Samiti i AI-së në Paris, Macron kërkon një kornizë rregullatorë! J.D. Vance: Inteligjenca Artificiale nuk duhet frenuar
Narendra Modi, J.D. Vance dhe Emmanuel Macron në Samitin e Parisit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka kërkuar një kornizë rregullatore për zhvillimin e Inteligjencës Artificiale (AI), duke theksuar se ka nevojë për rregulla për të krijuar besim dhe për të siguruar përparimin e kësaj teknologjie.
Gjatë Samitit të AI në Paris, ai u shpreh se qeverisja ndërkombëtare dhe respektimi i privatësisë, krijimtarisë dhe të drejtave të pronësisë intelektuale janë thelbësore për të shmangur ndarjen e botës për shkak të AI-së. Ai paralajmëroi se pa besim, AI mund të krijojë ndasi globale.
Nga ana tjetër, Zëvendës Presidenti i SHBA, J.D. Vance, kritikoi rregullimin e tepërt të AI-së, duke thënë se mund të frenonte zhvillimin e industrisë dhe inovacionit. Vance theksoi se administrata Trump është e angazhuar për një zhvillim të lirë të AI-së, pa kufizime ideologjike, dhe kundërshtoi çdo partneritet me "regjime autoritare", duke iu referuar eksporteve të teknologjisë nga Kina.
Në fund të Samitit, 61 shtete, përfshirë Francën, Kinën dhe Indinë, nënshkruan një komunikatë që mbështet një koordinim global për qeverisjen e AI-së, duke promovuar një teknologji të hapur dhe etike, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar nuk e nënshkruan atë.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
80.8%
-
Pak
13.7%
-
Nuk kam mendim
5.5%
Vota total: 73
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata urdhëron Agjencinë Amerikane për Media Globale t’i ndalë veprimet për mbylljen e Radios së Evropës së Lirë
26 Mars, 07:38
-
Amatorët e Donald Trump
25 Mars, 20:50
-
Negociatat e amerikanëve në Riad me rusët e ukrainasit, Meçollari në Report Tv: S’ka paqe të qëndrueshme në Ukrainë pa çlirimin e territoreve
25 Mars, 19:51
-
SHBA publikon detaje nga bisedimet me rusët dhe ukrainasit në Riad: Masa për pezullimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjitike dhe lundrim i sigurt në Detin e Zi
25 Mars, 16:22
-
Skandali në administratën Trump/ Publikohen mesazhet e zv.Presidentit JD Vance: Urrej ta shpëtoj Evropën përsëri (FOTO)
25 Mars, 15:53
-
SHBA i vendos kushte Sirisë në këmbim të lehtësimit të sanksioneve
25 Mars, 15:46
-
Shkëmbimi i ashpër në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky zbulon detajin që mund të ketë shkaktuar përplasjen me Trump
25 Mars, 14:05
-
Historia e vërtetë pas portretit 'të shtrembëruar' të Donald Trump
25 Mars, 13:25
-
Aktori legjendar u gjet i pajetë së bashku me gruan, publikohen pamjet kur policia futet në shtëpinë e Gene Hackman
25 Mars, 13:12
-
SHBA/ Rrjedhja e informacionit për sulmet në Jemen, demokratët kërkojnë hetim: Pamaturia nga administrata Trump, e rrezikshme
25 Mars, 11:16
-
Negociatori rus: Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën ishin intensive, por të dobishme
25 Mars, 09:52
-
Izraeli krijon agjenci për mbikëqyrjen e largimit të palestinezëve nga Rripi Gazës
25 Mars, 09:12