Bashkia e Tiranës ka zgjedhur të dërgojë në Beograd nënkryetaren Nevila Xhindi, për të marë pjesë në samitin "CapitalSummit 2015", ku marin pjesë 13  kryebashkiakë nga kryeqytete të Evropës Jugore dhe Qendrore. Me sa duket Basha është përqëndruar plotësisht tek fushata e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit dhe ka vendosur që në këtë samit të rëndësishëm të dërgojë nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi.
 
Ne kete samit Xhindi do prezantojë projektet strategjike të Bashkisë së Tiranës, për një Tiranë moderne dhe evropiane.

Në takim marrin pjesë kryebashkiakët e Athinës, Beogradit, Budapestit, Bukureshtit, Ljubljanës, Podgoricës, Sarajevës, Shkupit, Tiranës, Vjenës, Varshavës dhe Zagrebit.

nevila xhindi

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)