Në punimet e ditës së dytë të samitit të NATO-s, kryeministri i shtetit mikpritës David Cameron shprehu domosdoshmërinë e krijimit të një force reagimi të shpejtë, multinacionale, kundrejt kërcënimeve për sigurinë në botë.
“Unë besoj se sot ne mund të biem dakord për krijimin e një force multi-nacionale që të jetë e gatshme të ndërhyjë kudo në botë. Ajo do të jetë pjesë e një force të reformuar të NATO-s me seli në Poloni.”
Nëse arrihet në një akord, Cameron tha se Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë 3500 njerëz në përbërje të kësaj force.
“Terroristët duhet ta kenë të qartë se kërcënimet e trye vetëm sa do të ngurtësojnë vendosmërinë tonë për t’iu qëndruar vlerave tona”.
Iniciativa për formimin e një kësaj force multinacionale ushtarake erdhi pas diskutimeve 2 ditore mbi kërcënimet e sigurisë, kryesisht nga ekstremistët islamikë të ISIS dhe veprimet ruse në Ukrainë.
“Ne takohemi sot, pasi themelet e sigurisë globale po sfidohen në një mënyrë që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë. Kjo, me veprimet e Rusisë në Ukrainë, paqëndrueshmërinë dhe ekstremizmin e dhunshëm në gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, me kërcënimet e reja në internet deri tek sulmet me raketa”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Ai shtoi domosdoshmërinë e përgjigjes ndaj këtyre sfidave me unitet dhe forcë.
Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO