BERLIN - Në prag të konferencës së Ballkanit Perëndimor në Berlin, kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur në lidhje me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Në një intervistë me analistin politik Cornelius Adebahr, Merkel ka thënë se të gjitha vendet e rajonit kanë perspektivë europiane, por pranimi në union varet nga fakti se sa shpejt zbatojnë ato reformat jetike. “Kemi premtuar anëtarësimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe jemi të vendosur të mbajmë këtë premtim”.
Megjithatë, Merkel shtoi se në rastin e Ballkanit do të duhet më shumë kohë, kjo për shkak se bashkësia ndërkombëtare është ende e pranishme në Kosovë me trupat dhe misonin policor europian.
Merkel hodhi poshtë pretendimet e stadarteve të dyfishta të BE-së për hyrjen e anëtarëve të rinj, duke vënë në dukje se procedura e anëtarësimit mund të shihet qartë në rastin e Kroacisë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO