Samiti i BE më 6 dhjetor në Tiranë/ Zbardhet axhenda, ja temat që do të diskutohen

Samiti i BE më 6 dhjetor në Tiranë/ Zbardhet axhenda, ja temat që do të diskutohen

Kryeministri Edi Rama dhe liderët e vendeve të BE-së

TIRANË- Në 6 dhjetor, Tirana do të jetë ‘kryeqendra’ e Europës, pasi do të mbajë për herë të parë Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Report Tv ka zbardhur temat kryesore për të cilat do të diskutohen, ku mësohet se fokusi do të jetë te lufta në Ukrainë, migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë me qëllim parandalimin e ndërhyrjeve të huaja.

Ndalur te lufta në Ukrainë, në fokus do të jenë përballimi i sfidave të përbashkëta që vijnë si pasojë e agresionit rus, e më konkretisht si mund të trajtohen efektet negative që kanë sjellë në energji dhe sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor. Samiti do të jetë një mundësi për të diskutuar veprimet e koordinuara për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë bërë edhe më të rëndësishme në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës. Kjo përfshin luftën ndaj manipulimit të informacionit të huaj dhe përmirësimin e sigurisë kibernetike

Një tjetër pikë mjaft e rëndësishme e përfshirë në axhendë është edhe emigracioni. Liderët Europian do të shkëmbejnë pikëpamjet për menaxhimin e emigracionit duke qenë se ka pasur një rritje të të rinjve nga Ballkani Perëndimor që janë larguar nga vendi, përfshirë këtu edhe Shqipëria. Në diskutim do të jetë politikat e vizave të BE-së dhe bashkëpunimin përe kthimin e emigrantëve. Ata do të diskutojnë gjithashtu se si të forcohet bashkëpunimi kundër-terrorizmin dhe parandalimin e radikalizimit.

Kujtojmë që ky Samit që është një ndër ngjarjet më të rëndësishme për vendin, po zhvillohet në një kohë kur klima politike në Tiranë nuk është e qetë. Kjo sepse po në 6 dhjetor, Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë dhe pavarësisht se Policia dhe Bashkia nuk i kanë dhënë leje, ai këmbëngul që protesta do zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Nga ana tjetër, Qeveria ka vendosur ditë pushimi zyrtar 6 dhjetorin vetëm për Tiranën. Kjo do të thotë që ditën e martë, me datë 6 dhjetor administrata dhe shkollat do të jenë pushim për shkak të masave të sigurisë. Tirana do të blindohet me forca të shumta sigurie. Rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e samitit. Niveli i masave të sigurisë duket se do të jenë ‘të hekurta’, gati të njëjta me ato që janë ndërmarrë në kohën kur në Tiranë erdhi ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry apo Papa Françesku.

Axhenda
10:15 Mbërritjet dhe mirëpritja zyrtare
11:00 Diskutimi, shkëmbimi i mendimeve
11:45 Foto familjare
12:15 Seancë plenare dhe drekë pune
14:30 Konferencë për shtup

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosi: 01/12/2022 06:44

    Po no i dreke ke Luca? Nuk ben kshu shoku Rama, pastaj ku do besh gastorin zotrote? Urgjent shtojini dy tre pika ke agjenda.

    Përgjigju
  • Tani: 30/11/2022 21:10

    Dmth integrimi nuk do diskutohet fare?

    Përgjigju
    • astrit: 01/12/2022 09:25

      C'e do integrimin o burre? Kujton se do kesh ndonje perfitim? Thjesht do taksohesh me shume, dhe femijet e tu do detyrohen te valevisin flamurin LGBT qe ne kopesht, para se te te lene te vetem ne vitet e pleqerise, duke emigruar per ne Gjermani qe te bejne punet qe nuk duan t'i bejne vendasit. Europe -- K**va e vjeter.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në aksin Pogradec- Korcë! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, shkak shpejtësia dhe lagështia në rrugë

Aksident i trefishtë në aksin Pogradec- Korcë! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, shkak shpejtësia dhe lagështia në rrugë