Samiti i BE: Brexit sa më shpejt, skocezët ëndërrojnë për pavarësi

Në përfundim të Samitit Europian, Presidenti i Këshillit Charles Michel tha se BE pret që parlamenti britanik të votojë sa më shpejt të jetë e mundur marrëveshjen Brexit pasi është shumë e rëndësishme për Unionin, i cili është i gatshëm ta aprovojë.

Në Samit u dakordësua të vazhdojnë bisedimet tregtare me Mbretërinë e Bashkuar pas ratifikimit dhe zbatimit efektiv të marrëveshjes së shkëputjes. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se britanikët tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre, “Ata nuk po largohen nga Europa. Qëndroni në anën tonë dhe ne do të mbetemi të jemi me ju”, - tha Presidenti Francez.

Vende të tjera të BE shpresojnë se Brexit do sjellë një frymë ajri të pastër brenda Unionit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se tani e tutje BE do ketë një konkurrent të ri i cili dëshiron t'i tregojë botës fuqitë e tij. “Kjo – tha Merkel,  mund të ketë efekt pozitiv anësor duke na dhënë nxitje.

Kurse Kryeministri Czechek Andrej Babis, duke mos fshehur zhgënjimin tha se lajmi nuk është aspak i mirë për Europën.

Ndërkohë që në Britani, Mbretëresha Elisabet i ka hapur rrugën liderit konservator Boris Johnson për formimin e qeverisë, nacionalistët skocezë po ëndërrojnë një referendum të ri për pavarësi.

Kështu e festoi fitoren në zgjedhje Nicola Sturgeon, liderja e Partisë Nacionaliste Skoceze  të cilët do të kenë 48 nga 59 vendet në dispozicion në Skoci, një hap larg nga rekordi historik i zgjedhjeve të vitit 2015, një fitore që do të thotë një referendum i ri për tu shkëputur nga Mbretëria e Bashkuar.

Ata gjithashtu do të përfshihen në shtëpinë e Parlamentit britanik por konservatorët në shumicë do të bëjnë gjithçka që mundin për të penguar një votim të dytë për pavarësinë skoceze.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë