Samiti i diasporës, ministrja Margariti propozon tri objekte të trashëgimisë kulturore

Samiti i diasporës, ministrja Margariti propozon tri objekte të trashëgimisë kulturore

Gjatë ditëve të Samitit, Ministria e Kulturës propozoi tri nga objektet e rëndësishme të trashëgimisë kulturore, që kërkojnë mbështetjen e diasporës, si për ristrukturimin ashtu edhe rijetëzimin. “Shtëpia e Abatit” ose selia e shoqërisë “Bashkimi”, tashmë e rrënuar, e cila është selia e shoqërisë kulturore e atdhetare “Bashkimi”, falë së cilës gëzojmë sot alfabetin e gjuhës shqipe.
Kjo shoqëri, themeluar prej Dom Preng Doçit, mban gjurmët e emrave të shquar si: At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Dodë Koleci, Dom Ndoc Nikaj, Anton Xanoni, Imzot Jak Serreqi, Imzot Lazër Mjeda, etj. Është një objekt unikal përsa i përket historisë.

“Muzeu Kombëtar i Arsimit” në Korçë mbetet një tjetër objekt i rëndësisë së veçantë, që rrëfen rrugëtimin e arsimit kombëtar shqiptar në të gjithë epokat.

Kalaja në Kepin e Rodonit, apo thënë ndryshe Kalaja e Skënderbeut, një mrekulli e trashëgimisë sonë kulturore, vendi ku legjendat flasin se Skënderbeu kthehej pas betejave të mëdha.” Ministria e Kulturës, Elva Margariti falënderoi pjesëmarrësit në Samitin e Diasporës për idetë, sugjerimet dhe shkëmbimin e eksperiencave.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja