Liderët e Unionit Europian janë mbledhur sot në një takim të posaçëm për të zgjedhur shefen e Politikës së Jashtme dhe me shumë gjasa edhe presidentin e Këshillit Europian. Bisedimet, të cilat mund të zgjasin deri vonë, paraqesin si kandidate favorite ministren e Jashtme italiane Federica Mogherin.
Sot do të diskutohet edhe zëvendësimi i kreut të KE, Herman Van Rompuy, i cili ka pasur një rol të rëndësishëm në përcaktimin e prioriteteve të BE-së gjatë krizës së eurozonës. Takimi i sotëm vjen një ditë pasi Jean Claude Juncker, një avokat i zjarrtë kundër zgjerimit të BE, u zgjodh president i Komisionit Europian.
/Shqiptarja.com