UELLS - Në prag të çeljes së samitit të NATO-s, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen i ka bërë thirrje Rusisë të ndalë rrjedhën e armëve dhe luftëtarëve në lindje të Ukrainës.
 
“Ne po përballemi me një ndryshim dramatik në mjedisin e sigurisë. Jemi dëshmitarë të përfshirjes ruse në destabilizimin e krizës në Ukrainën lindore”,-tha Rasmussen në fjalën përpara hapjes së samitit.
 
Ai tha se presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko do të japë një deklaratë për shtyp për të konfirmuar që ata janë në kërkim të gjetjes së mënyrave për rritjen e bashkëpunimit.
 
Rasmussen u ndal edhe tek kërcënimi i ekstremistëve të ISIS, duke thënë se NATO do të bëjë çdo gjë për të mbrojtur aleatët e saj.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)