Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë/ Rama: Jemi i vetmi vend në rajon që e kemi ngritur stekën! Fqinjët duhet të marrin shembull

 

Kreu i qeverisë, Edi Rama thotë se Shqipëria është i vetmi vend i rajonit që ka ngritur stekën në pikën që s’ka qenë më parë. Për këtë i referohet Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në vjeshtë në Tiranë dheshprehet se fqinjët duhet të marrin shembull.

“Përsa i përket samitit, e thashë, është një kënaqësi dhe një nder dhe është edhe një shprehje besimi por është edhe një detyrim ndaj aleatëve tanë kaq të rëndësishëm, Gjermanisë, qeverisë federale, kancelarit, fakti që samiti i Procesit të Berlinit vjen në rajon dhe vjen në Tiranë.

Po ashtu nuk diskutohet që edhe samiti i 6 dhjetorit ishte diçka që ka lënë një gjurmë të thellë tek ne e cila mbi të gjitha është barrë për të merituar në vijimësi respektin që kemi fituar, por edhe për të thelluar rrugën tonë duke u bërë një vend gjithmonë e me evropian në aspektin e standardeve dhe në atë që kancelari shprehu në fjalën e tij hyrëse, që janë edhe sfidat kryesore, një vend shembull në luftën kundër korrupsionit.

Jemi i vetmi vend në rajon që falë reformës në drejtësi, e kemi ngritur stekën në pikën që s’ka qenë kurrë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, por që edhe vendet e tjera të rajonit duhet të marrin shembull në pikën ku drejtësia nuk do të dijë se nga vjen, nga cili krah i politikës, apo sa pushtet ka apo se sa lidhje ka me pushtetin një individ që duhet të përgjigjet para drejtësisë, por drejtësia bën punën e saj. Natyrisht që ka ende shumë për të bërë por ama ka ardhur dita që në Shqipëri, atë që s’e besonte askush deri para disa vitesh, është bërë fakt, fakti që edhe njerëz me profil të lartë të lidhur me shumicën qeverisëse, mund të shkojnë para drejtësisë dhe në këtë aspekt, e thashë që këto janë shenja shumë domethënëse të një rruge që vazhdon dhe Procesi i Berlinit është krijuar pikërisht për ta shtyrë më tutje vazhdimin e kësaj rruge jo vetëm në aspektin e meritës individuale të çdo vendi por edhe në asketin e bashkëpunimit dhe tani kombinimi i gjithë aspekteve ekonomike dhe financiare të Procesit të Berlinit me shtysën e re që kancelari Scholz, Gjermania, së bashku me presidentin Macron dhe Francën, dhe përmes Bashkimit Europian dhe në bashkëpunim me Shteteve të Bashkuara po i japin edhe normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, e plotësojnë këtë kuadër qe na bën të jemi optimist për të nesërmen e rajonit tonë, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama takim me Scholz, më 16 tetor mbahet në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit! Kancelari: Fuqizim rajonit, Shqipëria partner i besueshëm


  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës