shpejt të jetë e mundur.

35-Ne përshëndetim radhitjen e partnerëve të Ballkanit Perëndimor me pikat e mësipërme.

Ora 19:12
Varhelyi takon Ramën në Bruksel: Jemi gati të hapim negociatat për grupkapitujt e parë me Shqipërinë

1702491340_GBPgMsWAAMvYao.jpg

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, në Bruksel. Përmes një postimi në rrjete sociale Varhelyi shkruan se pas suksesit të fazës së parë të rishikimeve ligjore, e njohur ndryshe edhe si “screening” BE është gati të hapë kapitujt e parë negociues me Tiranën.

“Folëm për hapat e ardhshëm të integrimit të Shqipërisë. Ndërsa përfunduam ushtrimin e shqyrtimit (screening) , ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit mbi Bazat – Grupi 1 – në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare”, shkruan Varhelyi në median e tij sociale X.

 

Ora 18:43
Bruksel, Mogherini: Një vit pas samitit në Tiranë ngritëm kolegjin europian, falenderoj Shqipërinë! 21 shtete anëtare do mbulojnë bursa për studentët

1702489473_jjjjjjjj.JPG

Në nisje të Samitit të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Rektorja e Kolegjit të Europës me qendër në Bryzh, Belgjikë, Federica Mogherini, dha për të pranishmit lajmin se tashmë Kolegji i Europës do të ketë të parin kampus jashtë vendeve të Bashkimit Europian, pikërisht në Tiranë, duke bërë kështu realitet një ide të diskutuar një vit më parë në Samitin e mbajtur në Tiranë. Ndërkaq Mogherini dha lajmin e mirë se 21 shtete janë angazhuar të hapin bursa studime për studentët në këtë kolegj. Ajo falenderoi kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare për angazhimin.

Federica Mogherini: "Në samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë që u zhvillua një vit më parë, u ngrit dhe u diskutua ideja. Ju kërkuat që Kolegji i Europës të merrte në konsideratë hapjen e një kampusi në rajon, në Tiranë dhe një vit më pas ne e realizuam atë.

Kështu që, mendoj që kjo është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur këtë Samit midis BE dhe Ballkanit Perëndimor me lajmin e mirë që diçka që ju diskutuat një vit më parë, sot është realizuar. Është në zhvillim e sipër dhe është duke u bërë!

Së pari, dua të falënderoj Edin, gjithashtu edhe qeverinë shqiptare për mbështetjen e jashtëzakonshme, jo vetëm mbështetjen por dhe entuziazmin. Gjithashtu dhe Komisionin që mobilizoi burimet, Këshillin që e mbështeti dhe shtetet anëtare që sot na çojnë të bëjmë diçka, mjaftë të rëndësishme. Sot keni premtime nga 21 shtete anëtare për të mbuluar bursa për studentët qoftë nga rajoni ashtu dhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndaj besoj se të gjithë studentët, të cilët marrin pjesë, do të ndjekin këto studime, do të kenë edhe bursa në shtator të vitit të ardhshëm kur të kemi masterin tonë për integrim dhe transformim europian.

Do të jetë një program master, një diplomë saktësisht si të tjerat e kolegjit të Europës, që do të thotë do të mbartë të njëjtin standard ekselence. Do të akreditojmë programet me autoritetet belge. Vlera do të jetë po njësoj dhe do të punojmë që të bëjmë që studentët tanë të jetojnë së bashku, të fuqizohen së bashku për të formësuar të ardhmen e integrimit europian. Jo vetëm ju falënderoj për këtë, por jam po kështu, këtu, që t’ju sjell ndërmend se çfarë nënkupton ky angazhim. Trupa jonë mësimore, studentët tanë dhe kam parë të gjithë brezin e ri, jo vetëm në rajon, por edhe në pjesën tjetër të Europës që ka pritshmëri mjaft të mëdha për këtë. 

Unë mendoj se sot ju investoni në atë brez që do ta bëjë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE realitet dhe nga ana jonë, sigurisht ne angazhohemi që t’ju ofrojmë ekselencën e dijes, të aftësive dhe të krijimit të rretheve që do t’i fuqizojnë ata për ta bërë të mundur këtë gjë dhe jam e sigurt që shtetet anëtare, institucionet dhe po kështu edhe vendet e rajonit do të konfirmojnë me zotimet e sotme, angazhimin për ta shoqëruar këtë proces dhe për ta bërë atë realitet."

Ora 18:39
U prit nga Von der Leyen, Michel dhe presidenti i Spanjës, Rama publikon pamjet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor

 

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga pritja që i është bërë në Bruskel në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor. Ai është pritur nga Pedro Sanchez, kryeministri i Spanjës që aktualisht mban presidencën e Bashkimit Europian, presidentja e KE, Ursula Von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Ora 17:57
Samiti/ Osmani në Bruksel: Serbia po planifikon sulme të reja, të sanksionohet! Liderët e BE-së t’i heqin masat e padrejta ndaj Kosovës

1702486868_vjosaosmani.png

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para samitit BE-Ballkan Perëndimor në Bruksel ka kërkuar që BE-ja t’i heqë masat ndaj Kosovës duke thënë se janë jo proporcionale dhe të padrejta dhe se ato masa po ndikojnë drejtpërdrejtë në jetët e qytetarëve të Kosovës.

"Jam shumë e lumtur të jem këtu, që të diskutojmë me liderët e BE-së dhe rajonit se si mund ta lëvizim përpara rajonin. Jam shumë e lumtur që përfaqësoj një vend që është 100 % me secilin vendim të BE-së lidhur me politikën e jashtme dhe sigurisë dhe do të vazhdojmë të veprojmë kështu për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta”, ka thënë Osmani.

“Erdha këtu me një numër mesazhesh, duke përfaqësuar kosovarët, fillimisht për të bërë thirrje tek liderët e BE-së që menjëherë t’i heqin masat joproporcionale dhe jo të drejta, sepse Kosova ka marrë të gjitha masat për de-eskalim situatën dhe besoj se BE-ja duhet t’i heq ato masa sepse po dëmtojnë qytetarët e Kosovës, sepse po flasim për projekte për ujin e pijes, menagjimin e mbeturinave, dhe projekte që ndikojnë direkt në jetën e tyre”, shtoi më tej ajo.

Presidentja e Kosovës ka kërkuar nga shtetet anëtare që t’i vendosin sanksione Serbisë për sulmin e 24 shtatorit në  fshatin Banjskë në Veri të Kosovës. Osmani ka thënë se Serbia si një sponsore dhe orkestruese e atij sulmi duhet të ndëshkohet dhe kjo sipas saj është e rëndëishme që të ndodhë për të parandaluar përsëritjen e një tjetër sulmi.

“Kur flas për masat, spo flas për ndëshkim, po flas për parandalim. Është gjuha e vetme që e merr vesh Serbia. Pa masa, është ftesë për ta që të sulmojnë përsëri”, ka thënë Osmani duke shtuar se Serbia, sipas saj, po planifikon sulme të reja.

Ora 17:41
Integrimi/ Pak para nisjes së samitit, Rama publikon foto nga Brukseli: Krenar për Shqipërinë

1702485930_4103557859132391835050774986503194503977377n.jpg

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Brukseli përpara nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku do të diskutohet për integrimin e vendit. Krahas fotove Rama shkruan "krenar për Shqipërinë". 

"Bruksel, pak para nisjes së Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor", shkruan më tej kryeministri.

Ora 16:18
Borrell para samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel: Jetojmë në kohë të vështira, zgjerimi duhet të përshpejtohet sa më shumë

 

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka folur për mediat para samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet sot në Bruksel.

Ai tha se zgjerimi i Bashkimit Europian duhet të përshpejtohet sa më shumë, ndërsa theksoi se duhet përforcuar mbrojtja e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi në luftën kundër krimeve kibernetike.

Sa i takon dialogut Kosovë-Serbi, Borrell tha se në ditët e fundit ka pasur lajme të mira nga të dyja palët.

“Jetojmë në kohë të vështira, ndaj zgjerimi duhet të përshpejtohet sa më shumë. Ne duhet të rrisim gjithashtu forcimin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi në luftën kundër sulmeve kibernetike dhe metodave të tjera luftërave të reja. Ka një dialog Serbi-Kosovë, për të cilën kemi investuar shumë energji. Ditët e fundit ka pasur lajme të mira, të dyja palët po lëvizin, ngadalë por po lëvizin. Dhe ne i nxisim të vazhdojnë sepse duam që të ecim edhe me integrimin e këtyre dy vendeve. Ne si Bruksel duhet të mbajmë premtimet tona dhe të përmbushim obligimet tona”- tha Borrell.

Ora 16:08
Samiti në Bruksel, Charles Michel: Ne duhet të jemi gati në 2030 për zgjerimin, të dyja palët duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë

1702481088_kkkkkkk.JPG

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka folur në nisje të samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Bruksel. Ai nënvizoi se në 2030 BE duhet të jetë gati për zgjerim, por për këtë shtoi se kërkohet angazhim nga të dyja palët. Si BE por edhe vendet aspirante, Michel deklaroi se duhet të bëjnë "detyrat e shtëpisë".

"Ne sot kemi një samit shumë të rëndësishme me partnerët e Ballkanit Perëndimor.  Ne presim nga ato më shumë reforma, në veçantë në sundimin e ligjit dhe të sundimit të ligjit. Ne duam me shumë reforma nga vendet e Ballkanit. Por edhe ne në Bruksel duhet të bëjmë “detyrat tona të shtëpisë”. Por këtë arsye kemi filluar bisedimet. 

Duam më shumë investime dhe rritje ekonomike në rajon. Ndaj edhe kemi ndryshuar strategjinë tonë, me investime konkrete. Projekti i ri është i bazuar në pajtim, zgjidhja e çështjeve të rëndësishme mes vendeve. Ne duhet të jemi gati në 2030 për zgjerimin dhe kjo kërkon angazhim nga të dyja palët. E rëndësishme është që të respektojmë njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë qëndrojmë të përbashkëta. Ne jemi të fortë kur jemi të bashkuar", tha ai.

Ora 13:34
Integrimi/ Kërcënimet e Greqisë me çështjen Beleri, qeveria: Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrat

1701355890_beleri.jpg

Qeveria shqiptare beson se i ka përmbushur të gjitha detyrimet në lidhje me procesin e Integrimit. E pyetur për kërcënimet e Greqisë me veto, zv.kryeministrja tha se delegacioni do të kthehet krenar cilido qoftë vendimi që do të marrë Greqia në këtë rast.

‘Sot delegacioni shqiptar ndodhet në Bruksel nuk kam informacion se çfarë do të bëjë Greqia. Ne jemi të kënaqur nga rezultate që kemi arritur ka qenë një vlerësim nga Komisioni Evropian për shkak të prezantimit dinjitoz që ne kemi bërë. Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyra. Jemi të gatshëm për hapjen e negociatave. Delegacioni do të kthehet krenar cilido qoftë vendimi që do të marrë Greqia në këtë rast’- tha Balluku.

Ora 10:51
Samiti në Bruksel, Këshilli Evropian përgëzon Shqipërinë për reformat: SPAK ka arritur rezultate konkrete! Dialogu politik thelbësor për integrimin

1701778104_bashkimieuropian.PNG

Në Bruksel do të zhvillohet sot samiti BE-Ballkani Perëndimor! Në dokumentin e Këshillit të Europës, sipas procedurës nuk përmendet ende një datë në lidhje me hapjen e kapitujve me Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi apo për Maqedoninë e Veriut.

Këshilli Evropian përgëzon në konkluzione e tij bashkëpunimin me Shqipërinë dhe nënvizon se pret me padurim të ndërmerren hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe hapjen e grupit të parë negociues sa më shpejt të jetë e mundur.

Një tjetër pikë që theksohet në Këshill është dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mes opozitës dhe mazhorancës, i cili është thelbësor për miratimin e reformave për integrimin. Po ashtu vlerësohen rezultatet e arritura nga SPAK.

'Këshilli përshëndet konferencën e parë ndërqeveritare të mbajtur me Shqipërinë në korrik 2022. Ai përshëndet progresin e reformave të bërë në vitin e kaluar, duke përfshirë përfundimin me sukses të takimeve të procesit të screening. Këshilli pret me padurim të ndërmarrë hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe hapjen e grupit të parë negociues sa më shpejt të jetë e mundur.

Këshilli rikujton se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet thelbësor për të çuar përpara miratimin e reformave të lidhura me BE-në.

Këshilli mirëpret përparimin e bërë, veçanërisht në fushat bazike dhe sidomos në shtetin e së drejtës, zbatimin e vazhdueshëm të reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi dhe reformën e administratës publike. Këshilli mirëpret që procesi i verifikimit ka vazhduar të përparojë në mënyrë të qëndrueshme dhe ka prodhuar rezultate të prekshme. Këshilli nënvizon rëndësinë e përshpejtimit të reformave të orientuara drejt BE-së dhe konsolidimit të mëtejshëm të zbatimit. Këshilli merr një shënim pozitiv për rezultatet konkrete të arritura nga Strukturat e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe bashkëpunimin e mirë të vazhdueshëm me agjencitë e zbatimit të ligjit të BE-së dhe shteteve anëtare. Përpjekjet për të krijuar një histori solide në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të vazhdojnë. Nevojitet gjithashtu bashkëpunim i shtuar në hetime, duke përfshirë Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF).

Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të vazhdojë përpjekjet e saj për të forcuar më tej mbrojtjen e të drejtave themelore, lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, si dhe të drejtat e personave që u përkasin pakicave. Këshilli nxit zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse të sektorit të tokës dhe konsolidimin e të drejtave të pronësisë në një mënyrë transparente, duke përfshirë mbajtjen e konsultimeve me të gjithë aktorët përkatës, duke përfshirë adresimin e rasteve të falsifikimit të dokumenteve dhe avancimin e shpejtë të procesit për regjistrim dhe kompensim. Këshilli mirëpret miratimin e legjislacionit shtesë për pakicat dhe vazhdon të nxisë Shqipërinë që të miratojë dhe zbatojë me shpejtësi aktet nënligjore të mbetura në lidhje me ligjin kuadër të 2017 për mbrojtjen e personave që u përkasin pakicave kombëtare në përputhje me standardet evropiane dhe me përfshirjen e të gjithë aktorëve përkatës. Këshilli nxit gjithashtu Shqipërinë të përfundojë të gjitha proceset që lidhen me regjistrimin kombëtar në transparencë të plotë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Për migracionin, Shqipëria duhet të vazhdojë të përditësojë kuadrin ligjor me acquis të BE-së. Duke njohur progresin e bërë, Këshilli nxit Shqipërinë të përmbushë angazhimin e saj për të harmonizuar politikën e vizave të BE-së.

Për kriteret ekonomike, Këshilli mirëpret qëndrueshmërinë dhe rimëkëmbjen e fortë të ekonomisë shqiptare dhe inkurajon Shqipërinë të vazhdojë përpjekjet për të përmbushur më tej kërkesat e tregut të brendshëm të BE-së dhe për të përballuar presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda Bashkimit.

Këshilli mirëpret angazhimin e vazhdueshëm konstruktiv të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal. Këshilli vëren se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal mbeten elemente thelbësore të procesit të zgjerimit, si dhe të Procesit të Stabilizim-Asociimit.

Këshilli e përgëzon fuqishëm Shqipërinë për bashkëpunimin e saj të qëndrueshëm në çështjet e politikës së jashtme dhe në veçanti përafrimin e plotë me CFSP-në e BE-së, duke përfshirë masat kufizuese të BE-së – një shprehje e fortë e angazhimit strategjik të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së. Këshilli mirëpret pjesëmarrjen e vazhdueshme aktive të Shqipërisë në misionet dhe operacionet e BE-së në kuadër të CSDP-së së BE-së. BE-ja vlerëson gjithashtu Shqipërinë për angazhimin e saj aktiv si një anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në promovimin dhe mbrojtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla', thuhet në pjesën e konkluzioneve për Shqipërinë nga Këshilli Evropian.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 14/12/2023 07:39

    Shkurt muhabeti, duhet me e deklaruar toke greke në Shkumbin e poshtë dhe pastaj flasim për integrimin. Historia po përsëritet si gjithmonë, dikur Shqipëri ishte gjysma e Greqisë, Maqedonisë, malit të zi,Serbisë,Kroacisë, edhe përsëri po kërkojnë ta bëjnë ma te vogël dhe në do ta pranojmë.

    Përgjigju
  • Lok: 14/12/2023 05:56

    Kllounit albanez s'i doli as taktika e chatgpt me mbeshtetjen e Mira Muratit, as kampi i perqendrimit ne shengjin..gjynah

    Përgjigju
  • Gjyka ta: 14/12/2023 04:18

    Ceshtja e Bejlerit do zgjidhet shpejt. Shpallet fajtor, denohet me burg. Pas kësaj Europa thotë cështja u zgjidh. Greqia detyrohet të heqë veton.

    Përgjigju
  • Yunanistan hesapi: 14/12/2023 04:10

    Njolla e zezë vetoja greke, nuk do harrohet as do amnistohet kjo që Greqia po mundohet. Përgjigjen e merituar. Të fantaksurit e Egjeut.

    Përgjigju
  • ard: 14/12/2023 02:48

    dmth, korrupsionin duhet ta luftojme, eee shume mire thone, posii.. Ja psh, si ka bere Von der Leyen kur ishte ministre e mbrojtjes, qe i dha firnes ku punonte i biri tender me vlere rreth 250 milion Euro ose si i shoqi i saj qe eshte nen hetim ne Padova per implikime me vaksinen covid te Pfeizer... po po, mire jemi

    Përgjigju
  • Arbëri: 13/12/2023 16:47

    Ky kriminel Beleri qëndron në Burg vetëm për një qëllim, që Shqipëria të ndalohet drejt BE-s sepse kështu e dëshiron anti-Shqiptari Edvin Rama kur vet e ka thën se nuk imagjinohet që Shqipëria të bashkohet më BE-n pa Serbin !

    Përgjigju
  • Patatina: 13/12/2023 15:09

    Fillon me hetim pasuror per Arjan cani , panajot barka e shume shume te tjere po NUK i hetove mafjen greke ne shqiperi qe nga ministria Kultures , te behet lista nga camet per gjenocidet dhe Brenda 2025 te behet thirje rekrutim per te zbatuar ligjin e luftes me marrjen e arhines nga garda shqiptare e republikes! Protesta nga shqiptare ne athine te jene te fuqishme ! Po vjen era qe Greqia do ndahet si shtet na vjen keq por keshtu e meritojne ! Lind pyetja a duhet te hiqet ligji qe persona me dy pasaporta te mos bejne pjese ne “sigurine kombetare” ligj ? Duhet zgjedhje parakohshme prill 2024, duhet nje revolution ballkanik deri ne nje drejtesi shek XXI , ska me qofte tek daja per “pseudo “ grek bythpalare ! Goditini fort perpara sa ta shkaterorjne vendin tuaj

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 13/12/2023 14:01

    Edvini OLSIT beri nje vkm per tu dhene pensionisteve 5000leke per fundvitin,kurse homology tij ALBIN KURTI NE KOSOVE ju dhe nga 100 euro jo vetem pensionisteve por edhe femijve. PSE KY NDRYSHIM? SE ALBIN DHE QEVERIA E TIJ NUK JANE PJELLE E KORRUPSIONIT SI NE SHQIPERINE TONE.

    Përgjigju
    • Shaqo: 13/12/2023 15:31

      Alvini, a si e ka ai, eshte koke e madhe. Ka rezultate impresionuse, jo si ky jetej????????????????

  • Ndergjegja: 13/12/2023 13:41

    Tymi e mjergulla me belerinProgonatas eshte blere dhe po shitet para shqiptareve si pengese greke. Ne fakt lepuri fle te korrupsjoni dhe krimi shteteror galopant si dje me salehun@likeleshin dhe sot me edvinin e OLSIT.

    Përgjigju
  • Gjergj: 13/12/2023 12:24

    Europa, ku duam tè aderojmè, nuk ka asgjè tè pèrbashkèt me kèta grekèr tè pafytyrè qè na vijnè nga pèrtej malit, pèr tè "vizituar" atè fshatarin e Progonatit nè burg. I shkojnè ta shohin aty, sepse janè ata dhe institucionet e tyre banditeske qè e kanè financuar prej kohèsh. Ka ardhur koha qè politika shqiptare, tè shprehè qartè dhe dukshèm atè qè èshtè bazè nè marrèdhèniet ndèrkombètare sot, tè vèrtetèn. Gjenocidi grek mbi Çamèrinè, jo vetèm duhet thènè, shumè mè tepèr ai duhet tè jetè themeli i politikès karshi Greqisè. Kjo marrèdhènie e dhjerè qysh nè gjenezè, èshtè marrèdhènia e kriminelit me viktimèn. Shqiptarèt sot nè Greqi, paguajnè akoma me jetèn e tyre, trajtimin kafshèror tè policisè greke nèpèr burgjet greke. Vendimet e gjykatave greke karshi shqiptarève, janè skandaloze dhe bartin standarte tè Afganistanit. Ndèrsa ne,,,lejojmè "vizitorèt e Progonatit" tè hyjnè nè institucionet e paraburgimit edhe pse komplet kundèrligjshèm dhe pasi dalin nga aty,,"na japin leksione demokracie",,,natyrisht europiane,,,me njè notè Janulle tè shijes. Pika qè su bie. Greqia nuk èshtè europè.!!!

    Përgjigju
  • Toshiba: 13/12/2023 11:33

    Na u shpifen keta greket dhe greqia, shume kerkesa kan keta. Jo po minoriteti jo po beleri jo po jorgua etj etj. Po na ben greqia me greket sikur jan te fuqishme politikisht, kerkon kerkon kerkon vetem kerkon keto 33 vjet demokraci, tabela greke, shkolla greke, te respektohe te ashtuqujturit greket e himares dhe pronat e tyre, a thua sikur keta u mbollen aty qysh 6mij vjet,. Ptuuu shtet legen me politik nacionaliste duke enderruar jugun ta greqizojn.

    Përgjigju
  • Gentos: 13/12/2023 10:58

    Te lirohet Beleri per 24 ore tani prap te arrestohet!

    Përgjigju
  • GOLI: 13/12/2023 09:57

    ME QE U VAJTEN MENDJA PER TE VENE VETO....PERGJIGJA DUHET TE JETE: ÇLIRIMI I ÇAMERISË.

    Përgjigju
    • Dida: 13/12/2023 20:29

      Greku me Belerin ne ju themi merrni ushtaret nga toka jone.

    • Ben: 13/12/2023 14:30

      po ik ti çliroje ça pret apo nga kush ta çliroj qe ta bejm siç kemi ber saranden dhe ksamilin si germadha.

    • Or tej: 13/12/2023 11:52

      Te clirohen nga kush or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bardhi përplaset me Policinë: S’kemi ardhur për dhunë, devijoni trafikun! S’do e bëj tubimin në ballkon shtëpie! Policia: Lironi rrugën

Bardhi përplaset me Policinë: S’kemi ardhur për dhunë, devijoni trafikun! S’do e bëj tubimin në ballkon shtëpie! Policia: Lironi rrugën