Samiti i NATO-s, Rama: Biden fjalët më të mira për Shqipërinë! Kosova të ftohet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe

Samiti i NATO-s, Rama: Biden fjalët më të mira për Shqipërinë! Kosova të ftohet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe

Joe Biden dhe Edi Rama

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë fjalët më të mirat për Shqipërinë dhe rolin e saj në NATO. Ka qenë Kryeministri Rama i cili përmes një postimi në Tëitter ka bërë me dije pikat kryesore të pjesëmarrjes së tij në Samitin e NATO-s në Madrid.

"Dëgjova nga Presidenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkërisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA.  Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë, duke çmuar qasjen e drejtpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh

SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën - pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën”, ka shkruar Kryeministri.


Lajmi kryesor:

Rama në Samitin e NATO-s në Madrid, takon Biden e Stoltenberg: Presidenti i SHBA, fjalët më të mira për Shqipërinë! Kosova të ftohet në Mekanizmin e Paqes


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po menaxhohet si duhet situata me zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shirat s’bëjnë punë! Zjarret në Lezhë vijojnë, shkrumbojnë mbi 200 hektar pyje

Shirat s’bëjnë punë! Zjarret në Lezhë vijojnë, shkrumbojnë mbi 200 hektar pyje