Rama takim me Scholz, më 16 tetor mbahet në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit! Kancelari: Fuqizim rajonit, Shqipëria partner i besueshëm

BERLIN- Më 16 tetor do të mbahet në Tiranë, të parin kryeqytet në Ballkanin Perëndimor, samiti i Procesit të Berlinit. Data u bë me dije nga kancelari gjerman Olaf Scholz në një konferencë për mediat nga Berlini së bashku me kryeministrin Edi Rama. Pas një takimi që zgjati rreth një orë ‘kokë më kokë’ ndërmjet dy liderëve, kancelari gjerman vlerësoi Shqipërisë si partner të besueshëm drejt BE-së. Kancelari gjerman tha se përparimet e vendit tonë janë një sinjal shumë i mirë e shtoi se dëshiron sa më parë që të mirëpresë Shqipërisë në BE.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen që samiti i Procesit të Berlinit do të zhvillohet në Tiranë, për të cilin tha se do të trajtojë bilancin e arritjeve të këtij procesi si dhe do të fuqizojë edhe më shumë bashkëpunimin në rajon. Bashkëpunimi rajonal, për kreun e qeverisë, është e vetmja rrugë që rajoni ka dhe se në këtë rrugë është fat që është Gjermania si bashkudhëtarë.

Duke u ndalur tek procesi i integrimit, Rama bëri të ditur edhe mënyrën sesi Gjermania mund të ndihmojë në këtë proces nëpërmjet angazhimit të burimeve njerëzore në përgatitjen e ligjeve. Sa i takon bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Rama u shpreh se mbështet planin e paqes dhe të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Sipas Ramës është një plan përmbajtësor dhe realist.

Në nëntor e vitit të kaluar liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruan tre marrëveshje, që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët. 

Procesi i Berlinit
Procesi i Berlinit u vendos në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon. Samiti i nëntorit në Berlin përfaqëson, gjithashtu, ringjalljen e procesit, që kur kancelari Olaf Scholz drejton Qeverinë në Berlin. Sipas njoftimit, samiti i ardhshëm do të organizohet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:11
Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë/ Rama: Jemi i vetmi vend në rajon që e kemi ngritur stekën! Fqinjët duhet të marrin shembull

 

Kreu i qeverisë, Edi Rama thotë se Shqipëria është i vetmi vend i rajonit që ka ngritur stekën në pikën që s’ka qenë më parë. Për këtë i referohet Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në vjeshtë në Tiranë dheshprehet se fqinjët duhet të marrin shembull.

“Përsa i përket samitit, e thashë, është një kënaqësi dhe një nder dhe është edhe një shprehje besimi por është edhe një detyrim ndaj aleatëve tanë kaq të rëndësishëm, Gjermanisë, qeverisë federale, kancelarit, fakti që samiti i Procesit të Berlinit vjen në rajon dhe vjen në Tiranë.

Po ashtu nuk diskutohet që edhe samiti i 6 dhjetorit ishte diçka që ka lënë një gjurmë të thellë tek ne e cila mbi të gjitha është barrë për të merituar në vijimësi respektin që kemi fituar, por edhe për të thelluar rrugën tonë duke u bërë një vend gjithmonë e me evropian në aspektin e standardeve dhe në atë që kancelari shprehu në fjalën e tij hyrëse, që janë edhe sfidat kryesore, një vend shembull në luftën kundër korrupsionit.

Jemi i vetmi vend në rajon që falë reformës në drejtësi, e kemi ngritur stekën në pikën që s’ka qenë kurrë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, por që edhe vendet e tjera të rajonit duhet të marrin shembull në pikën ku drejtësia nuk do të dijë se nga vjen, nga cili krah i politikës, apo sa pushtet ka apo se sa lidhje ka me pushtetin një individ që duhet të përgjigjet para drejtësisë, por drejtësia bën punën e saj. Natyrisht që ka ende shumë për të bërë por ama ka ardhur dita që në Shqipëri, atë që s’e besonte askush deri para disa vitesh, është bërë fakt, fakti që edhe njerëz me profil të lartë të lidhur me shumicën qeverisëse, mund të shkojnë para drejtësisë dhe në këtë aspekt, e thashë që këto janë shenja shumë domethënëse të një rruge që vazhdon dhe Procesi i Berlinit është krijuar pikërisht për ta shtyrë më tutje vazhdimin e kësaj rruge jo vetëm në aspektin e meritës individuale të çdo vendi por edhe në asketin e bashkëpunimit dhe tani kombinimi i gjithë aspekteve ekonomike dhe financiare të Procesit të Berlinit me shtysën e re që kancelari Scholz, Gjermania, së bashku me presidentin Macron dhe Francën, dhe përmes Bashkimit Europian dhe në bashkëpunim me Shteteve të Bashkuara po i japin edhe normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, e plotësojnë këtë kuadër qe na bën të jemi optimist për të nesërmen e rajonit tonë, tha Rama.

Ora 13:06
Rama pyetet në Berlin për marrëdhëniet me Kinën: S’kemi përfituar asnjë investim, por s’dalim nga iniciativa kineze 17+1

 

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat bashkë me kancelarin gjerman Olaf Scholz është pyetur edhe për marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me Kinën.

‘Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të qartë publik madje duke bërë edhe thirrje më të gjitha vendet  e Rajonit për të zgjedhur një alternativë për 5G dhe faktikisht e kemi bërë shumë kohë më parë. Në këtë aspekt nuk kemi asnjë problem. Ne jemi pjesë e formatit 17+1 dhe nuk kemi ndërmend që të largohemi edhe pse Shqipëria është vendi që nuk ka përfituar as edhe një investim dhe nuk e di se ku e bazoni këtë bashkëpunim të ngushtë me Kinën. Për arsye historike bashkëpunimi është fare normal. Ideja që ne të largohemi nga forumi për të mbajtur qëndrim për çfarëdo arsye më duket një ide e gabuar. Vendet demokratike që besojnë tek dialogu janë ato që duhet të japin shembullin, pasi ne e kemi kaluar një kohë me një regjim që gati si fliste askujt. Komunikimi duhen të jetë gjithmonë dhe me këdo.’- tha Rama.

Ora 13:05
Plani franko-gjerman për Kosovën e Serbinë/ Scholz: Kemi besim se procesi do përfundojë me sukses

 

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur për planin franko-gjerman si një marrëveshje për Kosovën dhe Serbinë dhe shprehet se procesi i normalizimit të marrëdhënieve do të përfundojë së shpejti me sukses.

“Me të vërtetë kemi të bëjmë me një propozim tejvajtës dhe shumë të peshuar të Gjermanisë dhe të Francës dhe që mbështet nga BE, USA dhe që e gjeti pasqyrimin e tij edhe në vendimet e Këshillit Europian në Bruksel.

Në këtë kuadër unë besoj që ky proces do të përfundojë së shpejti me sukses, tha Scholz.

Ora 12:56
Largimi i mjekëve në Gjermani, Rama: Të gjejmë rrugë të përbashkët, s’duhet të financojmë shëndetësinë gjermane! Scholz: Përpunuam legjislacionin për emigrimin e fuqisë

 

Emigrimi i mjekëve dhe infermierëve drejt Gjermanisë ka qenë një nga cështjet që është diskutuar mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelarit gjerman Olaf Shcolz.

Edi Rama: Po, kemi diskutuar dhe këtë çështje. Natyrisht që ne nuk mund t’i kërkojmë as Gjermanisë asnjë vendi të BE, madje nuk mund t’i kërkojmë as Britanisë së Madhe që nuk është në BE që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor dhe të ndalojë lëvizjen e lirë të atyre që nga Shqipëria duan të sprovojnë veten në fushën e profesionit të tyre apo në tregjet e Gjermanisë apo vendet e tjera.

Por nga ana tjetër, e kemi diskutuar me kancelarin se si duhet të gjejmë mënyra dhe mekanizma që faktikisht Shqipëria të mos jetë financuesi i drejtpërdrejtë i sistemit shëndetësor gjerman. Ndërkohë që i kam shpjeguar kancelarit që studentët tanë të mjekësisë paguajnë 1 të 16 e kostos ndërkohë që të gjithë pjesën tjetër e paguan qeveria.

Këto janë tema të kohës, janë tema diskutimi në një kohë kur të gjitha vendet kanë nevojë për forcë të kualifikuar por dhe forcë të pakualifikuar mesa kuptoj, pune dhe me numra të mëdhenj, jo vetëm gjermania, por dhe vende të tjera dhe është shumë e rëndësishme që ne të gjejmë një rrugë, që do duhet të jetë një rrugë europiane për të balancuar atë që faktikisht vendet si Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit humbasin këtë fazë kaq të rëndësishme ku duhet nga njëra anë të plotësojnë kushtet për tu bërë vend të BE, nga ana tjetër të rrisin cilësinë e jetës dhe të rrisin cilësinë e të gjitha shërbimeve për qytetarët e tyre në vendet tona.

Olaf Scholz: Me të vërtetë në folëm për këtë. Kjo është një sfidë e madhe. Lëvizja e lire është nga arritjet shumë të mëdha të BE. Ajo u ka dhënë shumë qytetarëve ndjesinë e lirisë drejtpërdrejtë që nuk mund të shkosh vetëm si turist, por që në çdo kohë mund t’i hipësh trenit, avionit dhe mund të punosh aty ku ke dëshirë. Më kujtohen shumë mirë kohët kur kjo ishte shumë e vështirë të bëhej, brenda BE, ishte një sfidë e madhe. Kur doje të ngrije një restorant në një vend tjetër për shembull, tani sot kjo nuk është më një situatë e tillë, por natyrisht me këtë liri sot janë lidhur dhe shumë sfida. Prandaj është shumë e rëndësishme dhe vendi ynë ndihet përgjegjës që nevojën e tij të madhe për vende pune të mos ta mbulojë vetëm nga shtete të BE, por edhe përtej BE. Ne kemi përpunuar legjislacionin për emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani dhe me këtë hapet tregu i Gjermanisë dhe i Europës dhe kjo ndoshta është diçka që e bën më të menaxhueshme situatën edhe në Europë.

Ora 12:53
Takimi me Scholz, Rama: I lumtur që samiti i Procesit të Berlinit do të zhvillohet në Tiranë! Bashkëpunimi rajonal e vetmja rrugë që kemi

 

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat se bashku me kancelarin gjerman tha se është i lumtur që Tirana është zgjedhur si vendi për të zhvilluar samitin e procesit të Berlinit.

‘Gjermani do të mbështesë vijimësisht Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në këtë periudhë kaq të rëndësishme për ne dhe për vet Europën. Në jemi mirënjohës, jo vetëm unë por të gjithë liderët e rajonit që këtë vit samiti i procesit të Berlinit spostohet në Rajon për herë të parë. Jam i lumtur që Tirana është zgjedhur si vend i zhvillimit të këtij samiti. Do të jetë një samit që do të vazhdojë thellimin  procesit të trajtohej sigurisht bilancin e arritjeve të këtij procesi dhe objektivat për tu arritur më tutje si dhe do të fuqizoje bashkëpunimin në rajon edhe më shumë. Bashkëpunimi rajonal është e vetmja rrugë që ne kemi dhe në këtë rrugë jemi me fat se Gjermania është një bashkudhëtar i vëmendshëm dhe i përfshirë drejtpërdrejt. Kemi diskutuar edhe për aspekte të jetës ekonomike për disa element të rëndësishëm të konvergjencës e standardeve të jetesës dhe domosdoshmërisë që BE të hedhë një lajm në funksion të fuqizimit të mekanizmave që do ta bëjnë këtë konvergjencë të realizueshme. Kemi folur edhe për procesin e Integrimit dhe kemi diskutuar sesi Gjermania mund të na ndihmojë edhe në angazhimin e burimeve njerëzore për gjithë atë makineri e duhet ngritur në funksion të përgatitjes së ligjeve. Kemi diskutuar edhe për Rajonin. Ne mbështesim planin e paqes dhe normalizimit me Kosovës dhe Serbisë. Është një plan shumë përmbajtjesor dhe realist i cili sjellë normalizimin e nevojshëm dhe të shumë pritur që duhet ta trajtojnë të dyja palët. Në Tiranë do të kemi mundësi edhe të deklarojmë marrëveshje përfundimtare për çeljen e kolegjit Evropian të Burzhit.’- tha Rama.

Ora 12:46
Kancelari Scholz: Integrimi i shpejtë ka rëndësi strategjike! Thelbi i negociatave mbeten sundimi i ligjit, media e lirë dhe forcimi i sigurisë

 

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE duke thënë se ka bërë përparime, ndërsa mbetet e rëndësishme sundimi i ligjit, media e lirë e pavarur, forcimi i sigurisë dhe marrëdhëniet e mira bilaterale.

“Integrimi i shpejtë ka rëndësi strategjike. Dëshirojmë ti mirëpresim sa më parë si anëtarë ndaj përparimet e Shqipërisë janë sinjal shumë i mirë. Thelbi i negociatave mbetet sundimi i i ligjit ndaj anëtarë të rrjeteve kriminale janë paditur e dënuar. Kemi nevojë për një mjedis ekonomik me siguri juridike dhe transparent. Për luftën në Ukrainë, ne duhet të angazhohemi ndaj dua ta falenderoj Shqipërinë që merr përsipër si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB, i mbështet vendimet e politikës së BE. Qeveria të mbetet partner i besueshëm drejt BE”, tha Scholz.

Ora 11:55
Rama në Berlin, pritet nga kancelari Olaf Scholz (VIDEO)

 

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani. Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz. Të dy liderët pritet që të zhvillojnë një takim dhe më pas rreth orës, 12:30 ata do të zhvillojnë një konferencë për shtyp.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arberor fisqiri: 07/03/2023 20:42

    Ja dhe trupeshku i Saliur e Mulit doli te bej komentin e radhes per dy qofte dhe nje simite. O Arberor, o rob pa dinjitet. Mbase bie rrufeja ne hale dhe merr me vete ty, Mulin e Salih Berishovicin.

    Përgjigju
  • Tani: 07/03/2023 19:06

    20 vjet kemi qe degjojme te njejtat perralla.

    Përgjigju
  • Arbërori: 07/03/2023 15:11

    Dhe aty do degjojm prak thikën serbofashiste antikombëtare ”balkani i hapur ” i Putinit me dalje gjer në Adriatik! Sa i pështirë e i pa moral që je o tradhtar…!

    Përgjigju
    • Turi: 07/03/2023 17:58

      He mer zhuls dole nga posht tavolines ti? Fshij buzet se i ke akoma pis. Me vemje rob se ty nuk paska. Salihu paska bere pune te shpelqyer mety me trushplarje. Nderro emer o gerdall se eshte turp te perdhosen paraardhesit me nje vemje si ty. Ptu, langaraq rob

    • F-22 Raptor: 07/03/2023 16:33

      Mbase permiresohesh, ku i dihet, mos i humbe shpresat! Mbetet vetem te lutemi per ty!

  • Beni: 07/03/2023 14:24

    Si gjithmone Gjermanine e kemi ne krah dhe marredheniet tona sa vijne e shtohen me to

    Përgjigju
  • Rea: 07/03/2023 14:23

    Gjermania si gjithmone ka qene mbeshtetje per ne dhe na ka ndihmuar shume

    Përgjigju
  • Mondi: 07/03/2023 13:53

    Shqiperia eshte me te vertete nje partner i besueshem ku nga dita ne dite po i forcon lifhjet me shtetet e tjera

    Përgjigju
  • urimi: 07/03/2023 13:48

    Respekte dhe vetem respekte

    Përgjigju
  • Deni: 07/03/2023 13:29

    Gjermania ka ber shum per ne ndaj dhe ne do bejm cmos qe te kemi sa me shum arritje

    Përgjigju
  • Olti: 07/03/2023 13:28

    Me vjen mir qe gjermania na konsideron partner te besueshem

    Përgjigju
  • ilir: 07/03/2023 13:23

    Ka lezet pra.takime produktive dhe shume te mira per te gjithe ne

    Përgjigju
  • Njamnjam: 07/03/2023 13:16

    Hahahahahaha, a kishte vesh panoline ed rama ? Hahahaah

    Përgjigju
  • Linda: 07/03/2023 13:12

    Nderime per zotin Scholz dhe politiken gjermane per perkrahjen dhe ndihmen e madhe qe i perkushtojn vendit tone ne ecjen perpara perkrah te gjitha vendeve evropiane.

    Përgjigju
  • Danke!: 07/03/2023 12:20

    Deutschland Uber Alles!..Po Rama duhet të tërheqë vëmendjen e Turizmit Gjerman...e të investimeve serioze!..mos e betonizo Bregdetin e Natyrën Shqiptare,Turisti i Metropoleve do relaks e qetësi natyrore!

    Përgjigju
    • Or tej: 07/03/2023 14:42

      Ka 20 vjet qe betonizohet rregullisht or teeeejjjjj

  • Mondi: 07/03/2023 11:22

    Gjermania eshte nje vend qe e keni pasur ne krah gjithmone ku na ka ndihmuar

    Përgjigju
  • Reis: 07/03/2023 11:15

    Shpresojme sa me shume lajme te mira nga keto takime qe behen ne vendin tone

    Përgjigju
  • iliri: 07/03/2023 10:28

    Pse jo , me gjermanine kemi shume marredhenie te mira

    Përgjigju
  • Isi: 07/03/2023 10:25

    Kohet e fundit po behen takime shum te rendesishme ne vendin ton

    Përgjigju
  • titi: 07/03/2023 10:23

    super nje takim shume i vlefshem per ecurin e vendit tone

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 07/03/2023 13:06

      Pra ky eshte Edi Rama qe nga nje vend i vogel del nje pune e madhe ,respekt per kryeministrin qe i degjohet fjala .Je gjigant

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës