Deputeti socialist Erion Braçe thotë se Evropa ka tashme një shtëpi plot diell me dyer të hapura. Sipas Braçes, Shqipëria kurrë më parë se sot në 110 vitet e fundit, ku ka qenë një shtëpi për të gjithë. Braçe shton se nuk kemi qenë kurrë brenda Evropës dhe kjo ndodhi sot.
‘Dita me diell e Shqipërisë! Prej sot, Evropa, ka një shtëpi plot diell, me dyer te hapura, ne zemër te saj; Jo një shtëpi vere, te cilën mund ta kenë kudo; Një shtëpi modeste ende sa i takon demokracisë, zbatimit te ligjit, drejtësisë si garante e tij, drejtësisë sociale, ekonomisë, por e mirëvendosur ne perëndim, mikpritëse, besnike, kurrë e joshur nga tradhëtia; ne drite te diellit! Quajeni shtëpinë tuaj!
Kurrë me pare se sot-ne 110 vitet e fundit e me shume, nuk kane qene ne këtë shtepi, gjermanet, francezet, italianet, austriaket, portugezet, hollandezet, belget, suedezet, danezet, finlandezet, greket, ceket, kroatet, sllovenet, polaket, hungarezet etj, te gjithe;
Te bëjnë punët e tyre e te na përfshijnë edhe ne, te ndajnë qëllimet dhe te mirat e ekonomisë edhe me ne, te merren me hallet e tyre e tonat, te përbashkëtat, te na mbrojnë siç veten! Nuk kemi qene kurrë kaq brenda Evropës; ndodhi sot!’- tha Braçe.’- shkruan Braçe.
Kryeqyteti i Evropës politike ishte Tirana ditën e sotme! Lider të 26 vendeve anëtarë të Bashkimit Europian, drejtues të institucioneve kryesore të Unionit, si dhe lider të shteteve të Ballkanit ishin sot në Tiranë, ku u mbajt samiti i BE-Ballkani Perëndimor, i pari në histori që mbahet jashtë kufijve të BE-së.