Ekskluzive/ Samiti i Procesit të Berlinit, të hënën Rama pret në Tiranë liderët e Rajonit dhe komisionerin e BE-së Varhelyi! Kurti s'konfirmon pjesmarrjen

TIRANË- Të hënë (17 korrik) kryeministri Edi Rama do të presë në Tiranë liderët e rajonit dhe komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, në kuadër të përgatitjeve që po bëhen për Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë

Report TV mëson se në takimin kanë konfirmuar pjesëmarrjen liderët e rajonit, Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Bosnjës dhe ajo e Serbisë Ana Bërnabiç. Të njëjtat burime thonë se ende nuk është konfirmuar nëse do të vijë në takimin informal kryeministri Albin Kurti

Ky takim ishte paralajmëruar nga Edi Rama në turin Ballkanik të zhvilluar pak ditë më parë, ndërsa në Samitin e NATO-n në Lituani Rama konfirmoi edhe një vizitë të Presidentit francez Emanuel Macron. Më 6 dhjetor 2022 në Tiranë u mbajt samiti i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Procesi i Berlinit
Procesi i Berlinit u ndërmor në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon.

Samiti i ardhshëm do të organizohet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë më 16 tetor 2023. 

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • besmir: 16/07/2023 20:01

    Kurti vazhdon ta tregoi veten gomar dhe sigurisht ata qe e perkrain jane derra te trashe.

    Përgjigju
  • Jari: 16/07/2023 15:17

    Ore po pse nuk thoni të paktën një herë të vërtetën, nga Qeverria e Kosovës do të vijë Zv. Kryeministri, se Albini është i zënë me Listën Serbe. Këtë e di edhe Bufi se ku e çon ujin Albini.

    Përgjigju
  • Or tej: 16/07/2023 11:07

    Na posto ndonje foto me lideret boterore se nuk po na shtyhet e djela or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • ramef: 15/07/2023 22:08

    see

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton

Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton