Samiti i BE/ Tirana e ‘blinduar’, ja rrugët e bllokuara deri në orën 18:00! Pezullohet qarkullimi i urbanëve (HARTA)

TIRANË- Ditën e sotme Tirana do të jetë e ‘blinduar’ nga masat e rrepta të sigurisë të marra për mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor. Duke nisur nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 18:00 do të jenë të bllokuar akset "Rinas Qafë- Kashar, autostrada Tiranë-Durrës, sheshi ‘Shqiponja’, unaza e Astirit, Kopshti Botanik, rrethrrotullimi i Saukut, rrethrrotullimi te ‘Varrezat e Dëshmorëve’, rruga e Elbasanit deri në urën e ‘Elbasanit’.

Në akset e lartpërmenduara nuk do të lejohet qarkullimi i makinave dhe as parkimi. Gjithashtu do të jenë të bllokuara edhe rrugët që lidhin rrugën e Elbasanit me rrugën ‘Papa Gjon Pali II’.

Sa i përket kalimit të banorëve të zonës në zonat e perimetrit të sigurisë, policia ka lajmëruar se nuk do të ndalohet kalimi i këmbësorëve. Ndërsa, për punonjësit e institucioneve dhe subjekteve që ndodhen në perimetrin e ngushtë të sigurisë rreth stadiumit ‘Air Albania’ do t’u kërkohet edhe karta e identitetit. Njëjtë edhe për rezidentët, ata do të verifikohen nga polici i zonës për t’u futur në perimetrin e ngushtë të sigurisë.

Perimetri i Sigurisë kap këto akse:
-Bulevardi “Dëshorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”;
-Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
-Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium;
-Rruga “Dervish Hima”;
-Rruga “Asim Zeneli”;
-Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.
-Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
-Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
-Rruga “Skerdilajd Llagami”
-Rruga “Faik Konica”.
-Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor;
-Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.
-Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë - Fushë Krujë – Vorë”. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:59
Masat e sigurisë për samitin/ Siç nuk është parë kurrë, asnjë makinë në Rrugën e Elbasanit (VIDEO)

 

Rruga e Elbasanit shfaqet sot si rrallë herë e kemi parë, si pasojë e masave të ndërmarra nga policia për kufizimin e lëvizjeve në rrugët e kryeqytetit në kuadër të mbarëvajtjes së samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, nuk ka qarkullim të asnjë makine në këtë rrugë, përveç lëvizjes së disa qytetarëve.

Ora 09:53
Rrumbullaku në terren, inspekton masat e sigurisë për samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

 

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka inspektuar në terren masat e ndërmarra në kuadër të mbarëvajtjes së samtitit të përbashkët mes liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Siç është bërë e ditur ditë më parë, rreth 1500 forca policie do të jenë në terren për të garantuar sigurinë, duke nisur nga bllokimi i akseve kryesore të kryeqytetit.

Ora 07:45
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, urbanët pezullohen nga ora 06:00 deri në orën 20:00

1661426399_Screenshot1.jpg

Nga ora  06:00 e mëngjesit nisi pezullimi I linjave urbane në Tiranë, pezullim që do të qendrojë  deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Ky vendim i Bashkisë së Tiranës, vjen si një tjetër masë e shtuar për mbarëvajtjen e Samitit BE-Ballkanit Perëndimor.

Në njoftimin e bashkisë, thuhet se vetëm autobusët e unazës së vogël do të qarkullojnë, por me itinerar të shkurtuar.

Ora 07:42
FOTO/Njësia Anti-Eksploziv e RENEA kontrolle të imtësishme brenda perimetrit të sigurisë

 

Që prej mbrëmjes së kaluar janë zhvilluar kontrolle për mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Njësia Anti-Eksploziv e Repartit Elitë Renea në bashkëpunim me Gardën e Republikës bënë kontrolle tē imtësishme brenda perimetrit të ngushtë të sigurisë.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!